Kohët e fundit më është bërë e qarte se sfida e rritjes dhe edukimit të një individi është një nga detyrat më të vështira, dhe në të njejtën kohë një nga dhuratat më të çmuara që mund të kemi ne si Muslimane. Bartja e shtatzanisë dhe rritja pastaj e fëmijës është vërtetë sfidë për një grua Muslimane në një botë përplot me sjellje helmuese, të cilat në kuptimin e plotë të fjalës- të konsumojnë!

Lajmi nga një motër e imja shumë e afërt dhe e dashur se është begatuar me shtatzëni, na bëri që të dyjave të reflektojmë rreth pytetjes : ‘a jam e gatshme të bëhem një nënë e mirë’? E di që përgjigjja e kësaj pyetje do jetë një përshpërimë e frikshme e fjalës ‘jo’ , por pastaj mendova me veten time, çfarë këshille do mund t’ia ipja në të ardhmën vajzës sime me këtë rast? Çfarë do mund ta këshilloja nga ajo që kam mësuar nga jeta, nga gabimet e kaluara dhe nga vet këshillat e nënës sime që mi la trashigim?
Do ndaja këto këshilla në mënyrë që ajo të lulëzojë dhe të bëhet nje anetare productive e këti umeti, të jetë e suksesshme në këtë dunja dhe Ahiret (botën e përtejme). Ja ku janë disa mësime jetësore të cilat do i ndaja me të:

    Mbaje gjithmonë në mendje Allahun

Kujtoje Allahun, sepse sa herë të mendosh në Allahun – Mëshirën e Tij, Butësinë e Tij, dhe Begatin e Tij ndaj teje, do ndjesh qetësi dhe rehati në zemrën tënde. Qëllimi ynë thelbësorë në këtë dunja është ta adhurojmë Allahun, përmes veprave tona dhe dhikrit (kujtimit dhe përmendjës së Allahut) për Të. Dhikri konsiderohet një nga veprat më të mira që mund të bëjmë.

Transmetohet nga Ebul Abas Abdullah ibën Abasi, Allahu qoftë i kënaqur prej të dyve, thotë: një ditë isha mbrapa Pejgamberit, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, e ai më tha: “o djalosh, po të mësoj disa fjalë: ruaje Allahun, Ai të ruan ty. Ruaje Allahun, e gjen përpara vetes. Kur të lutesh, lute Allahun; kur të kërkosh ndihmë, kërko prej Allahut. Dije se sikur i tërë njerëzimi të tubohet për të bërë një dobi, ata nuk do të mundin vetëm se atë që Allahu ka shkruar për ty. Nëse tërë njerëzit tubohen për të bërë një dëm, ata nuk do të mundin vetëm se atë që Allahu ka shkruar për ty. Lapsat janë ngritur dhe fletët janë tharë.” (Tirmidhiu ).

Në çdo fazë të jetës tënde, pa marrë parasysh a je e lumtur e trishtuar, e humbur apo e dëshpëruar, kërkoje Allahun duke e kujtuar Atë. Ashtu sic themi gjithnjë në namazin tonë, ‘Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm te Ty kërkojmë ndihmë!’ (Kur’an : 1 ; ajeti 5)

    Të kesh qëllime të vlefshme në jetë

Bëj që qëllimet e tua jetësore të kenë kuptim. Të kesh zell dhe sinqeritet duke bashkangjitur dhe qëllimin për ta kënaqur Allahun do siguroj shpërblimin e pafund – Xhennetin. Kjo edhe do i jap kuptim jetës. Momentin që ke menduar për këto qëllime, merr hapat që qëllimet tuaja tu bëjnë dobi të tjerëve. Mbaje në mendje cakun kryesor gjithnjë, edhepse përgjatë rrugës mund “të lëvizësh ca gjëra”. Lejo që fryma e motivimit fillestar të ta mbaj enerigjinë dhe të t’bëj të bësh çfarë nevojitet për ta arritur qëllimin.

