Kam gjetur këtë ide të mrekullueshme në një faqe interneti dhe vendosa të provoj ta bëj këtë! Unë mendoja se për të bërë një ABAYA në vetëm 2 orë është goxha e pamundur . Kështu që unë e shikova atë, dhe mund të them , nëse ju keni një përvojë qepje (nuk do të thotë te jesh një profesioniste ) , atëherë kjo do te jetë shumë e dobishme dhe do t’ja dalësh ta realizosh inshaAllah.

Pra fotot e mësipërme jane ato që unë realizova ! Sinqerisht , unë i dua këto abaja, për shkak se  dolen aq te lehta dhe qëndrueshme .
E posedoja ketë këtë këmishë të gjatë ( gjatësi deri te gjuri ) , por e kam urryer se ajo rrudhej aq shumë dhe u njollos me të vërtetë shpejt . Atë e lëja te varur në dollapin tim, por pa e përdorur .
Unë gjithashtu kishte një ABAYA të lindjes , që është bërë prej materialit të lirit,(lloj materiali si çarçaf) ngjyrë të hirtë ( gri) , po Elhamdulilah e linda fëmijën por nuk e shfrytëzova atë abajë. Pasi lexova udhëzimet , vendosa për ti kombinuar këto 2 së bashku .

Këto janë fotografi të detajuara të qepjes dhe si mund të shihni nuk janë te përkryera ( në të vërtetë shume larg nga ajo ), por funksionojnë Mashallah !

Këto janë fotografitë e procesit të saktë . Ju mund të përdorni çdo këmishë që ju keni ( mundësisht pambuku) dhe ajo do te jete pjesa e lartë e ABAYA pasi ajo është pjesa më e vështirë për të qepur .

 

Ju thjesht shënoni-prejeni zonën poshtë gjoksit tuaj dhe pastaj shtoni material në fund .

 

 

Mëngët: Këtu procedura është shumë e thjeshtë . Ju preni mëngët e këmishës tuaj pak më shkurtër ( diku 4 gishta, por e gjitha varet nga shija juaj) dhe shtoni të njëjtin material qe keni përdorur për trupin e abajes .

Postimi origjinal kishte këto foto të produktit të përfunduar dhe si mund të shihni autorja e ka bërë pjesën e materialit te trupit me dy ‘’fallta’’por kjo është zgjedhje juaj .

Shpresoj që ky postim te jetë i dobishëm per ju,dhe ta provoni për veten tuaj.

Burimi: ummhisham.blogspot/
Përktheu: UmuDavud/motraime

Share.

Comments are closed.

Exit mobile version