Edukojini fëmijët tuaj sa janë të vegjël, së pari të jenë njerëz të denjë, me moral dhe besimtarë të mirë. Edukojini të jenë të sinqertë, të duan njëri-tjetrin dhe të jenë zemërgjerë e bamirës. Shkurt, ta meritojnë të quhen njerëz, me plot kuptimin e fjalës.

Edukimi moral i tyre është parësor, e ndërsa ai shkencor dhe profesional, vjen më pas. Mos u preokuponi shumë për fëmijët tuaj sa janë të vegjël se çfarë profesioni do të marrin, preokupohuni së pari të bëhen njerëz, sepse aftësia profesionale dhe dija shkencore merret edhe më pas, por edukata e të qenit njeri, mund të merret vetëm në vegjëli.

Kjo botë ka nevojë së pari për njerëz që ia dinë kuptimin kësaj fjale, e që më pas mund të bëhen edhe shkencëtarë, profesionistë dhe liderë të zotë, sesa gjeni që humbin shumë nga kuptimi i të qenit njerëz. E pra, siç thoshte dikush se, nëse edukojmë vetëm mendjen e njerëzve dhe jo shpirtin e tyre, në fund të mos habitemi kur të nxjerrim barbarë të arsimuar.

Justinian Topulli

/kohaislame/motraime

Share.

Comments are closed.

Exit mobile version