Selam alejkum motra të dashura,

Insha Allah Qendra EMTEC (Prishtine) po fillon me një aktivitet të ri, i cili besojmë se do të na sjellë shumë dobi.

Aktiviteti i ri quhet “Klubi i librit” dhe do të funksionojë si vijon:

Anëtaret e klubit do të kenë detyrë që për çdo muaj ta lexojnë librin paraprakisht të përzgjedhur, dhe për çdo muaj do të mbahet takimi në të cilin do të diskutohet përmbajtja e librit.

(Librat do të kenë tematikë islame)

Njëra nga anëtaret do ta paraqesë librin në pika të shkurta në PowerPoint, e pastaj do të pasojë diskutimi.

Klubi do të jetë i hapur për audiencë, mirëpo anëtaret duhet të jenë serioze, të qëndrueshme dhe t’u përmbahen rregullave.

Ato që duan të bëhen anëtare i lus të më shkruajnë në e-mail: info@motraime.com (dhe ne do ju japim e-mailin kontaktues te pergjegjeses per regjistrim)

Numri i anëtareve është i kufizuar.

Takimi i parë ku do të shpalosen rregullat e klubit dhe titulli i parë i librit i cili do të lexohet mbahet të mërkurën (30.04.2014) në ora 16:30 në Qendrën EMTEC.

*Vëretje:

Ato që duan të anëtarësohen duhet patjetër të vijnë në takim.

Ju lus ta shpërndani këtë njoftim te motrat që mendoni se mund të jenë të interesuara.

Share.

Comments are closed.

Exit mobile version