Gruaja i kryen punët e saj të përditshme në shtëpi në mënyrën më të mirë që di.
Nganjëherë ajo është prej atyre që dallohen me cilësi të mira,si për shembull ajo është gjellëbërëse e mirë, i kushton vëmendje të veçantë edukimit të fëmijëve, është elegante e të ngjashme, por përkundër të gjitha këtyre punëve, problemeve, kujdesit rreth fëmijëve, ajo fillon ta injorojë vetveten, e injoron pamjen e saj dhe nuk përpiqet që të jetë e bukur për burrin e saj.

Kur kthehet burri prej punës, ajo e pret me rrobat me të cilat ka punuar tërë ditën në shtëpi, ndërkohë që era e ushqimit kundërmon prej rrobave të saj.Sapo t’i japë selam, ajo vrapon me të shpejtë në ku- zhinë për të përgatitur ushqimin, duke e harruar tërësisht stolisjen dhe zbukurimin për burrin e vet, jo vetëm atëherë por edhe gjatë pjesës tjetër të ditës.

Ibn Xheuzije, lidhur me këtë çështje,thotë:“Burri nuk duhet t’i vërejë të metat e gruas së tij dhe duhet të përpiqet që të mos ndiejë gjë tjetër prej saj përveçse erë të mirë dhe shprehi të ngjashme të bukura që i bëjnë dobi gruas së mençur, kurse kjo te ata është cilësi e lindur që nuk duhet ta mësojnë. Sa i përket të paditurave, ato nuk ia varin veshin kësaj dhe kështu ato vetëm sa e shpejtojnë largimin e burrave të tyre prej tyre. Është e patjetërsueshme që gruaja, në kohën kur i afrohet burrit të saj, duhet të jetë e pastër, e dëshiruar dhe e këndshme. Secili njeri i mençur duhet ta ketë kohën e vet në të cilën gruaja e tij do të stoliset për të.Po ashtu, është e patjetërsueshme që edhe ai të zbukurohet për të, me qëllim që dashuria mes tyre të zgjatë. Disa njerëz i zhvlerësojnë këto gjëra dhe kështu ata e shohin gruan e tyre me pamje të shëmtuar. Kështu edhe ai e ndjen veten njëlloj dhe secili vëren te partneri i vet atë që nuk e do. Zemrat e tyre largohen, ndërsa jeta e tyre bëhet e zbrazët dhe pa dashuri.”78
Rreth të drejtave të burrit
Jahjab. Abdurrahman el-Handhali thotë:
“Shkova te Muhamed b. el-Hanefiu. Ai doli para meje me një mantel të kuq, ndërsa mjekra e tij pikonte galij (aromë prej misku, amberi, vaji etj.). I thashë atij: “Çka është kjo?” Ai më tha: “Këtë mantel ma ka veshur gruaja dhe më ka lyer me aromë, sepse, me të vërtetë, edhe ato duan prej nesh atë që ne e duam prej tyre.” 9
78 “Ei-Muktena-l-‘Atir min Sajdi-I-Hatir” prej Ibën Xheuziut, version i shkurtuar prej Ebu Abdullah el-Haddadit, f. 211.
79 “El-Xhami’a li ahkami-l-Kuran” prej Kurtubiut, 5/97.

Shkëputje nga libri: Probleme nga jeta intime e bashkëshortëve
Dr.Ummu Sufjan/

umuDavud/motraime

Share.

Comments are closed.

Exit mobile version