11) Më kujtohet një thënie që e ke thënë në një tubim: ‘edukimi i fëmijës fillon njëzet vite para se ai të lind.’ Elaborojeni këtë për lexuesit të lutem.
Thjeshtë do të thotë se para se t’i mësosh fëmijët e tu sëpari duhet të fitosh dituri për veten. Disa nga ju mund të mëndojnë së është shumë vonë dhë vështirë në stazhën e amësisë. Kurrë nuk është vonë për të kërkuar dituri dhe t’i përmirësojmë vetët tona. Për më tepër sot ke çdo mundësi ta bësh atë në mënrë të drejtë për fëmijët e tu.
Përgaditi fëmijët tuaj të jenë prindër të drejtë duke iu dhënë atyre dituri qysh tash. Mos u fokuso vetëm në nota të mira në fakultet dhe punë të mirë.
Ofroju atyre dituri të mirë për fenë e tyre dhe posaqerisht Kur’anin. Kjo do të thotë dituri për të lexuar, për ta kuptuar dhe për të jetuar sipas saj. Përgaditi fëmijët tuaj të bëhen prindër të edukuar dhe të devotshëm.
12) A zbatoni ju dhe burri juaj ndonjë rutinë spirituale gjatë ditës, e cila mendon se shton bereqetet ?
Nuk bësojë së bëjmë diçka ndryshe apo speciale që ia vlenë këtu të përmendet. Megjithatë unë kam lexuar një libër në arabishte si t’i rrisësh fëmijët, shumë vite më parë dhe nuk më kujtohet autori dhe titulli i tij. Aty shkruante: ‘Fëmijët tuaj nuk do të bëjmë çfarë ju u thoni, ata do veprojnë atë që ju veproni.’
Me fjalë të tjera, duhet të jeni një shembull në çdo gjë që ju dëshironi për ta. Bëhu bijë apo bir i devotshëm dhe i butë ndaj prindërve tu dhe pastaj fëmijët tu do të bëjnë të njëjtën ndaj teje. Kështu që bëhu shembull për fëmijët e tua me ibadetet e tua.
13) Së fundmi, cila është këshilla më e mirë që ke për çdo kënd që dëshiron të bëhet prind një ditë, inshaAllah?
Lexoi të gjitha gjërat e lartëpërmendura dhe zbatoi ato që të duken të drejta. Allahu sët nuk ju ngarkon më tepër se që jeni të aftë. Ky ishte udhëtimi im dhe ende jam në rrugë, vetëm pak më afër.
Ju që po lexoni këtë artikull, do zgjedhni rrugën tuaj dhe lutem që çfarëdo rruge të zgjedhni për vetën tuaj, qëllimi të jetë i njejtë, të rrisni fëmijë të devotshëm prej të cilëve do të përfitojë umeti ynë.
Gjithashtu përkujtoni se pa dijë të mirëfilltë islame, fëmijët tuaj nuk do të kenë mundësi t’i shërbejnë umetit.
Burimi: Idealmuslimah.com
Përktheu dhe përshtati : UmmuSara/motraime