Bashkëshortja e parë e të Dërguarit të Allahut (salallahu alejhi ue selem)

Gruaja e parë, nga të gjitha gratë e tjera të kohës së saj, ishte Hatixhe bint 1 Huvejlid ibën Esed ibën ‘Abd-ul- ‘Uzza el-Kurejshije el-Esedijje, e njohur me nofkën et- Tahira (e Pastra).

Ajo ishte gruaja e parë e të Dërguarit të Allahut (salallahu alejhi ue selem), ashtu siç ishte edhe gruaja e parë e cila e besoi atë si të Dërguar të Allahut, e cila e ndihmoi dhe i besoi atij atëherë kur kurejshitët e akuzonin si gënjeshtar dhe kur ata shprehën haptazi armiqësinë kundër tij.

Veprat e saj fisnike, të cilat vërehen në ndihmën që ajo dha ndaj fesë së Allahut, nuk mund të numërohen e as që mund të përfshihen në një libër të shkurtër siç është ky.

Do të mjaftohesha të përmendja se si ajo u tregua e sjellshme në rastin kur Muhamedi (salallahu alejhi ueelem) e informoi se çfarë i kishte ndodhur në shpellë, atëherë kur i erdhi Shpallja për herë të parë.
Imam Buhariu, në Sahihun e tij, si dhe të tjerët, transmetojnë nga Aisheja (radijallahu anha), nëna e besimdrejtëve, se i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem), pasi që i kishte ardhur Shpallja për herë të parë në shpellën Hira: “Kishte hyrë te Hatixheja bint Huvejlid {radijallahu anha) dhe i kishte thënë: “Më mbulo! Më mbulo”!
Ajo e kishte mbuluar, ndërkohë që atij ende nuk i kishte kaluar frika. Më pas, ai i kishte treguar Hatixhes se çfarë i kishte ndodhur dhe kishte shtuar: “Frikësohem për veten time”!
Hatixheja i kishte thënë: “Jo, pasha Allahun, Allahu asnjëherë nuk do të të poshtërojë, sepse ti i mban lidhjet familjare, iu ndihmon jetimëve dhe të varfërve, je mikpritës dhe qëndron në anën e atyre të cilët e përmbajnë të vërtetën”.

Atëherë Hatixheja (radijallahu anha) e kishte dërguar tek axha i saj Vereka ibën Neuvfel ibën Esed ibën Abdul-l’Uzza, tek njeriu i cili në periudhën parakuranore e kishte pranuar kristianizmin. Ai e njihte mirë shkrimin hebraik dhe nga Ungjilli në gjuhën hebraike e përshkruante atë që Allahu kishte dëshiruar që ai të rishkruante. Ai ishte një plak i lodhur dhe ishte pothuajse i verbër.
“O axha im, dëgjo nipin tënd”, – i tha Hatixheja.
“O nipi im, çfarë ke parë – e pyeti Vereka.
I Dërguari i Allahut {salallahu alejhi ue selem) ia rrëfeu Verekës atë që i kishte ndodhur dhe çfarë kishte parë, e ai i kishte thënë: “Ai ‘është Xhibrili, të cilin Allahu ia dërgoi Musaut (alejhisselam), Ku të kisha fatin të isha i ri dhe të isha gjallë atëherë kur do të të dëbonte populli yt.’’
“Vallë, a do të më dëbojnë”? ‘- e pyeti i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem).
Vereka tha: “Po, sepse asnjëherë askush nuk erdhi me diçka të këtillë që ti po sjell, e që të mos sulmohej. Nëse e përjetoj atë kohë unë do të të ndihmoj, aq sa do të kem mundësi”2 .

Ajo ishte e para e cila i besoi Allahut dhe të Dërguarit të Tij (salallahu alejhi ue selem). Ajo besoi në atë me të cilën ai kishte ardhur dhe, për atë arsye, Allahu ia lehtësoi (vështirësitë me të cilat ballafaqohej).
Po qe se ndonjëri i thoshte diç të rëndë dhe të keqe, ai shkonte tek ajo dhe ajo e trimëronte dhe ia lehtësonte vështirësitë të cilat ia shkaktonin njerëzit përreth .3

I Dërguari i Allahut (salallahti alejhi ue selem) u martua me te që në moshën rinore. Atëherë ai (i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ishte në moshën njëzetepesëvjeçare, ndërsa ajo ishte dyzetvjeçare. Ajo jetoi njëzet e pesë vite me të Dërguarin e Allahut (salallahu alejhi ue selam). Lindi dy djem dhe katër vajza. Ata janë: el-Kasim, Abdullah, Zejneb, Rukajja, Umu Kulthum dhe Fatima.

Në një rast, Xhibrili kishte ardhur tek i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) dhe i kishte thënë:
Të vjen Hatixheja me enë në të cilën është mishi, ose ushqimi, ose pija4 , e pasi që të të vijë, dërgoji selam nga Zoti i saj dhe prej meje, dhe përgëzoje me një pallat në Xhennet (i cili është i ndërtuar) nga margaritarë të lëmuar, ku nuk do të ekzistojë as zhurmë, e as mundime’!
Pasi që Hatixheja erdhi, i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) i tregoi se Allahu i kish dërguar selam.
Atëherë Hatixhe bint Huvejlid kish thënë: “Allahu është selam (Shpëtim), le të jetë selami për Xhibrilin”. Ajo qëndroi pranë të Dërguarit të Allahut (salallahu alejhi ue selem), duke e përkrahur atë dhe duke i ndihmuar në bartjen e vështirësive të mëdha.

Pasi që Hatixheja dhe axha i tij, Ebu Talibi, ndërruan jetë, ndaj të Dërguarit të Allahut filluan persekutimet dhe vështirësitë njëra pas tjetrës. Hatixheja ishte për të një ndihmëse e vërtetë dhe e sinqertë në fe.
Ajo ndërroi jetë në Mekë, tre vite para hixhretit, në moshën gjashtëdhjetë e pesë vjeçare. Ajo ishte shembulli madhështor i gruas së mirë besimtare. Allahu qoftë i kënaqur me të.

1 Transmetuesi i hadithit nuk është i sigurt se cilën nga këto gjëra e kishte përmendur i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem).
2“Fet’h uT-B ari bi sherhi Sahihi-I-Buhari, 1/22.
3 ‘el-lsabe’ nga ibën Haxheri, 8/60.
4 Shprehja arabe bint, do të thotë: e bija, p.sh. Hatixhe bint Huvejlid (Hatixheja e bija e Huvejlidit).

Pjesë e shkëputur nga libri:Muslimanet shembullore

Përgatiti:UmmuDavud/motraime

Share.

Comments are closed.

Exit mobile version