Hutbeja e parë

Falenderimi i takon Allahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga Allahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon Allahu ska kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, ska kush e udhëzon. Dëshmoj se ska hyjni tjetër që meriton të adhurohet përveç Allahut , i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, mbi shokët e tij dhe mbi gjithë ata që e ndjekin me mirësi deri në Ditën e Kijametit, më pas:

Robër të Allahut: kini frikë Allahun siç ju ka mësuar Ai ku thotë:“ O ju të cilët keni besuar kini frikë Allahun realisht dhe vdisni vetëm si musliman“(Ali Imran:102).
Musliman të nderuar, muaji i Ramazanit shkon kah përfundimi, nga ai na kanë mbetur edhe shum pak ditë. Ky muaj është dëshmitar i veprave tuaja që i keni bërë gjatë tij, shfrytëzoni ditët e mbetura të tij, sepse ndoshta ky mund të jetë Ramazani i fundit i juaji.

Kush nga ju bëri vepra të mira gjatë tij për këtë le ta falenderon Allahun dhe të lutet që veprat e tij të jen pranuar tek Ai, ndërsa kush ngeli neglizhent në këtë muaj le të pendohet tek Allahu nga shkaku i mospërfilljes së tij karshi këtij muaji. Sepse arsyetimi para vdekjes pranohet, andaj përfundonie këtë muaj me pendim tek Allahu nga mëkatet, si dhe kthim tek Ai me vepra që Ai është i kënaqur me to. Përfundonie këtë muaj me përpjekje dhe mund në natët që kanë ngelur, ngase veprat maten sipas përfundimit.

Dijeni: (Allahu ju mëshiroftë) se dhjetë netët e fundit të tij janë më të vlefshme, ngase Kurani zbriti gjatë tyre, pra në natën e kadrit, e cila e ka vlerën sa njëmijë muaj,nga e cila natë kush privohet është i privuar nga çdo e mirë. Nisur nga kjo se: “ i Dërguari ynë salallahu alejhi ve selem kur hynin dhjetë netët e fundit të Ramazanit e ngjallte natën me ibadet, i çonte edhe të afërmit e tij dhe largohej nga mardhëniet me gratë“(Buhariu nr: 2024, Muslimi nr:1174).

Gjithashtu:“ i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem jepte mundin e tij në dhjetë netët e fundit të Ramazanit si në asnjë muaj tjetër“(Muslimin nr: 1175). Poashtu ai salallahu alejhi ve selem ka thënë:“ kërkonie natën e kadrit në dhjetë netët e fundit të Ramazanit“(Buhariu nr: 2022). Ajo bie më shumë në netët tek, mirëpo ajo transferohet gjatë çdo viti, ndonjë vjet mundt të jetë në natën e njëzet e një, e gjatë vitit tjetër në natën njëzet e tre, në tjetrin vit në natën e njëzet e pesë, në tjetrin në natën e njëzet e shtatë, e në tjetrin në natën e njezet e nëntë, mirëpo mundet të bjer edhe në natët çift, Ngase përcillet nga ibn Abasi radiallahu anhu se i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem se ka thënë:“kërkonie në natën e njëzet e katër“(Buhariu nr: 2022).

Nisur nga kjo i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem „jepte maksimumin e tij në dhjetë netët e fundit të Ramazanit duke kërkuar natën e kadrit, poashtu gjatë këtyre netve bënte itikaf kështu veproi derisa vdiq, e pas tij bënin itikaf gratë e tij“(Buhariu nr: 2026, Muslimi nr: 2044).

Andaj përpiqu o rrobi i Allahut në këtë mirësi të madhe, ngase kush vrapon pas diçkahit mundohet ta kërkon ate, e ndoshta vitin tjetër o rrob i Allahut nuk ke mundësi ti mbrish këta net, sepse mund të jesh banorë i varezave, në shtëpin e parë të ahiretit varrit, andaj shfrytëzo kohën para se të përfundon ora.

Dijeni: (Allahu ju mëshiroftë) se Allahu në përfundim të këtij muaj ka bërë legjitime disa punë që ju afrojn më afër tij, dhe ua shtojnë besimin dhe peshën veprave tuaja, prej tyre:
Pendimi tek Allahu, pishmanllëku për moskujdesin tënd, largimi nga gjithë mëkatet, vendosja e moskthimit tek ta, si dhe kthimi i borxheve ndaj tjerëve, njëherit kjo është obligim në çdo kohë.