‘Ata te Zoti i tyre kanë çkado që dëshirojnë, e ai është shpërblimi i bamirësve.’ (Kuran: Sureja 39; Ajeti 34)

    Asnjëherë mos u dorëzo pa marrë parasysh vështirësitë

Jeta është e mbushur më teste dhe vështirësi, por mbaje mend, në çdo vështirësi kemi rastin të ofrohemi më afër Allahut dhe të marrim mësim. Pa marrë parasysh se sa bëhet ndonjë gjë e rëndë kujtoje Allahun kur thotë: ‘Allahu nuk e ngarkon askend përtej mundësisë’ (Kur’an: Sureja 2 ; ajeti 286) dhe gjej ngushëllim në njohurin se ‘Vërtetë pas vështirësisë vjen lehtësimi’ (Kur’an: Sureja 94 ; ajeti 6). Mendo rreth asaj se si dhe njerëzit më të devotshëm, sikurse profetët, janë sprovuar me vështirësi. Kujtoja vetes tënde se ky është një rast për tu forcuar në fe dhe për të qenë më e qëndrueshme. Mos e humb shpresën, sepse Allahu thotë ‘ .. mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut’ (Kur’an: Sureja 39; ajeti 53) andaj shpreso për më të mirën nga ana e Allahut.

    Bëhu e dobishme për njerëzimin

Është një thënje madhështore nga ana e Sheih Hamza Jusuf, të cilën ai  ma ka thënë gjatë punës sime në sektorin e bamirësisë. Në atë ka thënë:

Të gjitha rruget të qonjnë drejt vdekjes, por vetëm njëra nga to të qonë në vdekje të mirë – the ajo është rruga e ‘ihsanit’, i të qenit përmirësues, të qenit njeri i cili e bënë botën vend më të mirë se sa e ka gjetur, pastaj kur të largohesh nga kjo botë, bota ishte më e mirë në kohën që ishe ti në te. Dhe ky është kriteri thelbësorë për një qenie njerëzore – a ka jetuar një jetë në dobi, apo ka shpenzuar jetën në kotësi, në gjëra boshe dhe marrëzi.

Jeta e cila ka vlerë, është ajo e cila u sjell dobi të tjerëve, pra gjeje se çfarë u bënë dobi të tjerëve, në është profesioni yt, qëndrimi yt në shtëpi, apo duke bërë ndryshime përmes qëllimeve të tjera larta.

    Sillu me mirësjellje – ndaj çdokujt

Bëhu bujare në këtë botë që gjithmonë anon kah të qenit vetiake, duke u dhuruan të tjerëve me kënaqësi; kurrë nuk i dihet nëse ajo vepër e mirë do të shpëtojë ty apo do ndryshoj jetën e dikujt për të mirë. Ne e marrim si të mirëqenë faktin se sa e lehtë është të bësh vepra të thejshta mirësie dhe të tregohesh zemërgjerë ndaj të tjerëve.

Mbaj mend njëherë teksa shkoja në punë me tren; një njeri i hendikepuar  në karrocë  i duhej të zbriste para se të nisej treni prap, ndjeva një vrull për ta ndihmuar. Vrapova shpejt drejt shoferit dhe i bëra me shenjë se një njeri me karrocë ka nevojë për kohë që të zbres. Pasi me falenderoj njeriu në karrocë, gjithsesi kujtova hadithin ku thuhet ‘çdo vepër e mirë është sadaka’ (Buhariu dhe Muslimi).

    Shfrytëzo çdo rast

Investo në veten tënde, të mësosh e të rritesh, të jetosh dhe të jesh mirënjohëse. Duhet të shfrytëzosh çdo rast – shqyrtoji përfitimet nga ajo punë, dhe nëse në  tmbizotrojnë anët positive nga ato negative, atëherë vetëm vazhdo në ate drejtim! Ti nuk e di në do e kësh atë rast përsëri. Nëse e sheh se nuk po të ecën, atëherë, merr mësim nga ajo –  mund të jetë mënyra e Allahut për të të thënë se duhesh të drejtohesh në dyert e Tij për mbeshtetje. Apo, dhe mund të jetë se ky rast nuk ishte caktim që ti të arrish atë që dëshiron. Por asnjëherë nuk do e dish nëse se pari nuk e provon.

