Të rrahurat dhe të bërtiturat drejtuar fëmijëve, asnjëherë nuk konsiderohen nga mjetet e udhëzimit dhe edukimit. Për disa nëna këto më tepër konsiderohen si mjete lehtësuese edukative-udhëzuese për fëmiun e saj. Në të vërtetë sipas shumicës së psikologeve; rrahja dhe bërtitja janë nga çështjet që e dërgojnë fëmiun drejt kryençësisë (inatit), dhe drejt dobësis së personalitetit dhe gjithashtu sfidues kundër atij (prindit) që e trajton me dhunë.
Në rastet kur fëmiu vepron diçka positive, veprimi ynë duhet të jetë pozitiv; në këtë rast të falenderohet dhe nderohet, në mëyrë që ky veprim t’i bëhet shprehi. Në rastet kur fëmiu vepron gabim; shembull, fëmiu do të marr guximin dhe të gjuaj me ndonje objekt nënën e tij, apo t’i përdorë duart e tij të vogla për ta sulmuar nënën e tij; në këtë rastë, nëna duhet ta lër inatin dhe me qetësi t’ia largojë dorën, duke i thënë me butësi që nëna nuk bën të qëllohet dhe se nëna e do, kjo metodë edukative (durim-dashuri), do të ishte e mjaftueshme që të përsëritet sa herë që fëmiu përsërit të njejtin veprim, atëherë me kalimin e kohës fëmiu do e kuptoj veprimin e tij të gabuar dhe më s’do ta përsëris asnjëherë.

Nuk mjafton vetëm kaq; është i nevojshëm falenderimi i nënës ndaj fëmiut duke i treguar se tani është bërë akoma më i mirë; rezultate tjera pozitive në të ardhmën mund të shohim shprehit e krijuara brenda fëmiut tonë, ato do të jenë padyshim dashuria, durimi, falënderimi.

Fëmiu kokëfortë

Së pari është e nevojshme që ta trajtojmë atë me rregulla dhe jo të shprehemi se fëmiu ynë është kokëfortë, çdo herë të kemi kujdes e të mos e kthejmë kokëfortësinë me kokëfortësi.

Së dyti të mundohemi të mos e trajtojmë me të njëjtin reagim, mos t’i kushtojmë vëmendje duke mos iu përgjigjur kokëfortësisë së tij, nëse këmbëngul për diçka që e do dhe qan ia bëjmë të ditur me qetësi se kjo mënyrë nuk i bën dobi, gjithashtu është kusht që mos të shkujdesemi dhe pas një kohe t’i japim atë që e dëshiron që të pushojë se qari , pasi ai kupton që kjo e arritur është rezultat i veprimit të tij dhe e përsërit atë vazhdimisht duke u edukuar drejt kokëfortësisë.

Së treti nuk i përgjigjemi të bërtiturave të tij dhe ngritjes së zërit të tij, por e njoftojmë me qetësi të plotë që kjo mënyrë nuk e çon drejt asaj që kërkon.

Së katërti nëse na përgjigjet gëzohemi me të dhe e inkurajojmë, nëse vazhdon të sillet mire, atëherë ta falenderojmë dhe t’i blejmë ndonjë lodër qoftë e thjeshtë, kjo gjë përforcon sjelljen e mirë tek ai, gjithashtu lajmërojmë edhe familjen që ai është i shkëlqyer, se tani ai bindet, është i qetë; e rikujtojmë me të sjelljen e mirë gjithmonë, po ashtu të mos përmendim para tij sjelljet apo veprimet e pahijshme.

Së pesti të lutemi për të, me gjithë zemër që Allahu ta udhëzojë e përmirësojë dhe ta bëjë nga njerëzit më të mirë.

