Facebook Twitter Youtube Google Plus Skype Vimeo RSS

  

“Pas çdo burri të madh qëndron një grua.”

Ndaj këtij proverbi dallojnë këndvështrimet e njerëzve prej përkrahësve dhe kundërshtuesve të tij. Mirëpo mendoj se të gjithë pajtohemi rreth rëndësisë që ka bashkëshortja në jetën e njerëzve dhe të gjithë besojmë se ajo ka një rol të rëndësishëm, që nëse e luan si duhet, do të lundrojë anija ashtu siç donë kapitenët e saj.

Për këtë arsye i dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, përmend në shumë raste rëndësinë e gruas saqë ua ka tërheq vëmendjen rinisë për anën obliguese të gjetjes së femrës me moral islam, e cila i frikohet Zotit në detyrat e saj ndaj burrit, shtëpisë dhe fëmijëve.

Mendoj se të gjithë do të pajtoheni me mua, se hoxha si thirrës në rrugën e Allahut është njeriu më i nevojshëm që të ketë një grua të dalluar që ec pas tij, qëndron në shtëpinë e tij dhe i ndihmon në përmbushjen e misionit të tij. Athua përse kështu? Për disa arsye, është përgjigja. Ndër arsyet më të rëndësishme:

1. Vet dallimi i hoxhës nga të tjerët.

Ai dallon prej të tjerëve në shumë aspekte. Dinamika e kohës së tij nuk është sikur e të tjerëve. Preokupimet e tij dallojnë nga preokupimet e të tjerëve dhe në këtë mënyrë punët dhe angazhimet e tij dallojnë nga punët dhe angazhimet e të tjerëve. Nëse një njeri i rëndomtë nuk ka preokupime zakonisht, përveç atyre personale si; ana sociale, shtëpia, fëmijët etj., thirrësi nuk mbetet vetëm me preokupimet e tij personale, por ato tejkalojnë nevojat e tij dhe ngrihen në shkallën e përmirësimit të gjendjes së ummetit në përgjithësi dhe largimin e njerëzve prej realitetit tronditës, në të cilin po jetojmë.

Pra në kohën kur njerëzit e rëndomtë përpiqen tërë kohën rreth familjes dhe plotësimit të nevojave dhe dëshirave të tyre, thirrësi aq e ka agjendën dinamike saqë koha e tij e ndarë për familjen e tij është shumë e ngushtë.
Në këto suaza, nëse gruaja, e cila qëndron pas këtij burri hoxhë nuk dallon nga të tjerat me vizionin e saj rreth gjërave të ndryshme si dhe me preokupimet dhe ambiciet e saja, nuk ka dyshim se “anijes së hoxhës” do t’i vështirësohet rruga e lundrimit, e ndoshta edhe më keq, kjo mund të kuptohet si bllokadë e veprimit të saj.

Paramendojeni një hoxhë thirrës, që sa herë kthehet në shtëpi, pas mundit që ka bërë dhe angazhimit të tij, me të cilat synon kënaqësinë e Allahut, e gjen një grua që fillon ta shfaq mërzitjen e saj dhe monotoninë që e ka përjetuar kohë të gjatë duke ndenjur e vetmuar. Ose fillon t’ia numërojë burrit të saj listën e gjatë të kërkesave, që nuk mund t’i përballojë ato aspak.

Paramendojeni një grua, e cila e shikon gjatë burrin e saj thirrës dhe mahnitet me idetë e tij që i posedon dhe me ambicien e tij të lartë, që e bën të vrapoj vazhdimisht në përmirësimin e gjërave që kanë të bëjnë me popullatën e përgjithshme, e jo me problemet personale të gruas së tij? Sikur e shoh këtë grua duke u orvatur ta largojë burrin e saj nga vendosmëria e tij dhe dal-ngadalë të zvogëlojë elanin e tij të entuziazmit që ka për fe dhe ummet, dhe punon palodhshëm për futjen e pesimizmit në brendinë e tij duke i përmendur gjëra të shumta, të cilat është vështirë të ndryshohen.

2. Vështirësitë dhe rreziqet e shumta, me të cilat ballafaqohet thirrësi në rrugën e tij.

Këto gjëra e bëjnë këtë hoxhë me nevojë të domosdoshme që ta ketë një grua, e cila i kupton nevojat e intervalit, që po e jeton burri i saj dhe po kalon nëpër të, andaj duhet të durojë dhe të nxis për durim. Duhet të bindet se burri i saj nuk është i vetmi, që po ec mbi këtë rrugë të mbushur me gjemba dhe përjetime të vuajtura. Historia është e mbushur me emra të burrave, gjakrat e të cilëve ishin çmimi i parimeve të tyre të larta, të cilat i përqafuan dhe luftuan për përhapjen e tyre. Ajo duhet të bindet gjithashtu se qederet, që e rrethojnë burrin e saj, nuk do të thotë se e ka humbur betejën. Mund të ndodh që fitorja të jetë e mbështjellë me petkun e humbjes. Sa herë njerëzit janë habitur me ideologji e parime të ndryshme, të cilat i tejkaluan kufijtë e normales, të inkorporuara nga bartësit e tyre për t’u jetësuar dhe për t’i trashëguar brezat më pas!
Ndërsa nëse në shtëpinë e bashkëshortit thirrës, nuk ekziston një grua e vetëdijshme, e cila beson në këtë që u tha, pa dyshim ajo shtëpi e ka humbur balancën familjare, gjë e cila do të ndikojë negativisht në sjelljet e anëtarëve të familjes, djem e vajza.

