Me të vërtetë formimi i secilit prej jush bëhet në mitrën e nënës si një pike semeni për dyzetë ditë, pastaj shndërrohet në gjak të ngjizur, në një periudhë të përafërt me të parën, pastaj transformohet në një copë mishi, në një periudhë të njejtë.

Pastaj Allahu dërgon një engjëll, i cili fryen në të shpirtin, dhe engjëlli urdhërohet t’i shkruajë katër gjëra: riskun e tij, gjatësinë e jetës së tij, punët që do t’i kryej dhe atë se a do të jetë i lumtur apo i mjerë…’ Kështu, thotë pjesa e pare e hadithit të njohur e transmetuar nga Imam Buhariu dhe imam Muslimi mbi temën e Kaderit.

Rëndësia e këtij hadithi qëndron aty se shkenca tash vonë ka vërtetuar këtë proces të zhvillimit të embrionit/fetusit, që është, gjashtë ditë, afërsisht 40 ditë pas fertilizimit, embrioni shndërrohet nga zigota (sperma dhe veza) në embrion. Pastaj në 6 javët e tjera, afërsisht 40 ditë, shndërrohet në fetus (gjak të ngjizur), pas së cilës afërsisht për kohën e njëjtë, ashtu rreth 40 ditë, shndërrohet në formë të njohur njeriut (në copë mishi).

Shkenca ka zbuluar se fetusi mund të mendojë. Para 120 ditëve fetusi nuk mendon,
‘Truri i fetusit është në heshtje gjatë gjashtë javëve të para të jetës. Pas kësaj periudhe, shfaqen aktivitete me intensitet të ulët. Kështu që, edhe pse truri së paku ‘punon’, nuk është duke ‘menduar’ ndonjë ndjesi reale.’ (Të menduarit e Fetusit)
Por pas 120 ditëve, kur shpirti të hyjë në fetus, aktivitete e trurit fillojnë,
“Fetusi bëhet i vetëdijshëm dikur në tremujorin e dytë të shtatzënisë… Ekzistojnë evidenca nga ultrazëri se rreth 23 javëve (161 ditë) fetusi ëndërron. Ëndërrimi është gjithsesi një tregues i prezencës së aftësive të nevojshme për të menduar….’ (Të menduarit e Fetusit)
Ka edhe shumë gjëra të tjera që fetusi mund t’i bëjë gjatë kësaj periudhe, si: shfaqja e emocioneve (lumturisë, frikës, neveritjes etj) përmes mimikës së fytyrës së tij. Shqetësimin e tij mund ta shfaq përmes thithjes së gitshtit, ta mbrojë vetën përmes shqelmimit dhe e zhvillon memorien (të mbajturit mend).

Një tjetër zhvillim i rëndësishëm në këtë etapë është aftësia e njohjes dhe e dallimit të zërave. Eksperimentet e bëra vërtetojnë se:
Kur nëna i ka përsëritur fjalët fetusit të saj, pasi që ai të lind, bebi do ta pëlqej,
Një tregim që atij i është treguar dy herë në ditë, kur ishte fetus
• Një i porsalindur do të njohë dhe do t’i imitojë fjalët e nënës së tij.
• Muzika e një programi që nëna e ka shikuar gjatë shtatzënisë, do ta qetësojë atë.

Ajo që është më rëndësi lidhur me ketë është se bebeve mund t’iu mësohen disa kaptina të Kur’anit që kur janë në mitrën e nënës së tyre. Imagjino sikur t’i lexoje për çdo ditë Kur’an fetusit tënd, inshaa Allah pasi që ai të lind prej të gjitha librave dhe zërave të tjerë do ta preferojë Kur’anin. Do t’i njoh tingujt e Kur’anit dhe do të mundohet ta imitojë atë, dhe në recitimin e Kur’anit do ta gjejë rehatinë. A nuk është kjo ajo që ne duam për vetët tona dhe fëmijën tonë? Kujto se si do të shpërblejë Allahu, me mëshirën e Tij për këtë mirësi që i ke dhuruar fëmiut tënd.Shpërblimi yt do të jetë i dyfishtë: njëri për leximin e Kur’anit dhe tjetri për atë se i ke mësuar Kur’anin fëmiut tënd.

Edhe nëse nuk mundesh ta lexosh Kur’anin në tërësi, sa do që të mundesh, inshaa Allah, do të përfitoni që të dy. Disa sure dy herë në ditë, me lejen e Allahut, do të mbjellin tek fëmiu yt dashurinë për Kur’anin.

Kështu, gjatë shtatzënisë së ardhshme, apo tani nëse vetëm se jeni shtatzënë, në vend se ta shikosh televizorin apo të dëgjosh muzikë, merre Kur’anin dhe recito atë.

Referenca:
‘Të menduarit e Fetusit’, Amësia e mirë Vol 1, No 1, pg, 22.

Përktheu dhe përshtati: Z.L/motraime

Share.

Comments are closed.

Exit mobile version