Cështje të rëndësishme në trajtimin e fëmiut

Fëmiu është pasqyra e nënës së tij, pasiqë kalon kohë më të gjatë me të, por mund të bëhet edhe pasqyra e njërezve të cilët e rrethojnë dhe me të cilët e kalon kohën.
Nënë përpiqu që të jesh e qetë, e balancuar dhe e sigurtë, ngase kjo gjë do të reflektohet tek veprimet e fëmiut tënd, ai do të ketë nevojë të vazhdueshme për trajtimin tënd pozitiv. Ndryshimi i sjelljeve tek njerëzit ka nevojë për kohë dhe vazhdimësi në trajtime pozitive e të sakta, gjithashtu kjo gjë ka nevojë për durim. Ajo çka të duhet është të kesh mendim të mirë tek Allahu, sepse Ai kur të furnizoi me këtë fëmijë,të furnizoi edhe me durim i cili do të të ndihmojë ty në edukimin e tij, me edukim të saktë dhe të cilin e ke të nevojshëm që ta bësh shprehi. “Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli derisa ata të ndryshojnë vetet e tyre.”

Zbulimi i personalitetit të fëmiut

Psikologjia edukative-
Psikologët kanë shpikur mënyra të cilat ndihmojnë baballarët dhe nënat për zbulimin e përmbajtjeve dhe sekreteve të fëmijëve të tyre. Në mënyrë spontane,jo direkte, pa pyetje të drejtpërdrejta, se fëmijët mund t’i fshehin përgjigjet e vërteta.

 

Njihu me pesë nga këto mënyra dhe provoj, se do të jenë çelësi për trajtimin e fëmiut tend:

1.Historia e zogut

Tregoja fëmiut tënd historinë e zogut baba, zogzës nënë e djalit të tyre zog të vogël, të cilët tek sa flinin në folenë e tyre mbi pemë, papritur vijnë erëra të forta dhe foleja e tyre bie në tokë, zogu baba fluturon në një pemë dhe po ashtu zogu nënë në një pemë tjetër; pyete fëmiun tend, po zogu i vogël ku fluturoi?!. Nëse fëmiu të thotë se zogu i vogël fluturoi drejt babait të tij, kjo tregon që ai është i lidhur me babain e tij, dhe nëse thotë që fluturoi drejt nënës së tij, kjo tregon që ai është i lidhur me nënën e tij, pra e shikon atë si burim të sigurisë, por nëse thotë që zogu i vogël fluturoi në një pemë tjetër, kjo tregon që fëmiu është i sigurt dhe i pavarur dhe ndihet i qetë.

2.Historia e frikës

Tregoj fëmijës tënd që ka qenë një fëmijë i cili qante shumë dhe thoshte që kishte shumë frikë; ti pyete fëmiun tënd, përse ka frikë ose nga kush ka frikë ky njeri?!. Përgjigjja e fëmijës do të bëj ty të kuptosh, frikën e tij personale dhe personat të cilët e frikësojnë atë, ose ndjen kërcënim dhe ngushtim në prezencën e tyre.

3.Historia e udhëtimit

Tregoj fëmijës tënd se ka qenë një person i cili udhëtoi shumë larg dhe më nuk do të kthehej asnjëherë; pyete se kush mendon që është ky person?!. Përgjigjja e fëmijës do të bëj ty të kuptosh se kush është ai person të cilin ai e urren dhe ka deshirë largimin e tij nga ai, por nëse të thotë që ai i cili do udhëtoj jam unë, ai e urren veten e tij “je e vëmendshme ndaj pergjigjes së tij.”

4.Historia e një lajmi të ri

Tregoj fëmijës tënd se ishte një fëmijë i cili u kthye nga shkolla dhe nëna e tij i tha; “hajde shpejt, kam një lajm të ri…”; pyete fëmijën tënd se çfarë mendon, kush do jetë ky lajm?!. Përgjigjja e fëmijës na ndihmon që ne të mësojmë anën e tij të dëshirave.

5.Historia me ëndrrën bezdisëse

Tregoj fëmijës tënd se ishte një fëmijë i cili zgjohej nga gjumi i lodhur e i mërzitur dhe ai i tha nënës së tij se kishte parë një ëndërr të keqe; pyete fëmiun tënd se çfarë ëndrre mund ta ketë parë ky fëmijë?!. Përgjigjja e tij do të bëj ty të kuptosh pikat e tij të dobëta dhe problemet në mardheniet e tij me pjesetarët e familjes së tij dhe shokët e tij.