3. Nevoja e fëmijëve të thirrësit për një nënë besimtare, të dalluar, që i përballon angazhimet për përmirësimin dhe edukimin e tyre gjatë kohës së mundshme dhe shumë të shpeshtë të mungesës së babait të tyre.


Kur ta dimë se disa nga këta thirrës kolosë, janë begatuar me fëmijë që nuk i kanë parë, kjo gjë na e shton bindjen, se thirrësi ka nevojë për një grua, e cila ndryshon nga gratë e tjera. Po ashtu na shtohet bindja edhe më tepër, se kjo grua duhet të ketë edukatë të veçantë, që e përgatit të përballet me sfida të ndryshme dhe përgjegjësi të mëdha në jetën e saj, në mënyrë që të jetë një vijë frontale e brendshme, që me durimin dhe qëndresën e saj e motivon burrin e saj të jetë i qëndrueshëm dhe në kontinuitet të pozicionimit dhe angazhimit të tij. Sidomos koha nëpër të cilën po jetojmë, janë bërë të rrallë njerëzit e qëndrueshëm, kurse janë shtuar të pafuqishmit dhe mospërfillësit, LA HVLE VE LA KUVVETE IL-LA BIL-LAH.

Motra ime, shpresa jonë!
Dije se vuajtjet tuaja, durimi i juaj janë padyshim përfillje e urdhrit të Allahut të Lartësuar për durim dhe nxitje për të. Ndërsa për ata që durojnë në Rrugën e së Vërtetës, është meritore që të arrijnë prej Allahut shpërblimin më të përsosur.

Motra ime e dashur!
– Merre Hadixhën, Allahu qoftë i kënaqur me veprat e saj, si modelin më të mirë. Ishte mbështetësja kryesore dhe krahu më i fuqishëm i burrit të saj, të Dërguarit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, në bartjen e misionit të tij, ku e ndihmoi, i besoi, “e mbuloi”(Lexo, ajetet e para të surës el-Muzzemmil.) dhe e inkurajoi të Dërguarin me rastin e ardhjes së shpalljes për herë të parë. I Dërguari ishte i shqetësuar me fjalët “Lexo”, kur ai ishte analfabet, dhe kur u kthye në shtëpi, Hadixheja i tha fjalën e saj të mirënjohur: “Pasha Allahun kurrë nuk do të të poshtërojë Allahu. Ti i mban lidhjet me të afërmit, je i sinqertë në fjalë, i ndihmon të vobektit, fiton pasuri dhe për dallim prej të tjerëve e shpërndanë nëpër nevojtarë… ( Transmetojnë nga Aisha, Buhariu dhe Muslimi.)

– Lëshoji “shigjetat e natës” pas mesnate dhe lute Allahun për burrin tënd dhe për të gjithë ata që thërrasin në të Vërtetën, që t’i forcojë Allahu dhe t’ju ndihmojë. “Shigjetat e natës nuk ecin por janë të lidhura me kohën, kurse koha harxhohet” – tha imam Shafiiu.

– Angazhohu me fëmijët e tu duke i edukuar dhe duke i arsimuar me dije të dobishme dhe vepër të frytshme, që e nxit frikën ndaj Allahut. Mbjelle bindjen në brenditë e tyre se parimet sa më të shëndosha të jenë, aq më i shtrenjtë është çmimi i përhapjes së tyre.

– Ngrehe kokën lartë dhe krenohu me faktin se burri yt është prej bartësve të së Vërtetës dhe ji e sigurt se flamuri i së Vërtetës nuk do të bie, edhe nëse bartësi i tij rrëzohet.
Në fund:

Motër e dashur, mund të sprovoheni me padrejtësi e mundim,
Por sprova fetarisë i shton forcën.
Një nënë ka djalë “Ammarin” e tjetra vet është Ammara (Sumeja nëna e Ammarit të Jasirit, ishte shehideja e parë në Islam).
Ke besë në Zotin dhe qëndro përballë armiqve.
Besimtaret në kohët më herët bënë durim,
Përballë politeistëve në mënyrat më burrërore.