    Merri dështimet si mësime

Nuk dua ta pranoj, por vërtet nuk më pëlqen dështimi. Isha nga ato nxënëset me të gjitha pesa në shkollë, por kur shkova në universitet kuptova se suksesi nuk është gjithmonë mësusesi më i mirë. Në fakt, dështimi është i nëvojshëm në rritjen dhe forcimin e suksesit të dikujt. Këtë e kuptova kur dështova disa herë në teste gjatë kohës që po merrja patentën e shoferit, apo rastet kur kaloja teste të caktuara në kufirin e kalueshmërisë. Të gjitha këto dështime  përfunduan të qenit sukses, jo vetëm sepse i kaloja testet në fund, por sepse forcohej këmbëngulja, ajo qe e bënte të ia vlente në fund.

    Ke frikë vetëm Allahun dhe vetëm tek Ai shpreso

Ne të gjithë jemi të bushur me pasiguri dhe frikë të cilat na mbajnë prapa nga të arriturit e potencialit dhe kapacitetit tonë të plotë. Është sikurse noti – na thuhet ‘duhet të shytesh në ujë që të mësosh notin’ dhe më duhet ta pranoj, kjo është e vërtetë. Në jetë kam mësuar shumë urtësi e mësime nga të bërit diqka nga çfarë kasha frikë, të folurit për dështimet e mia apo të qenit e ndjeshme ndaj njerëzve të cilët i kam afër. Bashkoje secilën frikë me shpresën ne Allahun, dhe do fluturosh ne vende ku dhe nuk e ke imagjinuar.

‘Zemra është si zog: dashuria është koka e saj ndërsa dy krahët e saj janë shpresa dhe frika’ (Ibn Kajim el Xheuzije)

    Mos u kënaq me pak

Pa marrë parasysh nëse ka të bëj më pranimin e një oferte pune apo të gjeturit e burrit të përshtatshëm, mos u kënaq me pak.  Allahu nuk e do këtë prej nesh, ashtu siq ka thënë i Dërguari salallahu alejhi ue selem “Vërtet, Allahu do kur ndokush nga ju kryen një punë, dhe e përsosë ate” (Bajhaki). Pa marrë parasush se për çfarë bëhet fjalë, mos lejo që standardet mesatare të të ndërhyjnë në qëllimet tua apo edhe ajo se çfarë mund të jetë thjeshtë e kënaqshme. Përpilo standarde të larta të cilat dhe janë realiste, dhe pastaj sigurohu që mos të bësh kompromis për gjërat që janë me rëndësi për ty.

    Lutu dhe kërko nga Allahu të kesh sukses

Një nga mësimet më të rëndësishme jetësore që kam mësuar është se ne jemi të dobët si qenie njerëzore. Pa marrë parasysh se sa shumë mundohesh dhe punon, pa ndihmën e Allahut nuk mund të arrish sukses. Vetëm përmes namazit, të bërit dua dhe të kthyerit nga Ai duke ditur se vetëm Ai mund të të përgjigjet, ne mund ti arrijmë qëllimet tona, suksesin në këtë dunja dhe në ahiret.

Shpenzo një pjesë të kohës sate, çdo ditë që të kërkosh ndihmë dhe mbikqyrje nga ana e Allahut, sepse vetëm Ai mund ta bëjë të pamundurën të mundur. Thotë Allahu në Kur’an . ‘E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të qenë ata drejt të udhëzuar, le të më përgjigjen ata Mua dhe le të më besojnë Mua.’(Kur’an: Bekare; 186)

              Vajza ime e dashur, pasi dhe ti një ditë do bëhesh nënë, kujtoji këto këshilla. Shpresoj se do i ndash me vajzën tënde në të ardhmën që dhe ajo ta ketë moton e jetës ‘të kesh njetin e pastër dhe të punosh shumë’

Autore: Latifa Begum

Burimi ne Anglisht : productivemuslim.com

Perktheu : UmmuAbdullah/motraime

Share.

Comments are closed.

Exit mobile version