Facebook Twitter Youtube Google Plus Skype Vimeo RSS

Sallatë e ngrohtë me patate

Si të gatuajmë “Sallatë të ngrohtë me patate”

Ziejmë patatet në ujë me kripë për 15-20 minuta, ose deri sa të bëhen. Ndërkohë përziejmë 2 lugë gjelle vaj ulliri me lëngun dhe lëkurën e limonit, specin djegës dhe pak kripë. I heqim patatet nga zjarri dhe i kullojmë. I lëmë të ftohen pak dhe i qërojmë. I presim në feta. I hedhim në tasin e vajit dhe i përziejmë mirë. Shërbejmë në një pjatë bashke me gjethet e sallatës jeshile dhe rrepat. Skuqim nga të dyja anët djathin e dhisë në një tigan me vaj ulliri. Vendosim djathin mbi sallatë dhe shërbejmë menjëherë.

Përbërësit:
- 250 gr patate të reja
- vaj ulliri
- lëkura dhe lëngu I ½ limoni
- 1 spec I kuq djegës, i grirë hollë
- 100 gr rrepa të prera ne feta të holla
- 1 kokë sallatë jeshile e ndarë në gjethe dhe e larë mirë
- 2 lugë gjelle qepujka
- 250 gr djathë dhie i fortë, i prerë në feta
- kripë

Ju bëftë mirë!

STG/kohaislame.com

Read 2788 times
Rate this item
(1 Vote)
More in this category: Pulë Gjahtari (Cacciatore) »

Leave a comment

Make sure you enter all the required information, indicated by an asterisk (*). HTML code is not allowed.

Na kontaktoni:

Për paqartësi, pyetje, sugjerime, bashkëpunime, vërejtje dhe arsye të tjera na kontaktoni:

Email
This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
Tel:
+377 44 000 111

Prishtinë
Rruga "Pa emer".

Vegëza të dobishme

Ngjarje të rëndësishme

Grup i nenave gjidhenese ne Fb

18 December 2014

Gupi i nenave gjidhenese ne FB (https://www.facebook.com/groups/gjidhenja/) Ky grup ka per...

“Klubi i librit”

29 April 2014

Selam alejkum motra të dashura, Insha Allah Qendra EMTEC (Prishtine) po...

Kurs online

02 April 2014

Abonohuni

Për tu njoftuar për publikimet dhe ngjarjet e fundit përmes emailit, ju lutem abonohuni me emailin tuaj.