Fatime El-Bettah
Përktheu: Muhamed DËRMAKU/dijaonline

 


Paralelisht me nxitjen dhe zhvillimin e shprehive higjienike, të punës dhe kulturës së sjelljes, tek fëmijët duhet zhvilluar edhe shprehitë “fetare”.

Me këtë nënkuptohet leximi i Bismelës para ushqimit, veshmbathjes ose para fillimit të çdo pune të mbarë, leximi i lutjeve të shkurtra e deri te falja e namazit dhe të praktikuarit e agjërimit.
Në Islam, zhvillimi i shprehive fetare është në lidhje të ngushtë me shprehitë higjienike (larja e duarve para dhe pas ngrënies, larja e dhëmbëve pas bukës, larja e trupit, marrja e abdesit).

Në shprehitë fetare bën pjesë edhe edukata e bukur, komunikimi dhe sjellja me të tjerët, të folurit dhe sjellja e bukur, si dhe kryerja e obligimeve të caktuara, që do të thotë se shprehitë fetare përfshijnë shprehitë higjienike, të sjelljes së kulturuar, si dhe shprehitë e punës, andaj për këtë nevojitet t`i kushtohet kujdes i veçantë, përpos arsyes kryesore, gjegjësisht formimit të personit të qëndrueshëm dhe të nënshtruar ndaj ZOTIT.

Duke u nisur nga hadithi, i cili thotë se të gjithë fëmijët lindin në natyrshmërinë islame, mund të përfundojmë me të drejtë se ky është mendim i shkëlqyer për formimin e shprehive fetare tek fëmija nga vegjëlia, gjegjësisht që ALLAHU i Madhërishëm, prindërve u ka lehtësuar në masë të madhe edukatën (fetare) te fëmijët e tyre. Pra, fëmijët në natyrën (fitoren) e tyre e kanë të mbjellë ndjenjën e dhuruar nga ZOTI dhe nevojën për besim në një ZOT, gjegjësisht bazën në të cilën më vonë do të ndërtojmë dhe forcojmë besimin e fëmijës.

Pra, si parakusht për formimin e suksesshëm të shprehive fetare te fëmijët, mbeten vetëm prindërit dhe shprehitë e tyre fetare. Pasi që shembulli individual i prindërve është mjeti edukues për zhvillimin e cilësive pozitive të personalitetit tek fëmijët, kështu nga shprehitë dhe kryerja e rregullt e obligimeve fetare të prindërve, varet edhe zhvillimi i traditave fetare tek fëmijët.

Preferohet që sa më herët fëmijëve t`u mundësohet t`i shikojnë prindërit përderisa marrin abdes, duke i imituar. Prapëseprapë, në vetëdijen e fëmijëve do të regjistrohen lëvizjet të cilat i bëjnë prindërit e tyre, kështu që me lehtësi edhe vetë do t`i imitojnë e në fund do t`i kryejnë në mënyrë të pavarur ato obligime. Preferohet që prindërit, përderisa marrin abdes, me zë të flasin për atë që bëjnë - sa herë dhe si duhet larë duart, fytyrën këmbët, etj. Më vonë, munden me zë t`i lexojnë lutjet gjatë marrjes së abdesit.

Në ndërkohë, që të mos ndihet i tepërt fëmija, përderisa prindi merr abdes, ai mund t`ia japë sapunin, pastën për dhëmbë, t`ia mbajë peshqirin dhe gjëra të ngjashme, duke i ndihmuar kështu prindit. Fëmija në këtë mënyrë ndihet i rëndësishëm dhe pjesëmarrës i një situate, pra nuk është i privuar dhe pasiv. Dikur më vonë, prindi mund t`i propozojë fëmijës që së bashku të marrin abdes. Ngjashëm është edhe me formimin e shprehive tjera higjienike.

Në lidhje të ngushtë me shprehitë higjienike, janë edhe ato të punës, sepse pasi të rritet pak, mund të kujdeset për furnizimin e shtëpisë me pastë të dhëmbëve, sapun, detergjent, etj. Në këtë mënyrë, të fëmija formohet rregulli dhe ndjenja e përgjegjësisë. Me kujdes të përhershëm për vete dhe mjedisin jetësor, prindërit duhet t`i japin fëmijës udhëzimet për sjelljet e ardhshme të tij. Kur babai ose nëna veshin rroba të pastra, fëmijës mund t`i shpjegojmë se KRIJUESI ynë – ALLAHU i Madhërishëm, e do pedanterinë, pastërtinë dhe bukurinë. Fëmijës duhet t`i tërhiqet vërejtja se kjo pedanteri nuk bëhet për pëlqimin e të tjerëve, por për atë se ZOTI ynë dëshiron që me pamjen e bukur t’u japim shembull të tjerëve. Pra, shprehitë higjienike dhe fetare gërshetohen.

