1. Unë të dua ty!

Kurrë asgjë nuk mund të më ndaloj të të dua. Asgjë që ti bën ose thua nuk do ta ndryshoj këtë.

 

2. Ti je e mrekullueshme/i mrekullueshëm!

Unë të shikoj me kurreshtje!

Jo vetëm për çfarë ti mund të bësh, por për kë je.

Nuk ka asnjë si ty. Asnjë!

 

3. Është në rregull të qash.

Njerëzit qajnë për çfardo lloj arsyesh; kur lëndohen, mërziten, gëzohen ose brengosen; kur janë nervoz, të frikësuar ose të vetmuar.

Edhe të rriturit qajnë. Edhe unë qaj.

 

4. Ti ke bërë një gabim. Ajo nuk ishte në rregull. Njerëzit gabojnë. Unë gaboj.

A është diçka që rregullohet?

Çfarë mund të bëjmë tani?

Tash përfundoi. Ti mund të fillosh përsëri. Unë e di se je penduar. Unë ta falë.

 

5. Ti bëre gjënë e duhur. Ajo ishte e frikshme ose e vështirë.

Edhe pse nuk ishte e lehtë, ti e bëre.

Jam krenare me ty; edhe ti krenohu me veten.

 

6. Më vjen keq. Më falë. Unë bëra një gabim.

 

7. Ti mund ta ndryshosh mendjen. Është mirë të vendosësh, por është mirë të ndryshosh poashtu.

 

8. Sa ide shkëlqyer!

Ti me të vërtetë ishe duke menduar!

Si të erdhi kjo ide?

Më trego më shumë. Ke mendje të pasur!

 

9. Ajo ishte sjellje e mirë. Ti bëre diçka shumë të dobishme dhe të kujdesshme për atë person. Kjo me siguri të bëri të ndjehesh mirë.

Faleminderit!

 

10. Kam një befasi për ty.Nuk është për ndonjë arsye të veçantë. Është thjeshtë befasi, e vogël, por befasi.

 

11. Unë mund të pres. Ne kemi kohë. Nuk ke përse të ngutesh këtë herë.

 

12. Çfarë ke dëshirë të bësh?

Është radha jote për të zgjedhur. Ti ke ide të shkëlqyera. Është e rëndësishme të ndjekim interesat tua të veçanta.

 

13. Më trego për të. Dua të degjoj më shumë.

Çfarë ndodhi më pas? Unë do dëgjoj.

 

14. Unë jam këtu. Unë kurrë nuk do largohem pa të përshëndetur.

Unë të shikoj ty. Unë të dëgjoj ty.

 

15. Të lutem dhe faleminderit. Këto janë fjalë me rëndësi. Nëse unë harroj t’i përdorë, a do të m’i kujtosh?

 

16. Më mungove. Unë mendoj për ty kur nuk jemi bashkë.

 

17. Vetëm mundohu. Edhe pak. Një provë, një hap. Ty mund të të pëlqej. Le të shohim. Unë do të të ndihmoj nëse të duhet ndihma ime. Unë mendoj se ti mund t’ia dalësh.

 

18. Unë do të ndihmoj. Të dëgjova se më thirre, unë jam këtu.

Si mund të të ndihmoj?

Nëse punojmë bashkë, mund ta përfundojmë këtë.

Unë e di se ti mund t’ia dalësh edhe vetë, por jam e lumtur të të ndihmoj pasi kërkove.

 

19. Çfarë dëshire ke?

Për mua është kënaqësi të dëgjoj se çfarë dëshiron ti, çfarë shpreson dhe çfarë ëndërron.

 

Përktheu dhe përshtati : Y.Zejnullahu/motraime
Burimi : thematernallens.blogspot

 

Share.

Comments are closed.

Exit mobile version