9) Secili prej fëmijëve tuaj është poashtu i angazhuar me hobi, mashaAllah! Na trego për hobitë e tyre dhe si u siguruat që ata kanë zgjedhur diçka produktive me të cilën e kalojnë kohën e lirë?

E vërteta është se, unë nuk luajta shumë rol në zgjedhjen e tyre të hobieve. Unë dhe burri im patëm vendosur që fëmijët tanë të i rrisim pa televizor në shtëpi, mundohesha që nga koha kur ishin të vogël të anagazhoheshin në gjëra të dobishme. Por ne kemi kaluar shumë kohë me ta duke bërë gjëra zbavitëse por edhe kreative. Kishim filluar me ngjitje, prerje të letrave dhe gjërave.

Pasi filluan të rriten pak kaluam edhe tek vizatimi, krijimi i gjërave nga dheu, bënim gjëra prej asgjëje si origami, lule nga letra, bisteka, tjegulla xhami etj. Gjithashtu krijuam librat tonë, shkruanim tregime dhe bënim vet kopertinat e librave.

Nuk bëja dallime mes djemëve dhe vajzave gjatë këtyre aktiviteteve. Edhe në gjërat e vajzave, djemtë shpesh merrnin pjesë dhe argëtoheshin shumë. Pastaj u mësova vajzave të qëndisnin dhe qepnin. Kur ata u bënë adoleshentë, vajzat mësuan si ta përdornin maqinën e qepjes për të krijuar gjëra të bukura, harnuar rroba, kishin qepur perdet e tyre dhe pastaj filluan një biznes të tyre, shisnin çanta të qepura me dorë dhe shirita për kokë në një panair në Riad. Njerëve u pëlqenin shumë, mashaAllah.

Tanimë ato janë bërë më të shkathta në qepje, thurje me grep dhe në gatim. Njëra nga vajzat e mia e cila është artiste ngase i do shumë ngjyrat, është poashtu e talentuar në grimosje. Vajza ime tjetër është e shkathtë në arkitekturë dhe i pëlqen të dizajnojnë objekte nga letra. Natyrisht, këto shkathtësi janë përtej diturisë simë, andaj në këtë aspekt Youtube-i ka qenë shumë i dobishëm.

Do të doja të përmendja po ashtu se çdo gjë që fëmijët e mi kanë arritur sa u perkëtë shkathtësive të tyre dhe hobieve, mashaAllah ka buruar si pasojë e dashurisë për të qenë kreativ.

Gjithashtu, rritja pa televizor natyrisht u duhej që ta angazhonin vetën. Natyrisht duke ia shtuar gëzimin që sjell të jeshë i pavarur si rezultat i të qenurit i shkathtë.

Djemtë poashtu kanë hobitë e tyre si fotografinë, artin e grafitëve, shkruarjen e maicave, dhe të gjithë lozin futboll, mashaAllah.

 

10) Ju po punonit si mësuese por e ndërpretë atë pasi lindën fëmijët tuaj dhe u përkushtove gjithë kohën atyre. Pasi fëmiu yt i fundit përfundoi hivzin, u bëre vet hafize mashaAllah. Pastaj fillove të japësh mësim në Universitetin e Mbretit Saud në Rijad, dhe u regjistrove në një kurs pas universitar Delta, në të njejtën kohë kur ishe duke punuar dhe po jepje mësim në universitet. çfarë u ka motivuar kaq shumë të vazhdoni shkollimin dhe karrierën tuaj pas gjithë atyre viteve?

Fatkeqësisht, nuk ka ndodhur aq mrekullisht sikur pytja yte e parashtruar. Motivimi im për të vazhduar punën nuk ishte për të vazhduar karrierën që lashë pas për dy arsye: e para, unë isha gjithminë e lumtur si nënë mësuese. Kurrë nuk e kam ndaluar mësimin për 19 vite që isha në shtëpi, para se të fillojë të punojë sërish.

Në vitin 1998 kur fëmiu im i pestë ishte gati të fillonte mësimin në shtëpi, e hapa një shkollë në shtëpi si pasojë e kerkesës së shumë shoqeve që dëshrionin të ndjeknin programin tim mësimorë në shtëpi. Ne u bashkuam dhe kthyem çdo dhomë të shtëpisë në klasë dhe mësonim fëmijët tanë.

Rezultatet ishin mahnitëse, elhamdulilah. Shkolla u zgjerua dhe shumë prindër kishin dëshirë t’i regjistronin fëmijët e tyre tek ne dhe natyrisht filluam ta bëjmë me pagese. Ishte shumë e sukseshme, fëmijët mësonin për dinin por edhe gjëra të tjera shkollore. Ne e emëruam atë Daal-al Kur’an dhe une isha trainuese e mësuesve por edhe si drejtuese. Nënat që erdhën të msojnë tek unë u bënë mësuese ngase i ishin përkushtuar shumë kauzës dhe e bënë shkollën të suksesshme.

Pasi fëmijët e përfundonin shkollën tonë dhe duhej të regjistroheshin në shkollë fillore, fatkeqësisht edhe nënat duhej ta ndërprisnin ngase duhej të ishin në shtëpi pasi fëmijët t’u ktheheshin nga shkolla. Pas pesë viteve, unë vazhdova ta mbajë shkollën vet derisa vajza ime e fundit filloi të shkojë në shkollë. Kisha kënaqësinë ta trajnojë vajzën time më të madhe e cila u bashkua të jap mësim në shkollë. Pas ati viti unë fillova të punojë në universitet.
.
Pasi fëmijët e mi ishin të gjithë në shkollë, unë fillova të punojë, ngase puna ishte afër shtëpisë sime dhe mund të kthehesha në shtëpi para se fëmijët të vinin nga shkolla. Përseri them, të bej karrierë nuk ishte në mendjen time. Mu desht shumë kohë të adaptohem si nënë që punon.
Sa i perketë DELTËs që vijojë, ishte një kërkesë nga punëdhënësit. Ishte si fizikisht edhe psiqikisht shumë e lodhshme; të punosh dhe studiosh gjërsa kujdesesh për familjen.

Për herë të parë në jetën time, u ndjeva e pakënaqur ngase nuk kisha kohë shumë për fëmijët dhe burrin. Puna dhe studimet më merrnin pothuajse gjithë kohën dhe energjinë. Elhamdulilah fëmijët e mi më të mdhënjë e morrën përispër mbikëqrjen e fëmijëve me të vogël që janë regjistruar në një program intensiv mubakkir. Ishte një program i hifzit ku fëmiu e përfundon mësimin përmendësh të Kur#anit në klasën e 4. Më e dhimbshmja për mua ishte se isha shumë e lodhur për t’i ndëgjuar fëmijët e mi teksa flisnin për shkollën apo kur duhet të studjoja shumë ngase duhej të dorëzoja punime.

Elhamdulilah e përfundova DELTën pas dy viteve.
Kisha vendosur të mos ndjek më studime të mëtutjeshme pas DELTës ngase nuk dua që të neglizhojë familjën time siç bëra. Tani jap mësim në universitet dhe këtu e ndjejë vetën mirë ngase mund të kombinojë amësisë dhe punën në një mënyrë më të mirë, elhamdulilah.

 

Burimi: Idealmuslimah.com

Përktheu dhe përshtati : UmmuSara/motraime

Share.

Comments are closed.

Exit mobile version