Prindërit duhet t`ia tërheqin vëmendjen fëmijës edhe në obligimin që para kryerjes së namazit duhet të jemi të pastër, si në petka ashtu edhe në vendin ku falemi. Kështu, dalëngadalë, e fusim fëmijën në parakushtet e kryerjes së namazit.
Krahas me mësimin e këngëve të shkurtra, numërimit, etj. fëmijëve duhet t’u mësojmë kaptina të shkurtra nga KUR`ANI fisnik. Para kësaj, fëmijës i nevojitet të mësojë përshëndetjen islame duke e praktikuar në shtëpi. Është tejet me rëndësi që fëmija, sa më herët të mësojë fjalën BISMIL-LAH para bukës dhe ELHAMDULIL-LAH pas bukës.

Në shprehitë fetare bën pjesë edhe dhënia e përparësisë anës së djathtë në kryerjen e punëve të dobishme, p.sh. gjatë ushqimit, veshjes, hyrjes në shtëpi, në gjumë, etj. Prindërit, një sjellje të tillë të duhet ta lavdërojnë, bile edhe ta shpërblejnë, në mënyrë që fëmijës t`i hyjë në qejf. Kryerja e rregullt e namazit nga ana e prindërve, është themel që fëmijët të mësohen herët me këtë obligim fetar.

Posaçërisht atmosfera festive gjatë Ramazanit do të ngulitet në mendjen e fëmijës dhe më vonë do të kontribuojë në të praktikuarit e agjërimit.
Meqë, tek fëmija mbillet ndjenja dhe dashuria ndaj Islamit, këtë vetëm duhet kultivuar dhe rezultati, në dhëntë ZOTI, nuk do të mungojë.


Fëmijëve duhet dhënë shpjegime racionale

Në shprehitë fetare bën pjesë edhe largimi i të gjitha gjërave të palejuara në Islam. Kështu, fëmija që nga vegjëlia mësohet se çfarë duhet dhe çfarë nuk duhet të konsumojnë, të punojnë, të bisedojnë, etj. Prindërit, të cilët mësojnë fëmijën se në Islam është e ndaluar ajo çka është e dëmshme, e në atë rast vetë konsumojnë nikotinë, janë kundërthënës dhe mund të shkaktojnë konfuzion në kokën e fëmijës. Mjerisht, shumë prindër në pyetjen përse është i ndalura konsumimi i mishit të derrit, nuk dinë të japin shpjegime. Për këtë, vetë prindërit duhet në mënyrë të përhershme të edukohen dhe të mundohen që fëmijëve të tyre t`u shpjegojnë gjërat në mënyrë adekuate.

Në anën tjetër, kjo nuk do të thotë se fëmijët duhet izoluar tërësisht nga ndikimet e jashtme. Përkundrazi, me shembuj fëmijëve duhet dhënë argumente dhe shpjegime racionale si dhe përgjigje relevante lidhur me ndalesat e caktuara në Islam. Sepse, nëse fëmijës i përsëritet vazhdimisht diçka që është e ndaluar dhe që nuk duhet bërë, duke mos i dhënë për këtë kurrfarë shpjegimi, përpjekjet tona të tilla që fëmijës t’i mësoni diç, mund të shkaktojnë vetëm efekt të kundërt.

Traditat fetare janë pjesë përbërëse e moralit të njeriut, personalitetit gjithëpërfshirës së tij, mënyrën se si sillet ndaj të tjerëve, cilësitë pozitive të personalitetit që ka ndërtuar, sepse mu këto janë themel i veçantë për të gjitha këto.
Vetëm fëmija, i cili nga vegjëlia është mësuar të bëjë detyra të caktuara dhe këto bëhen pjesë përbërëse e ekzistencës së tij, më vonë do të jetë rezistues në të gjitha ndikimet negative të shoqërisë. Dhe sado që jeta e tij ndoshta do të lëvizë në kahje tjetër, kur të rritet, ai përsëri do të kujtojë fëmijërinë, do të kujtojë fjalët të cilat ia ka thënë babai dhe nëna, si janë sjellë ata dhe do të turpërohet të tradhtojë mundin e tyre. Për këtë është me rëndësi jetësore që prindërit të sillen me shembull dhe t`i kryejnë obligimet e tyre, sepse nga kjo në masë të madhe varet se si do të sillen fëmijët e tyre kur të rriten.


Përgatiti: Prim.med.dr.sci. Ali Iljazi


Nuk qëndron e tëra në të vjellura, urth dhe strija. A e keni ditur se shtatzënia është në fakt e shkëlqyer për shëndetin e gruas?
Të gjithë janë gati mirë të informuar për vështirësitë e shumta gjatë shtatzënisë, sikur përzierjet e mëngjesit, kapsllëku, urthi, strijat apo shtrëngimet në këmbë. Kurse këto janë vetëm disa nga dukuritë e pakëndshme që na ndodhin gjatë shtatzënisë. Ndonjëherë në realitet duket sikur është gjëndje e pakëndshme e jo e këndshme.

