4) Cilat libra apo burime të tjëra të kanë ndihmuar në gjetjen e material se si:

⦁ T’i bësh fëmijët ta mësojnë përmendësh Kur’anin;
⦁ Ta kuptojnë dhe mësojnë gjuhën arabe;
⦁ Të jësh prind vizionar.

 

Sinqerisht, nuk kam lexuar ndonjë libër të veqantë që më ka udhëzuar të jem prind vizionar. Taufik dhe Fadhl janë prej Allahut svt dhe bërja e duasë. Duhet të kesh qëllime të mira dhe të bësh dua. Allahu është i plotëfuqishëm për të bërë çdo gjë. Një libër që e kam lexuar dhe më është dukur i dobishëm është ‘Ikra (Lexo). 

Është një libër që vie në gjashtë libërtha të vogla që i mëson fëmijët si t’a lexojnë Kura’nin. Qasja e tyre është shumë e përshtatshme për fëmijë dhe ua kam rekomanduar gjithë shoqërisë sime. Përmes tyre fëmijët kanë mësuar ta lexojnë Kur’anin që në moshë të re që automatikisht u ka ndihmuar shumë në mësimin e tij përmendësh kur kanë filluar shkollën arabe.

5) Fëmijët dhe prindërit e tyre normalisht janë të preokupuar gjithë ditën me shkuarjen në shkollë, bërjen e detyrave të shtëpisë, pregaditja e drekës, dhe detyra të tjera të lidhura me shkollën. Si mund ta nxjerrin prindërit nga fëmijët e tyre gjithë potencialin që ata kanë duke i bërë ata të ndjehen të emocionuar me të?

Kur të bëhesh prind dhe familja të filloj të rritet, stamina juaj rritët poashtu, më besoni. Do të jeni në gjendje të bëni gjëra në atë mënyrë që kurrë se keni menduar. Kështu amësia e sinqertë dhe e përkushtuar do të ndikojë. Për shkak se dëshiroja t’i shihja fëmijët e mi ta mësojnë Kur’anin dhe të jenë të përkushtuar në shkollë, Allahu azzeuexhel më dha energjinë t’i angazhojë ata dhe më ndihmoi t’i mësojë ata. Si nënë, sikurse ajri që thithja edhe lodhja ishte dukuri e natyrshme por elhamdulilah ndihesha e kënaqur. Sekreti i kësaj është mësimi i Kur’anit.

Gjatë rritjes së fëmijëve, unë poashtu po përpiqesha që ta memorizojë Kuranin. Libri i Allahut ishte burimi i vetëm i qetësisë dhe fuqisë. Ndërsa sa u përketë fëmijëve është me rëndësi që ata ta kuptojnë se përse duhet ta bëjnë këtë, si prindër bëjini ata që ta kuptojnë atë.

Unë gjithmonë u them fëmijëve të mi, që nga koha kur ishin të vegjël dhe po mësonin me mua se unë dua që kur ata të rriten të jenë shkëlqyeshëm dhe të dobishëm për umetin. Kjo është një mënyrë për ta adhuruar Allahun svt. Ne duhet të kemi qëllime të pastërta, poashtu edhe fëmijët tanë. Nuk janë kurrë të rinjë që ta kuptojnë që jeta që është për të vepruar gjëra të cilat e kënaqin Allahun sët.

Gjëja e dytë është t’ua mësoni atyre respektimin e prindërve. Nëse fëmiu e kupton se kur të bindet ty po e kënaq Allahun svt, është më lehtë t’i bësh ata që të bashkëpunojnë dhe të bëjnë atë që duhet. Kështu sapo fëmijët të e shohin se dita e tyre është e mbushur me gjëra që e kënaqin Allahun sët dhe për çdo gjë ka shpërblim, kjo u mëson atyre qëllimet e duhura.

Pra nuk është në pyetje vetëm suksesi në studime më vonë dhe punësimi, siç bëjnë disa familje. Adhurimi i Allahut svt të jep forcë dhe tavfik. Potencialet e fëmijës do zbulohen vet. inshaaAllah. Flas kështu nga përvoja ime.
Fëmijëve të mi nuk u ofrova ambicie tjetër përpos mësimit përmendësh të Kur’anit dhe të pëpiqen fort që t’i shërbejnë umetit.

6) Sigurisht nuk ka qenë udhëtim i lehtë përmbushja e vizioneve dhe qëllimeve të tuaja si prindër i 8 fëmijëve. Mendoj se arsyeja kryesore për suksesin tuaj pas ndihmës së Allahut është qëndrueshmëria yte, mashaAllah, ngase pikërisht shumica e njerëzve këtu fillojnë të dështojnë. çfarë u dha forcë gjatë gjithë këtyre viteve, e posaqërisht gjatë kohërave të vështira?

Gjithë udhezimi dhe devotshmeria është nga Allahu svt. Kurrë nuk kam pushuar së bëri dua duke i kërkuar Allahut t’i bëj fëmijët e mi të dobishëm për umetin. Ajo dua dhe vizioni më dhanë forcë që kurrë të mos ndalem. Unë ende përpiqem me mund ta mësoj Kura’nin. Derisa po përpiqesha fort që për vet eta mësoja Kur’anin, e ndjeva se këtë mund dhe dedikim mund ta kërkojë edhe nga fëmijët e mi. Për mua mësimi i Kur’anit ishte sinonim i qëndrueshmërisë.

Së fundmi, ishte poashtu dëshira që të jem e drejtë ndaj të gjithë fëmijëve të mi. Kisha ndjesinë se duhet të punojë me fëmijët e vegjël ashtu si kam bërë me tanimë të rrriturit. Kjo më jipte forcë. Rutina e mësimit në shtëpi vazhdoi edhe pasi të shtatë fëmijët kishin filluar shkollën dhe vetëm një kishte ngelur që mësonte në shtëpi. Në fakt gjeta nxënës të tjerë për të që mësimi të ishte më argëtues.

Nganjëherë si prindër, marrim vendime sipas nevojave të fëmijëve më të rritur duke i neglizhuar të vegjlit. Gjithmonë mundohesha t’ia përkujtoja vetës që të mos veproj kështu.

 

Burimi: Idealmuslimah.com

Përktheu dhe përshtati : UmmuSara/motraime

Share.

Comments are closed.

Exit mobile version