Allahu e ka obliguar cdo person që ka arritur moshën madhore që është fizikisht i aftë që të agjërojë, dhe për këtë ka premtuar shpërblime të mëdha.
Megjithatë Allahu i ka liruar nga ky obligim personat me arsye valide, duke u mundësuar atyre të mos agjërojnë deri atëhere kur arsyeja e mosagjerimit përfundon. Mirëpo Allahu këta persona i ka obliguar që t’i kompenzojë këto ditë;
Allahu thotë: “ Muaji i Ramazanit në të cilin zbriti Kur’ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues. E kush e arrinë prej jush këtë muaj le të agjërojë, ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim le të agjërojë aq ditë nga ditët e mëvonshme. Me këtë Allahu dëshiron lehtësim për ju dhe jo vështirësim… (2:185)

Shtatëzënat dhe gjidhënëset janë një grup i këtyre personave që Allahu i ka liruar nga agjërimi.

Më poshtë gjeni disa këshilla mjekësore që do t’u ndihmojnë këtyre grave lidhur me muajin e Ramazanit:

– Duhet ta konsultosh mjekun nëse mundesh apo jo të agjërosh gjatë shtatëzanisë apo gjidhënies dhe pastaj ajo do tu tregoje se a jeni në gjendje te agjëroni apo jo

– Nëse gruaja shtatëzënë apo gjidhënsja frikësohet se do ta dëmtojë shëndetin e saj, atëherë obligimi i saj fetarë është që ta ndëpresë atë.

– Gruaja e cila mund të ketë probleme gjatë agjërimit, nëse agjeron duhet që shujta e saj të jetë mirë e balancuar në iftar. Ushqimi i saj duhet të përmbajë gjëra që e furnizojnë trupin e saj me kalori të nevojshme, sikur orizi, buka dhe pasta (makarona).

Një grua shtatëzënë zakonisht duhet të marrë afërsisht 2250 kalori në ditë, dhe këto kalori duhet të vijnë nga burime që janë të pasura me vitamina dhe minerale, si hekuri dhe kalciumi. Ne gjithashtu e këshillojmë atë që të pijë një gotë të madhe me lëng frutash, menjëherë pas prishjes së agjërimit. Duhet shmangur ushqimet që nuk treten lehtësisht si ushqimet shumë të fërguara, ngase kjo mund të shkaktojë vështirësi në tretje. Gjithashtu nuk duhet të ia teprojë me ushqim ngase kjo mund t’i shkaktojë probleme të frymëmarrjes.

– Shtatëzënat që kanë komplikime gjatë shtatëzanisë së tyre sikur tensioni i lartë i gjakut, diabeti, infeksione të veshkëve apo probleme me zemër duhet të mos agjërojnë ngase këto probleme ia pamundësojnë agjërimin pasi që e rritin rrezikun për demtimin e shëndetit të fetusit.

– Nese gruaja shtatëzënë agjëron, atëherë gjatë ditës ajo duhet të pushojë një pjesë të mirë të saj. Dhe i rekomandohet asaj që mes iftarit dhe syfyrit ta hajë edhe një shujtë të lehte.

– Nese gruaja shtatëzënë agjëron duhet gjithsesi të konsultohet me mjekun ngase sidomos muajtë e parë të shtatëzanisë gruaja duhet të hajë ushqim të balancuar që i nevojitet fetusit për tu zhvilluar normal, në të kundërtën ajo mund ta rrezikojë shëndetin e fetusit të saj dhe të vetin.

– Nëse gruaja shtatëzënë ka për qëllim që të agjërojë dhe gjendet në muajtë e fundit të saj të shtatëzanisë, ajo duhet të ketë kujdes të veqantë ngase kjo është periudhë më kritike sesa muajtë e parë të saj, përpos nëse shtatëzania e saj në periudhën e parë ka qenë normale.

Shkëptur nga: islamweb.com

Përktheu : UmmuSara/motraime

Share.

Comments are closed.

Exit mobile version