Por, besoni apo jo, foshnja nuk është e vetmja gjë e mirë që do ta “fitoni” pas lindjes. Vrulli hormonal që ju ndodhë gjatë kohës që mbani foshnjën nuk stimulon vetëm zhvillimin e foshnjës, por edhe shëndetin tuaj. Disa grave i përmirësohet shëndeti madje edhe pas shtatzënisë.

Edhe pse shumica e grave më në fund shtatzëninë e llogarisin si përvojë pozitive, shumë nëna i kujtojnë vetëm simptomat negative gjatë shtatzënisë. Megjithatë, jo rrallë thonë se kanë qenë plot elan dhe gjatë tremujorit të dytë dhe të tretë kanë qenë më energjike.

Gjatë shtatzënisë i largojmë zakonet e këqija

Shtatzënia stimulon shumë ndryshime pozitive shëndetsore ashtuqë ju nxitë të largoni zakonet e këqija. Për shembull, shtatzënia është frymëzimi më i mirë dhe nxitja për të ndaluar pirjen e duhanit. Është gjithashtu motivim shumë i mirë për të dalë në ajër të freskët dhe stërvitje. Hulumtimet gjithashtu kanë treguar se grup i caktuar i grave, për shembull ato me dijabet, e përdorin shtatzëninë në mënyrë të mirë për tu përballur më lehtë me sëmundjen e tyre. Shpesh zakonet e reja bëhen udhëzime për një mënyrë jetese më të shëndetshme.

Pas lindjes zvogëlohen dhimbjet menstruale

Më herët apo më vonë, pas lindjes dhe të ushqyerit me gji cikli i juaj menstrual do të kthehet. Por, ja dhe efektet anësore edhe atë pozitive. Ndoshta do të keni më pak se më parë ngërçe të pakëndshme. Disa gra tregojnë se dhimbjet menstruale i janë zvogëluar pas lindjes. Zvogëlimi i dhimbjeve përgjithësisht është e njohur, por askush me siguri nuk e din përse paraqitet.

Rreziku nga kanceri, më i vogël

Hulumtimet më të reja se shtatzënia është mbrojtje e rëndësishme kundër kancerit të gjirit dhe vezoreve. Sa më shumë shtatzëni keni kaluar dhe sa më e re keni pasur fëmijë, jeni më e mbrojtur. Gjithashtu disa studime pohojnë se të ushqyerit me gji më gjatë se tre muaj mund ta zvogëlojë rrezikun nga disa karcinoma. Por, këto janë akoma vetëm teori për lidhjen mes kancerit dhe shtatzënisë.

Shqisat më të forta

Ndoshta gjatë shtatzënisë akullorja me luleshtrydhe do të jetë më e shijshme se që ka qenë më parë ashtuqë nuk mund ta refuzoni shijen e saj. Shtatzënia nganjëherë e rritë perceptimin e shijes, ndoshta sepse rritet edhe shqisa e juaj e të nuhaturit. Ndoshta për shkak të hundës së njejtë, që në stadin e hershëm të shtatzënisë keni pasur të vjellat e mëngjesit, tani ushqimi ka aromë të pakundërshtueshme. Një nga teoritë se të nuhaturit rritet, instiktivisht ju ndihmon si t’i shmangni substancat e rrezikshme sikur alkooli dhe cigaret.

Forcë e re përmes përvojës së lindjes

Gratë tregojnë se si gjatë shtatzënisë i është rritur vetëbesimi. Veçanërisht grave të cilat që nga fillimi i shtatzënisë nuk kanë pasur kurrfarë vështirësi dhe të cilat e kanë kuptuar se edhe më tej mund të bëjnë shumë aktivitete. Lindja nganjëherë krahasohet me vrapimin e maratonës. Fakt është se gratë gjatë shtatzënisë gjejnë forcë të re në vete që ta sjellin në jetë foshnjën e tyre. Kurse shtatzënia dhe lindja mund të çrregullojnë vizionin tuaj për jetën. Edhe atë për mirë!