Shënim i rëndësishëm-
Qëllimi i këtyre historive është kuptimi i frikës dhe brengave të fëmiut tënd si dhe trajtimi i tyre, prandaj është shumë e rëndësishme që të mos drejtosh sugjerime apo kritika, përgjigjeve të cilat t’i jep fëmiu edhe nëse nuk të është përshtatur ty.

Fëmiu

Fëmiu yt është amanet për të cilin Allahu do të pyes për të-
Një psikolog thotë kështu: “ Çdo përpjekje që e jep në edukimin dhe drejtimin e të tjerëve mund të kesh sukses dhe mund të dështosh; përveç trajtimit dhe edukimit të fëmijëve, kjo do të ketë ndikim të sigurtë në jetën e tyre.”

Disa nga pikat kyçe të cilat shërbejnë për të edukuar breza të sigurtë dhe inkurajues ne vetvete:
-nëse fëmiu jeton në ambient inkurajues, mëson sigurinë në vetvete;
-nëse fëmiu jeton në ambient përgjegjësie, mëson durimin;
-nëse fëmiu jeton në ambient lavdërimi, mëson kënaqësinë dhe dashurinë;
-nëse fëmiu jeton në ambient bashkëpunimi, mëson dhurimin dhe bujarinë
-nëse fëmiu jeton në ambient ndershmërie, mëson sinqeritetin;
-nëse fëmiu jeton në ambient drejtësie, mëson drejtesinë;
-nëse fëmiu jeton në ambient ku merr parasysh ndjenjat, mëson rrespektin;
-nëse fëmiu jeton në ambient kërkim llogarie dhe kritikues, mëson genjeshtrën;
-nëse fëmiu jeton në ambient zhgënjimi dhe dhune, mëson agresivitetin;
-nëse fëmiu jeton në ambient frike, mëson dobësinë dhe ankthin;
-nëse fëmiu jeton në ambient talljeje, mëson turpërimin;
-nëse fëmiu jeton në ambient xhelozie, do të mësojë zilinë;
-nëse fëmiu jeton në ambient përkujdesi të tepruar, do të mësohet duke mos u mbështetur tek vetja;

Përvoja me prindër

Njëri prej prindërve më tha,- Unë i rrah fëmijët e mi, sepse egërsira u jep frikë,-i thashë, e vërtetë është, t’i fitove që ta kenë frikën, por e humbe dashurinë dhe vlerësimin; pra kush është më parimore?!, nuk jepet edukata me të rrahur, janë injorant ata që e mendojnë këtë gjë. -Tha një tjetër (prind), -i fajësoja vëllezërit e mi kur i rrihnin fëmijët e tyre, tani jam bërë unë që i rrah fëmijët. Atëherë u thashë se edukimi nuk është me shtimin e leximit edhe prezencën në seminare por edukimi është të përmbash vetveten.

Durimi

Nëse humbet durimi gjatë mësimit të fëmijëve të tu, mos e hudh poshtë librin apo ta mbyllësh atë me forcë, sepse ky është një mesazh negativ për mosdashjen tënde të dijes, pra përmbaje veten dhe je i butë. Mësimi i fëmijëve është detyrë e vështirë, por më e vështirë nga kjo është të mërzitesh tek sa i mëson, ata do e vërejnë mërzinë tënde dhe kjo do të ketë rezultat negativ, fëmija do mërzitet nga ti dhe mësimi.
Sistemi nxitës e ndihmon fëmiun tënd në mesimin e shpejtë dhe zgjidhjen e detyrave, por mos ia shto shumë duke e tepruar, bëja të dashur dijen dhe njerëzit e dijes. Lutu në mëngjes për fëmijët e tu duke thënë: “O Allahu im të lutem për fëmijët e mi, që të kenë kuptim të shpejtë gjatë mësimit dhe mendje të qartë.” Lutja e prindit është e pranuar.

