Facebook Twitter Youtube Google Plus Skype Vimeo RSS

Skica për ushqim të shëndetshëm gjatë Ramazanit


Idetë e mëposhtme për ushqim të shëndetshëm do t’ju dhurojnë një dietë të larmishme dhe të balancuar gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, insha Allah! Ato përfshijnë përbërës nga pesë grupet më kryesore të ushqimeve.

Kjo skicë ushqimore është shkruar nga ekspertë mjekësorë nën konsultim me dijetarë islamë.

Lëngjet (uji dhe lëngjet e pemëve) dhe hurmat duhet të zënë vend tek secili syfyr (ushqimi i para agimit) dhe iftar (darka, ushqimi që hahet pas çdo agjërimi ditor). Agjërimi prishet me hurma e pastaj vjen darka (iftari).

Syfyri: një tas me qull me qumësht, një thelë buke të thekur dhe një grusht arra e të ngjashme të pakripura.

Iftari: pide (somune, pitalka) me mish pule, sallat, hummus ( pure qe permban tahini, qiqra,vaj ulliri, lëng limoni, kripë dhe hudhër), si dhe një ose dy copë bakllava.


Syfyri: drithëra me bazë gruri me qumësht, një kulaç të thjeshtë apo gurabije, si dhe një mollë apo banane.

Iftari: mish pule me oriz të zier, gjellë me perime dhe sallat mikse të pasuar nga sallat frutash me vetëm krem.


Syfyri: një tas me grurë të grirë ose muesli dhe një dardhë ose portokall.

Iftari: peshk të pjekur me perime të skuqura ose gjellë peshku me oriz të pasuar me pasta të ëmbël ose një copë xhelebije (ëmbësirë indiane).


Syfyri: djathë, pastaj një lugë çaji me xhem me biskota të thata ose bukë të thekur, si dhe një grusht me fruta të thara.

Iftari: makarona të gatuara me perime dhe mish pule ose peshk, si dhe një thelë torteje të thjeshtë me krem karamel.

Burimi : Breziiri

Read 2038 times Last modified on Saturday, 13 June 2015 15:30
Rate this item
(0 votes)

Leave a comment

Make sure you enter all the required information, indicated by an asterisk (*). HTML code is not allowed.

Na kontaktoni:

Për paqartësi, pyetje, sugjerime, bashkëpunime, vërejtje dhe arsye të tjera na kontaktoni:

Email
This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
Tel:
+377 44 000 111

Prishtinë
Rruga "Pa emer".

Vegëza të dobishme

Ngjarje të rëndësishme

Grup i nenave gjidhenese ne Fb

18 December 2014

Gupi i nenave gjidhenese ne FB (https://www.facebook.com/groups/gjidhenja/) Ky grup ka per...

“Klubi i librit”

29 April 2014

Selam alejkum motra të dashura, Insha Allah Qendra EMTEC (Prishtine) po...

Kurs online

02 April 2014

Abonohuni

Për tu njoftuar për publikimet dhe ngjarjet e fundit përmes emailit, ju lutem abonohuni me emailin tuaj.