femra.net/motraime

Pas veres dhe me fillimin e vjeshtes folket kane nevoje per kujdesje te vecanta, mendoni qe kjo periudhe koicidon dhe me nderrimin e stines.
Floket duken te lodhur dhe te stresuar dhe shpesh verifikohet edhe nje renie e cila mund te behet shqetesuese. Problemi derivon edhe nga kujdesi i paket gjate stines se veres, ne fakt kur jemi me pushime, shpesh nuk kemi deshire te kujdesemi per floket, ti hidratojme apo ti perkedhelim ato, kur kthehemi ne shtepi, i gjejme te stresuar dhe pa energji. Te shohim se cmund te bejme per te permiresuar situaten.
Ashtu sic mund ta dini, gjeja e pare qe duhet te mbani parasysh eshte ushqimi. Perpiquni te permiresoni cdo gje pa ekzagjeruar ne sasi. Fruta, perime, proteina dhe fibra, kur jeni ne shendet te mire edhe floket tuaj do te reflekotjne kete gjendje dhe do te behen te shkelqyeshem, te forte dhe te bukur. Mund te provoni edhe trajtime speciale, totalisht natyrale per te bere ne shtepine tuaj. Se pari duhet te merrni tulin e nje avokadoje dhe me pas ti shtoni nje luge mjalte. Lereni per 30 minuta ne floke dhe me pas lajini flokety me nje shampo delikte.
Kur te verifikoni renien, gjeja me rendeishme eshte te kerkoni tek rrenja. Eshte shume mire te mesoni te masazhoni skalpin e kokes per te stimuluar qarkullimin e gjakut dhe rritjen e flokeve. Ne te vertet ne dimer, renia e flokeve eshte normale, por eshte e rendesishme qe te jeni te kujdesshme per te evituar humbjen e flokeve te tepert.

Rregulloni temperaturën e ujit
Kur temperaturat bien, te gjithë dëshirojnë një dush me ujë thuajse te nxehte. Por uji me temperature te larte nuk iu bën mire as flokëve dhe as lëkurës suaj. Lajini ato me ujë te vaket dhe shpëlajini me ujë te ftohte. Do e shihni qe ne këtë mënyrë ato do kenë edhe me tepër shkëlqim.
Hidratojini
Duhet ta dini te gjitha se gjate dimrit flokët thahen mjaft. Për te mos i lënë te dëmtohen, përdorni produktet e duhura. Zgjidhni një shampo hidratuese dhe ushqyese, te pasur me vajra bimore. Mos lini pa përdorur edhe kremin e flokëve.
Përdorni maska
Ne dimër përdorni një maske ushqyese qe iu përshtatet flokëve tuaj (te lyera, te thata, te dobëta, te yndyrshme, etj.) Përdoreni atë njëherë ne jave.
Mos dilni me flokë te lagur
Gjate verës edhe mundte pranohet te dilni me flokë te lagur për shkak se temperaturat janë te larta. Ne dimër mund te rrezikoni te sëmureni por edhe t’i dëmtoni flokët. Pse? Sepse uji mund te behet i akullt dhe dobëson fijet e flokut. Përdorni tharësen por jo me temperature shume te larte.
Mos i lani shpesh flokët
Ne dimër mire është te mos i lani shume shpesh flokët sepse ato mund te dëmtohen. Maksimumi duhet te jete tre here ne jave.
Ushqehuni mire
Flokët reflektojnë atë qe ne hamë. Konsumoni me tepër vitamine C (fruta e perime), vitamine E (fruta te thata, vajra bimore..), selenium (peshku), vitamine B (drithëra, maja…) si dhe zink ( midhje, mish…). Nëse nuk jeni te zotet t’i hani te gjitha këto mund te zgjidhni medikamente qe i përmbajnë.
Kujdes me ngrohjen
Edhe pse ne dimër te gjithë duan një dhome te ngrohte, kjo nuk iu bën mire flokëve. Ajo i than dhe flokët nuk zgjaten aq sa duhet.
Mbulojini flokët
Një kapele, një shami, etj…Këta aksesore janë shume te mire për te mbrojtur flokët gjate dimrit. Mire është te preferoni materialet e pambukut dhe jo ato sintetike./ikub/

 


Paralelisht me nxitjen dhe zhvillimin e shprehive higjienike, të punës dhe kulturës së sjelljes, tek fëmijët duhet zhvilluar edhe shprehitë “fetare”.

Me këtë nënkuptohet leximi i Bismelës para ushqimit, veshmbathjes ose para fillimit të çdo pune të mbarë, leximi i lutjeve të shkurtra e deri te falja e namazit dhe të praktikuarit e agjërimit.
Në Islam, zhvillimi i shprehive fetare është në lidhje të ngushtë me shprehitë higjienike (larja e duarve para dhe pas ngrënies, larja e dhëmbëve pas bukës, larja e trupit, marrja e abdesit).

Në shprehitë fetare bën pjesë edhe edukata e bukur, komunikimi dhe sjellja me të tjerët, të folurit dhe sjellja e bukur, si dhe kryerja e obligimeve të caktuara, që do të thotë se shprehitë fetare përfshijnë shprehitë higjienike, të sjelljes së kulturuar, si dhe shprehitë e punës, andaj për këtë nevojitet t`i kushtohet kujdes i veçantë, përpos arsyes kryesore, gjegjësisht formimit të personit të qëndrueshëm dhe të nënshtruar ndaj ZOTIT.