Zekatul-fitri: të cilën: „i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem e bëri obligim zekatul-fitrin obligim në Ramazan për çdo njeri musliman: qoftë ai i lirë apo rob, apo burrë apo grua apo i vogël ose i madh“(Buhariu nr: 1503, Muslimi nr: 984). Kjo llogaritet ushqim për të varfurit dhe pastrim për agjëruesin nga fjalet e kota dhe veprat e kota. Ibn Abasi radiallahu anhu përcjell: „ i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem e obligoi zekatul-fitrin pastrim për agjëruesin prej fjalëve të këqija dhe të kota, të cilat i ka thënë gjatë Ramazanit, ushqim për të varfërit kush e jep atë para namazit të bajramit kjo llogaritet sadaka e pranuar në kohë, ndërsa kush e jep pas namazit të bajramit kjo llogaritet vetëm sadaka“(Ebu Davudi nr: 1609, Ibn Maxheh nr:1827, Albani hadithin e bën hasen-të mirë në sahih sunenu ebi Davud)

Ibn Umeri radiallahu anhu thotë:“ i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem e bëri obligim zekatul-fitrin obligim në Ramazan për çdo njeri musliman: qoftë ai i lirë apo rob, burrë apo grua, i vogël ose i madh, një sa’a me hurma ose sa’a elb“. Në një version të Buhariut qëndron:“urdhëroi të nxiret para se të dalin njerzit për namaz“,në një transmetim tjetër qëndron:“Ata-sahabët- e nxjernin para bajramit një apo dy ditë para“(Buhariu nr:1503, Muslimi nr: 984). Uthmani radiallahu anhu e nxjerte edhe për shtatzënen(Ibn ebi Shejbe 3/419).

Nga këta hadithe na bëhet e qartë se: zekatul-fitri është farz për çdo musliman, nuk lejohet të jepet në të holla, poashtu lejohet dhënia e saj një apo dy ditë para bajramit, mirëpo ma mirë është të nxjeret ditën e bajramit para namazit të bajramit, nuk lejohet vonesa e saj pas namazit të bajramit, është e pëlqyeshme të jepet edhe për foshnjën në barkun e nënës, jepet nga ushqimi kryesor vendas si: sa’a nga hurmat, rrushi i thatë,elbi, gruri,qumshti i konzervuar, apo diç tjetër. Kjo ju jepet fukarave dhe të varfurve, lejohet ti jepet të varfurit zekati i shumicës dhe disa të varfurve nga një i vetmi person.

Nga veprat me të cilat përfundohet agjërimi i muajit të Ramazanit është: tekbiri, i cili fillon prej perendimit të diellit në natën e bajramit e deri në namaz të bajramit, Allahu i Lartësuar thotë: „Që të plotësoni numrin, të madhëroni Allahun për atë se u udhëzoi dhe që të falenderoni“(Bekare:185). Metoda e thënies së tekbirave është: Allahu ekber Allahu ekber la ilahe ilallah, vallahu ekber Allahu ekber ve lilahil hamd, sunet është burrat gjatë thënies së tekbirit ta ngritin zërin në : xhami, tregje, shtëpi duke shfaqur adhurimin ndaj Allahut.

Namazi i bajramit:kjo llogaritet plotësim i të përmendurit të Allahut. Këtë vepër e urdhëroi i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem i cili urdhëroi umetin e tij të dalin për faljen e tij qofshin ato bura apo gra. Prej suneteve të kësaj dite është: të han disa hurma tek para se të niset për në xhami për faljen e bajramit, të vesh teshat më të bukura,të parfumoset, të shkon në xhami në këmbë poqësë një gjë e tillë i lehtësohet, më mirë është të niset nga një rrugë e të kthehet nga rruga tjetër,të mer tekbire duke në vendin e faljes së bajramit pas sabahut sepse kështu vepronin sahabët radiallahu anhum, gjithashtu edhe gjatë rrugës për në vendfaljen e bajramit mer tekbire me zë të lartë, para dhe pas namazit të bajramit nuk fal diçka.

Rrobër të Allahut: përfondonie këtë muaj tuajin duke dhënë mundin tuaj në ditët e saja që kanë ngel me: pendim, kërkim falje për mëkatet e kaluara, dijeni se veprat më të mirat tuaja janë ata përfundimtaret.

Kërkoj mbrojtje nga Allahu i madhëruar nga shejtani i mallkuar: „Muaji i Ramazanit që në te (filloi të) shpallet Kur’ani, që është udhërëfyes për njerëz dhe sqaruesi i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton prej jush këtë muaj, le të agjërojë, ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë aqë ditë nga ditët e mëvonshme. Allahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështërsim për ju. (të agjëroni ditët e lëshuara më vonë) Që të plotësoni numrin, të madhëroni Allahun për atë se u udhëzoi dhe që të falenderoni“(Bekare: 185).

Allahu na bekoftë mua dhe juve nga Kurani i lavdishëm, më bëftë dobi mua dhe juve nga ajetet e tij përkujtimet e urta të tij, i them keta fjalë dhe kërkoj falje nga Allahu i Lartëmadhëruar për mua dhe për ju si dhe për të gjithë muslimanët të na e fal çdo mëkat, kërkoni falje nga Ai sepse Ai është Gjithëfalësi i Gjithmëshirshmi.

Hutbeja e Dytë

Falenderimi i takon Allahut Zotit të botrave, përfundimi i mirë është për të devotshmit, dëshmoj se nuk ka Zot tjetër pos Allahut të vetëm të pashoq, dëshmoj se Muhamedi është rrob dhe i dërguari i Tij, paqja e Allahut qoftë mbi të familjen e tij dhe shokët e tij, si dhe mbi ata që ndjekin rrugën e tim e mirësi deri në ditën e fundit; Më pas:
Me të vërtet fjala më e mirë është fjala e Allahut, udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit salallahu alejhi ve selem , gjërat më të kqija janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bidat dhe çdo bidat të çon në devijim, e çdo devijim të çon në zjarr.

