Nëna ime më jepte hisen e saj të ushqimit kur e hidhte orizin nga pjata e saj në pjatën time.

Ajo thoshte: O biri im, merre orizin se unë s’jam e uritur.

Biri im, merre këtë peshk gjithashtu, a s’e di se mua nuk më pëlqen peshku?!
Biri im, unë s’jam e lodhur.
Biri im, pije ti se unë s’jam e etur.
Më pas e refuzoi martesën pas vdekjes së babait tim duke thënë: Unë s’kam nevojë për dashuri.
Kur refuzoi të linte punën, një pjesë të rrogës sime e ndava për të, mirëpo ajo refuzoi ta merrte duke thënë: O biri im, ruaje pasurinë tënde, sepse unë kam pasuri aq sa më mjafton.
Kur mu përmirësuan kushtet i telefonova nënës duke e thirrur të rrinte me mua, mirëpo ajo s’donte të më ngushtonte dhe më tha: Biri im, unë s’jam mësuar të jetoj me luks.
U plak nëna ime, e goditi sëmundja e rëndë e kancerit, shkova për ta vizituar dhe qaja për të, kurse ajo më tha: Mos qaj, biri im sepse unë s’ndiej dhimbje.

Nga: Mustafa Akad
Përktheu dhe përshtati: Almedin Ejupi

Burimi:http://fjalaebukur.net/

Share.

Comments are closed.

Exit mobile version