Duke u nisur nga hadithi, i cili thotë se të gjithë fëmijët lindin në natyrshmërinë islame, mund të përfundojmë me të drejtë se ky është mendim i shkëlqyer për formimin e shprehive fetare tek fëmija nga vegjëlia, gjegjësisht që ALLAHU i Madhërishëm, prindërve u ka lehtësuar në masë të madhe edukatën (fetare) te fëmijët e tyre. Pra, fëmijët në natyrën (fitoren) e tyre e kanë të mbjellë ndjenjën e dhuruar nga ZOTI dhe nevojën për besim në një ZOT, gjegjësisht bazën në të cilën më vonë do të ndërtojmë dhe forcojmë besimin e fëmijës.

Pra, si parakusht për formimin e suksesshëm të shprehive fetare te fëmijët, mbeten vetëm prindërit dhe shprehitë e tyre fetare. Pasi që shembulli individual i prindërve është mjeti edukues për zhvillimin e cilësive pozitive të personalitetit tek fëmijët, kështu nga shprehitë dhe kryerja e rregullt e obligimeve fetare të prindërve, varet edhe zhvillimi i traditave fetare tek fëmijët.

Preferohet që sa më herët fëmijëve t`u mundësohet t`i shikojnë prindërit përderisa marrin abdes, duke i imituar. Prapëseprapë, në vetëdijen e fëmijëve do të regjistrohen lëvizjet të cilat i bëjnë prindërit e tyre, kështu që me lehtësi edhe vetë do t`i imitojnë e në fund do t`i kryejnë në mënyrë të pavarur ato obligime. Preferohet që prindërit, përderisa marrin abdes, me zë të flasin për atë që bëjnë - sa herë dhe si duhet larë duart, fytyrën këmbët, etj. Më vonë, munden me zë t`i lexojnë lutjet gjatë marrjes së abdesit.

Në ndërkohë, që të mos ndihet i tepërt fëmija, përderisa prindi merr abdes, ai mund t`ia japë sapunin, pastën për dhëmbë, t`ia mbajë peshqirin dhe gjëra të ngjashme, duke i ndihmuar kështu prindit. Fëmija në këtë mënyrë ndihet i rëndësishëm dhe pjesëmarrës i një situate, pra nuk është i privuar dhe pasiv. Dikur më vonë, prindi mund t`i propozojë fëmijës që së bashku të marrin abdes. Ngjashëm është edhe me formimin e shprehive tjera higjienike.

Në lidhje të ngushtë me shprehitë higjienike, janë edhe ato të punës, sepse pasi të rritet pak, mund të kujdeset për furnizimin e shtëpisë me pastë të dhëmbëve, sapun, detergjent, etj. Në këtë mënyrë, të fëmija formohet rregulli dhe ndjenja e përgjegjësisë. Me kujdes të përhershëm për vete dhe mjedisin jetësor, prindërit duhet t`i japin fëmijës udhëzimet për sjelljet e ardhshme të tij. Kur babai ose nëna veshin rroba të pastra, fëmijës mund t`i shpjegojmë se KRIJUESI ynë – ALLAHU i Madhërishëm, e do pedanterinë, pastërtinë dhe bukurinë. Fëmijës duhet t`i tërhiqet vërejtja se kjo pedanteri nuk bëhet për pëlqimin e të tjerëve, por për atë se ZOTI ynë dëshiron që me pamjen e bukur t’u japim shembull të tjerëve. Pra, shprehitë higjienike dhe fetare gërshetohen.

Prindërit duhet t`ia tërheqin vëmendjen fëmijës edhe në obligimin që para kryerjes së namazit duhet të jemi të pastër, si në petka ashtu edhe në vendin ku falemi. Kështu, dalëngadalë, e fusim fëmijën në parakushtet e kryerjes së namazit.
Krahas me mësimin e këngëve të shkurtra, numërimit, etj. fëmijëve duhet t’u mësojmë kaptina të shkurtra nga KUR`ANI fisnik. Para kësaj, fëmijës i nevojitet të mësojë përshëndetjen islame duke e praktikuar në shtëpi. Është tejet me rëndësi që fëmija, sa më herët të mësojë fjalën BISMIL-LAH para bukës dhe ELHAMDULIL-LAH pas bukës.

Në shprehitë fetare bën pjesë edhe dhënia e përparësisë anës së djathtë në kryerjen e punëve të dobishme, p.sh. gjatë ushqimit, veshjes, hyrjes në shtëpi, në gjumë, etj. Prindërit, një sjellje të tillë të duhet ta lavdërojnë, bile edhe ta shpërblejnë, në mënyrë që fëmijës t`i hyjë në qejf. Kryerja e rregullt e namazit nga ana e prindërve, është themel që fëmijët të mësohen herët me këtë obligim fetar.

Posaçërisht atmosfera festive gjatë Ramazanit do të ngulitet në mendjen e fëmijës dhe më vonë do të kontribuojë në të praktikuarit e agjërimit.
Meqë, tek fëmija mbillet ndjenja dhe dashuria ndaj Islamit, këtë vetëm duhet kultivuar dhe rezultati, në dhëntë ZOTI, nuk do të mungojë.

