Sherife Mastura Al Jifri është profesoreshë e gjuhës Angleze në Universitetin Princ Sultan në Rijad. Ajo përpiqet të jetë më shumë se vetëm instruktore e gjuhës tek studentët e saj, duke i udhëzuar të mendojnë përtej studimeve të tyre, që të kenë mirësi në këtë botë por edhe në ahiret.
Kam takuar vajzën e saj më të madhe në fakultetin juridik, një hafize e cila fliste rrjedhshëm gjuhën angleze, arabe dhe malesiane. Një studente e dalluar e cila kishte studiuar tri gjuhë të ndryshme dhe ishte një vajzë e dalluar dhe e diciplinuar për moshën e saj.
Sapo më tregoi që edhe 7 vëllezerit e motrat e saj po ashtu ishin duke kryer hivzin dhe po rriteshin e edukoheshin në frymën që edhe ajo ishte rritur, nuk mund të prisja që ta takoja nënën e tyre të mrekullueshme.
Kur së pari herë takova nënën e tyre të hatashme Sherife Mastura Al Xhifri – një grua e vogël, e butë singaporiane , si dhe fëmijët e saj në shtëpinë e tyre; e dija se nuk kisha parë kurrë në jëtën time më herët një familje të tërë të tillë kaq produktive, mashaAllah! Më në fund kisha nderin ta intevistoja Sherifen për të mësuar mbi përvojën e saj të lodhshme por edhe të frytshme prindërore.
Ja kështu përpiqet që t’i rrisë 8 fëmijë intelegjentë që njohin Zotin;
1) Le të fillojmë me rolin tënd që ke luajtur në edukimin gjatë rritjes së fëmijëve. Pasi keni përfunduar nivelet akademike, ke ndjekur një kurs dy vjeqar për tu specializuar në edukimin e fëmijëve në fëmijëri të hershme, pas së cilës ke marrur titullin baqellorë në Literaturën dhe Lingusitikën e gjuhës Angleze nga Mbretëria e Bashkuar. Më vonë e ke njdekur një workshop dy ditorë të bazuar në punimet e Glen Domanit që u inspiroi në rritjen e edukimin e fëmijevë të aftë. Thënë shkurt cfarë koncepte dhe praktika përdorni në edukimin e fëmijëve dhe arritjen e qëllimeve tua si prind ?
Thjeshtë vë në praktikë dy principe:
– Stimuloni fëmijët tuaj
Nuk është kurrë herët për të stimuluar mendjen e fëmiut tënd, qoftë ajo duke të ndëgjuar ty duke folur apo duke i lexuar tregime, libra, numri i biskotave, nuhatja e qepës gjatë gatimit etj. Fillo që nga koha kur fëmiu është në mitër ngase fetusi mund të ndëgjojë. Flisni fëmijës suaj që nga koha kur është foshnjë. Stimuloni shqisat e tij duke i mësuar atij cdo gjë që mund të ndëgjojë, shoh, nuhas apo të prekë në ambientin e tij. Ngjallni kuriozitetin e tij dhe stimuloni mendjen e tij gjithashtu duke i vënë përpara materiale edukative si: libra, lodra edukuese, numërimi i rruzave në numratore dhe mos u ndal. Mund të them leximi është në krye të listës sime.
– Angazhoi fëmijët tuaj
Duhet ta pranojë se pasi që jam trajnuar si mësuese e parashkollorës, më është dhënë mundësia të mësojë se si t’i angazhojë fëmijët e mi. Edhe nese nuk jeni trajnuar, nuk është e vështirë të gjesh mënyra në kalimin dhe investimin e kohës me fëmijët tuaj.
Unë pata filluar të vizatojë për ta dhe kështu u tregoja emrat e gjërave që kisha vizatuar qysh nga koha kur ishin foshnje. Jepini atyre ngjyra të sigurta të qirit të shkarravisin e vizatojnë gjerësa të mund të kalojnë tek lapsat me ngjyra. Mos i hedh vetëm kockat para fëmiut qe të lozë vet me to por ulu me ta, ndërtoju atyre gjera, inkurajoi ata të jenë kreativë dhe të imagjinojnë, ndihmoju atyre kur ngecin e nuk mund të vazhdojnë tutje.
Koha që shpenzon me ta dhe angazhimi yt krijon një lidhje të çmuar mes jush. Këto janë pikërisht momentet ku do të mësosh për fëmiun tuaj, karakterin dhe potencialin e tij. Me këtë lidhje të fortë të krijuar mes jush qysh në fëmijëri, fëmijët gjithmonë do u kërkojnë juve dhe kthehen kah ju kur të rriten. Ti do të jesh gjithmonë personi që do të kthehen kah ti kur gjërat të mos ecin mirë!
Vazhdon…
Burimi: Idealmuslimah.com
Përktheu dhe përshtati : UmmuSara -Viene, Austri/motraime