Nevojiten:

3 filxhanë sheqer
1 filxhanë vaj
1 filxhanë qumësht
4 filxhanë miell
1 pluhur për pjekje (pecive)
1 sheqer vanill
2 luge kakao

Përgatitja :

Vezët dhe sheqerin i bëjmë bashke dhe i rrahim mire me mikser , pastaj aty shtojmë vajin dhe qumështin ,vazhdon përzierja me mikser ,pastaj hedhim miellin , pluhurin për pjekje dhe sheqer vaniljen , tash i rrahim me luge.
Gjysmën e masës se fituar e hedhim ne tepsi ndërsa gjysmës se mbetur i shtojmë 2 luge kakao , dhe e hedhim mbi brumin e pare duke e përzier me pirun .

Me këtë mase te përgatitur fitojmë një kek shume te shijshëm por sipas dëshirës mund ti hedhim edhe rrushe te thate , arra ,lajthia ose bajame.

E fusim në furrë të piqet për rreth 45 minuta në temp. 180 gradë.

E lëmë derisa të marrë një ngjyrë pak si të kuqërremtë.

MotraIme

Share.

Comments are closed.

Exit mobile version