Rrobër të Allahut: përfondonie këtë muaj tuajin duke dhënë mundin tuaj në ditët e saja që kanë ngel; Sepse veprat janë sipas përfundimit, vazhdoni edhe pas këtij muaji me bindje ndaj urdhërave të Allahut, kini kujdes nga mëkatet, si dhe dijeni se shum njerëz bien në disa mëkate gjatë ditës së bajramit prej tyre: Disa prej tyre i lutin të vdekurit në varrezadhe bëjn tavaf rreth tyre, e kjo është shirku të cilën Allahu e ka ndaluar.

Prej mëkateve tjera janë: Mendjemadhësia dhe poshtrimi i tjerve, lëshimi i teshave apo xhubeve apo pantolloneve nën zogun e këmbës; Ndërsa ne e dimë se çka nën zog të këmbës është në zjarr, Allahu nuk shikon tek ai njeri që lëshon teshën e tij ndër zogun e këmbës, nuk i flet atij, e as që e pastron nga mëkatet për të ka dënim të ashpër në ditën e kijametit(Muslimi nr:106). Allahu nuk i do ata që lëshojnë teshat e tyre ndër zog të këmbës (Ahmedi 4/246,250, Shejh ibn Bazin e kam dëgjuar duke thënë për hadithin: zinxhiri i hadithit është i mirë).

Nga gjunahet që bëhen gjatë kësaj dite është: muzika dhe instrumentet muzikore, kjo e shton hipokrizinë në zemrën e njeriut siç e rrit uji pemën. Poashtu nga mëkatet e kësaj dite është: rruajtja e mjekrrës, përshëndetja e grave për dore që nuk i ka mahrem. Njëashtu mëkat tjetër gjatë kësaj dite është edhe përngjasimi me pabesimtarët dhe mushrikët në veshje, poashtu përngjasimi i i burave me gratë si dhe i grave me të burave; Ndërsa e dimë se i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem i ka mallkuar ata persona që e bëjnë një gjë të tillë. Njëashtu prej gjërave të ndaluara është: veçimi i gruas së huaj me ndonjë burë të huaj, zhveshja e grave dhe dalja ashtu nëpër rrugë. Poashtu mëkat i kësaj dite është edhe shpenzimi i tepërt, ndërsa Allahu nuk i do ata që e teprojnë, gjithashtu mëkat është mosmbajtja e lidhjeve farefisnore dhe moskujdesi për fukaratë dhe të varfurit.

Kini frikë Allahun o ju rrobër të Allahut, keni frikë nga hidhrimi i Tij, dënimi i Tij, respektoni urdhërat e Tij.
Kjo ishte e tëra, dërgoni salavate mbi krijesën më të mirë të Allahut profetin tonë Muhamed ibn Abdullahun salallahu alejhi ve selem , Allahu qoftë i kënaqur me: Ebu Bekrin, Omerin, Uthmanin, Aliun dhe me gjithë sahabët tjerë si dhe me ne bashkë me ta O i Gjithmëshirshmi Mëshirues.

O Allah ndihmoje islamin dhe muslimanët, poshtërsoi ithtarët e shirkut dhe mushrikët, ndihmoju rrobërve tu të sinqertë besimtarë. O Allah na bën prej atyre që e agjëruan Ramazanin me besim në Allahun dhe shpresë në shpërblimin e tij, na bën prej atyre që u falën në natët e tij me besim në Allah dhe në shpresë në shpërblimin e tij, poashtu na bën prej atyre që u falën në natën e kadrit me besim dhe shpresë në shpërblimin e Allahut si dhe na bën nga ata që u janë falur mëkatet e kaluara me mëshirën tënde o më i mëshirshmi i mëshiruesve. O Allah pranoi veprat tana na fal neve, na mëshiro, na shly mëkatet tona, o më i Lartësuari më Fisniku. O Allah fali gjith muslimanët dhe muslimanet, besimtarët dhe besimtaret, qofshin ata të gjallë apo të vdekur. O Allah fali të vdekurit tanë dhe të vdekurit nga muslimanët me mëshirën tënde o më i mëshirshmi i mëshiruesve.

Rrobër të Allahut: „ Me të vërtet Allahu urdhëron në drejtësi, mirësi dhe respekt ndaj të afërmëve. Ndalon nga amoraliteti dhe veprat e shëmtuara. Ju këshillon që të merni mend“ (Nahl: 90). Përmendenie Allahun tju përmend Ai juve, falenderonie Atë për mirësitë që ju ka dhëne që Ai tua shton ata „dhe padyshim se të përmendurit e Allahut është më e madhja e Allahu e din çka veproni“ (Ankebut: 45).

Shkroi Dr. Seid ibn Alij ibn Vehf El-Kahtanij
Shqipëroi: Nexhat Ceka/fjalaebukur

Share.

Comments are closed.

Exit mobile version