Facebook Twitter Youtube Google Plus Skype Vimeo RSS

Disa rregulla për erëzat

Si mund të quhet një gatim i shijshëm, pa erëzat ushqimore dhe aromatizimin e gjellëve dhe ëmbëlsirave? Ushqimi do të ishte i pashijshëm dhe bajat. Erëzat janë përbërësit më të mirë për të aromatizuar gjellët , ushqimet dhe ëmbëlsirat, për t’i bërë ato më të shijshme, më të ushqyeshme e të shëndetshme.

Borziloku
Gjethet dhe lulesat, të freskëta ose të thata, përdoret për aromatizimin e salcave të kuqe që u hidhen sipër makaronave, në gatimin e peshkut në furrë, në gatimin e zogjve (pulave) në sallatat e ndryshme dhe në picat. Makaronat me borzilok, domate të freskëta dhe hudhër janë specialitet i veçantë. Borziloku ka një aromë të lehtë dhe të këndshme.

Dafina
Si erëz në kuzhinë përdoren gjethet e thara: në marinimin e mishrave të egër dhe të butë në gjellët e furrës, në tavat me peshk, me mish, në patatet e furrës, në gatimin e mëlçive, hyn në përbërjen e kimave me mish të grirë e salce të kuqe, në fasule dhe gatesat me lakër të bardhë dhe disa lloje turshish. Aroma është e këndshme, përmirëson shijen dhe shton oreksin.

Hudhra
Si erëz, mund të përdoret në thelpinj, të freskët apo të tharë në formë pluhuri. Përdorimi në kuzhinë, është i shumtë: në mishrat e furrës, të skarës, të peshkut, salca e fërgesa, gjellët me zarzavate, qofte, përgatesat e sallatës me panxhar të kuq, salcën e kosit etj.

Rozmarina
Ndryshe, ajo njihet edhe me emrat landrivan, androlivan, sefergjen deti, etj. Si erëz përdoren gjethet e thata, të cilat janë të holla e të gjata 2-3 cm. Përdoret në gatimin e mishit të qengjit, të furrës e të skarës, të peshkut, të furrës me zarzavate, patate të furrës, në salcën e makaronave, etj.

Majdanozi
Është mjaft i njohur në vendin tonë. I përdoren gjethet e freskëta, por edhe të thara e të grimcuara, si një formë më praktike. Është një nga perimet, qe me erën e saj të këndshme u përmirëson shijen, sallatave, supave dhe gjellëve të ndryshme me lëng, përdoret në përgatitjen e midhjeve dhe karkalecave të detit, zbukurimin e pjatave të ndryshme, në salcat e bardha, të kuqe etj.

Piperi i zi i bluar
Përdoret në të gjitha gatimet e pastave, gjellët me salce të kuqe, tavat me peshk në supat, mishrat e kuq të gatuar në furre apo në zgarë etj. Ka një përdorim të gjerë, pothuajse në të gjitha gatimet.

Piperi i zi kokërr
Piperi i zi kokërr, është një nga erëzat me pikantë, që përdoret pothuajse në gjithë botën, dhe në varësi të shijes ka përdorim të gjerë në shumë gjellë si: gogozhare, speca të kuq, turshi të ndryshme, perimet (trangujt, patëllxhanët, lakrat etj), në çomlek, peshk, etj.

Piperi jeshil kokërr
Është shumë cilësor dhe përdoret në kuzhinat e restoranteve luksoze dhe për prodhimin e salcave të shijshme e të veçanta.

Nënëxhiku (menta)
Si erëz i përdoren, gjethet e njoma, të thara ose të thërrmuara. Është shume aromatike. Ka përdorim të gjere në gatimin e gjellëve, sidomos në gatimin e qofteve, në salca të ndryshme, në supat me perime, në fasule pllaqi, në gatimin e mishit të qengjit me qepë të njoma. Është e pazëvendësueshme në përsheshin me gjel apo pulë deti. Hidhet në fund të
gatimit. /Telegrafi/

Read 3491 times
Rate this item
(0 votes)

Leave a comment

Make sure you enter all the required information, indicated by an asterisk (*). HTML code is not allowed.

Na kontaktoni:

Për paqartësi, pyetje, sugjerime, bashkëpunime, vërejtje dhe arsye të tjera na kontaktoni:

Email
This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
Tel:
+377 44 000 111

Prishtinë
Rruga "Pa emer".

Vegëza të dobishme

Ngjarje të rëndësishme

Grup i nenave gjidhenese ne Fb

18 December 2014

Gupi i nenave gjidhenese ne FB (https://www.facebook.com/groups/gjidhenja/) Ky grup ka per...

“Klubi i librit”

29 April 2014

Selam alejkum motra të dashura, Insha Allah Qendra EMTEC (Prishtine) po...

Kurs online

02 April 2014

Abonohuni

Për tu njoftuar për publikimet dhe ngjarjet e fundit përmes emailit, ju lutem abonohuni me emailin tuaj.