Shprehit

Ndërsa ata që e pinë duhanin të mos e pinë në mengjes përpara fëmijëve, apo kur jeni duke i dërguar ata në shkollë, në mënyrë që mos të lidhen mendjet e tyre ndërmjet mëngjesit dhe duhanpirjes, sepse mund të bëhen duhanpirës.
Një edukues ka aprovuar se fëmija mëson nga nëna dhe babai i tij me shumë se nga mësuesi në shkollë.
Mos i thuaj fëmijës, se koha juaj ka qenë më e mirë se koha e tij, sepse ai iu dëgjon me vëshet e tij e thotë në vetvete, se ti je i dobët sepse po jeton jashtë kohës. Kur fëmiun e dërgon për në shkollë mbaje për dore, sepse ai do të gëzohet dhe qetësohet me prekjen e dorës tënde. Si dhe të bësh shprehi të puthësh çdo natë para gjumit. Të jesh shembull i mirë për të.

Faza e zbulimit tek femijët fillon nga mosha tre deri në moshën dhjetë vjeç, në këtë moshë fëmijët pyesin për shumë gjëra, je i çartë dhe i sigurt në përgjigje.

Faza e formimit të lidhjeve shoqërore fillon nga mosha njëmbëdhjetë deri në moshën katërmbëdhjetë vjeç, të jesh shok i dashur, shoqërues për fëmijën tënd që të mos e humbasësh atë.

Faza e mbrojtes së vetvetës (jam i pranishëm), fillon nga mosha 14 vjeç deri në moshën 18 vejç, mësohu ta rrespektosh qenien e tij.

Faza e lirisë dhe arritjeve fillon nga mosha 19 vjeç deri në 24 vejç, jepja lirinë e tij dhe mbështet arritjet e tij, merr pjesë në projektet e tij.

Më parë më mëso o nëna ime, o babai im

-babai im më dhunon kur më thotë se çfarë po shikon!, këto kukulla mos i shiko herën tjetër, turp. Ky nuk është mësim për mua o babai im.
-nëna bërtet në fytyrën time dhe më thotë: fol me mua me drejtësi, mos e ngrit zërin kur me flet mua. Kush është drejtësia, më mëso më parë o nëna ime.
-babai bërtet në fytyrën time dhe më thotë kur të flas më shiko në sy, kurse kur unë i flas, sytë e tij janë në celularin e tij. Më mëso më parë o babai im.
-nëna ime m’i merr nga duart lodrat e të tjerëve dhe më thotë: turp nuk merren gjërat e të tjerëve. Dhe më merr lodrën time nga duart duke më thënë: është turp, lërja këtë lodër të lozë me të. Më mëso më parë o nëna ime.
-babai im futet në dhomën time pa trokitur dhe mërzitet nëse unë futem në dhomën e tij pa trokitur.
-nëna ime u përgjigjet pyetjeve të mia me; nuk ëshë koha për pyetje, jam e zënë.

I nderuari baba- e nderuara nënë

Ne duhet që patjetër të jemi shembull për fëmijët tanë, në këtë kohë që ka për specifikë baticat e saja të shumta. Fëmijët kryesisht janë të rrethuar aty ku ka mundësi për shoqëri jo të mirë dhe po ashtu lojëra të papërshtatshme, po ashtu mungesë të fëmijëve tek fqinjët. Sot fëmijët gjatë adoleshencës dhe rinisë së tyre, do të përballen me një realitet të ashpër që ne nuk e kemi hasur më parë. Edukimi jonë ishte në përqafimin e nënave tona, zonjat e shtëpive, ishim larg nga faktorët e dhunës e larg nga dëshirat të cilat i shohim tek fëmijët tanë. Dhe ja ku jemi ne të cilët shikojmë këtë devijim e këto krime të përhapura.

Fëmijët tanë janë të humbur në mes të idealizmit të cilin ne u kërkojmë atyre ta tregojnë , dhe ndërmjet asaj që ata shohin nga sjellja jonë e keqe, edhe pse e folura mund të jetë e saktë.

Mësojuni kufijt fetar, kuptimin e drejtë të fesë. Mësojuni më të mirën përmes sjelljeve tuaja, ato flain më shumë se lëksionet.

Autore: Dr.Fatima Mujahid

Përktheu : rrugajonëdrejtAllahut

Redaktoi: A.Shabani/motraime

Share.

Comments are closed.

Exit mobile version