Puna me fëmijët është art, i cili u mungon shumë prindërve në faza të caktuara të jetës. Prindërit shpesh pyesin cila është mënyra më e mirë e edukimit të fëmijëve?

Është fakt se vetëdija e fëmijëve rezulton nga marrëdhënia jote ndaj tij. Nëse i bën me dije se është “fëmijë i mirë”, atëherë i ke bërë me dije se e do. Kjo do t`ia bëjë mendimin për vete si i mirë, njeri i ndershëm, i rëndësishëm në këtë botë. Nëse je i padurueshëm me të dhe e bën me dije se “nuk është fëmijë i mirë”, nëse vazhdimisht e kritikon, ai do të rritet nëkëtë frymë. Do të ketë mendimi negativ për veten, e që në fund do të kalojë në depresion, melankoli, rebelim dhe revoltë.

MËSOJE Ç`ËSHTË GABIMI

Kur e sheh që fëmija bën diç që ti nuk e dëshiron apo diç që nuk është e pranueshme, bëje të kuptojë që kjo nuk është mangësi tek ai si njeri, por vetëm gabim në këtë veprim.

Thuaj: “Ke bërë diç që nuk është e mirë”, në vend që t`i thuash: “Ti nuk je fëmijë i mirë”. Dhe thuaj: “Nuk ke vepruar mirë me vëllain tënd”, në vend që t`i thuash: “Je fëmijë i keq”.

LARGOHU NGA KONFLIKTET E ASHPËRA

Është me rëndësi që prindërit të dinë se si me kohë të reagojnë me butësi dhe vendosmëri me ndjenjat e fëmijës. Nuk duhet pasur konflikt të ashpër me fjalë apo goditje, as grindje në mes nënës dhe fëmijës. Duhet që atij t`i komunikohet me vendosmëri se atë që ka bërë është e keq dhe e papranueshme dhe se nuk je i kënaqur me këtë. Kjo nuk do të thotë që prindërit duhet të jenë tepër të butë dhe ta lënë fëmijën të bëjë çfarë të dojë.

Natyrisht, duhet të ekzistojnë orientime të qarta rreth asaj çfarë është e pranueshme e çfarë jo. Fëmija ka të drejtë të paraqet hidhërimin e tij nëpërmes qasjes apo bisedës, por asnjëherë nuk duhet lejuar t`i thyejë gjërat nëpër shtëpi apo t`i godasë shokët e tij dhe vëllezërit./xhamia-aarburg

Share.

Comments are closed.

Exit mobile version