Nevojitet:

500gr miell gruri per buke,
350 ml uje te vaket,
8gr maja buke ,
pak sheqer,
4 luge gjelle vaj ulliri,
1 ½ luge kafeje kripe,
1 luge kafeje erreza te thata(nese deshironi) ,dhe
sallame e kashkavall.

 

Pergatitja:

Ne nje ene te madhe vendosim ujin e vaket,majen,sheqerin,vajin e ullirit dhe erezat(nese duam),I perziejme mire qe te shkrihet maja.

E lem te pushoje 5’ – 10’ derisa te krijohen fluska ne siperfaqe,qe do te thote se majaja u aktivizua.Pak e nga pak shtojme miellin dhe kripen duke I perziere me nje luge te madhe.

Pasi mielli te filloj te mblidhet,e vendosim mbi nje siperfaqe pune te sperkatur me pak miell dhe e punojme me duar derisa te dal nje brume i bute,elastik e te mund te hapet lehte.

Vajosim lehte nje ene tjeter te madhe dhe vendosim ne te brumin qe pergatitem,e mbulojme me nje pecete kuzhine te lagesht ose me nje cipe plastike dhe e lem rreth nje ore te vije ne vend te ngrohte.

Pasi brumi te ket ardhur e ndajme ne pjese te vogla te barabarta.Secila pjese tehollohet dhe mbushet me kaqkavall dhe sallam (si ne foto)dhe permbi lyhet me te kuq te vezes .

Vendosen ne tepsi dhe piqen ne temp.200C.Ju befte mire.

Share.

Comments are closed.

Exit mobile version