 


Fëmijëve duhet dhënë shpjegime racionale

Në shprehitë fetare bën pjesë edhe largimi i të gjitha gjërave të palejuara në Islam. Kështu, fëmija që nga vegjëlia mësohet se çfarë duhet dhe çfarë nuk duhet të konsumojnë, të punojnë, të bisedojnë, etj. Prindërit, të cilët mësojnë fëmijën se në Islam është e ndaluar ajo çka është e dëmshme, e në atë rast vetë konsumojnë nikotinë, janë kundërthënës dhe mund të shkaktojnë konfuzion në kokën e fëmijës. Mjerisht, shumë prindër në pyetjen përse është i ndalura konsumimi i mishit të derrit, nuk dinë të japin shpjegime. Për këtë, vetë prindërit duhet në mënyrë të përhershme të edukohen dhe të mundohen që fëmijëve të tyre t`u shpjegojnë gjërat në mënyrë adekuate.

Në anën tjetër, kjo nuk do të thotë se fëmijët duhet izoluar tërësisht nga ndikimet e jashtme. Përkundrazi, me shembuj fëmijëve duhet dhënë argumente dhe shpjegime racionale si dhe përgjigje relevante lidhur me ndalesat e caktuara në Islam. Sepse, nëse fëmijës i përsëritet vazhdimisht diçka që është e ndaluar dhe që nuk duhet bërë, duke mos i dhënë për këtë kurrfarë shpjegimi, përpjekjet tona të tilla që fëmijës t’i mësoni diç, mund të shkaktojnë vetëm efekt të kundërt.

Traditat fetare janë pjesë përbërëse e moralit të njeriut, personalitetit gjithëpërfshirës së tij, mënyrën se si sillet ndaj të tjerëve, cilësitë pozitive të personalitetit që ka ndërtuar, sepse mu këto janë themel i veçantë për të gjitha këto.
Vetëm fëmija, i cili nga vegjëlia është mësuar të bëjë detyra të caktuara dhe këto bëhen pjesë përbërëse e ekzistencës së tij, më vonë do të jetë rezistues në të gjitha ndikimet negative të shoqërisë. Dhe sado që jeta e tij ndoshta do të lëvizë në kahje tjetër, kur të rritet, ai përsëri do të kujtojë fëmijërinë, do të kujtojë fjalët të cilat ia ka thënë babai dhe nëna, si janë sjellë ata dhe do të turpërohet të tradhtojë mundin e tyre. Për këtë është me rëndësi jetësore që prindërit të sillen me shembull dhe t`i kryejnë obligimet e tyre, sepse nga kjo në masë të madhe varet se si do të sillen fëmijët e tyre kur të rriten.


Përgatiti: Prim.med.dr.sci. Ali Iljazi

 

Nëse e pyetni një nënë se a është e lumtur që ka fëmijë, ajo zakonisht do të thotë “Po”. Në realitet, në mbarë botën, fëmijët janë në krye të listës së gjërave me të cilat më së tepërmi ndiejmë kënaqësi. Mirëpo, psikologët të cilët analizojnë lumturinë, shpesh flasin për gjendjen e ndryshme të gjërave.
Të jesh nënë e një fëmije të vogël (posaçërisht më të vogël se tre vjet), është përvojë e cila paguhet dhe e cila na mbushë, por njëkohësisht mund të ndikojë në mënyrë drastike në sjelljen tonë.

Peter Ubel, profesor i mjekësisë dhe psikologjisë në universitetin e Miçiganit, thotë: “Nga momenti në moment, mund të ndiheni e lodhur, e frustruar dhe ndonjëherë e zemëruar. Ndoshta do të ziheni më tepër me bashkëshortin, e kështu të keni edhe më tepër ndjenja negative. Është e mundur që koha, të cilën e kaloni duke u përkujdesur për fëmijën tuaj, të mos jetë pjesa më e mirë e ditës suaj. Në listën e aktiviteteve me të cilat disponojmë, siç ka treguar studimi i bërë në universitetin e Miçiganit, i cili ka përfshirë 900 gra, nënat përkujdesen ndaj fëmijës, e vënë për ta ushqyer, e ushtrojnë dhe përkujdesen që ata ta përcjellin programin e televizionit. Në realitet, përkujdesja për fëmijën gjendet vetëm për një nivel mbi punët shtëpiake, puna dhe vozitja!”

Këto rezultate tronditin njerëzit, ka thënë Daniel Gilbert, profesor i psikologjisë në Harvard dhe autor i librit ”Rastësisht të zbulojmë lumturinë” (“Stumbling on Happiness”).
“Njerëzit mendojnë se psikologët flasin se si nënat nuk i duan fëmijët e tyre. Natyrisht, se nënat i duan fëmijët e tyre më shumë se çdo gjë. Vërtet, fëmijët sjellin gëzim. Ata sjellin momente transcendente, në të cilat ndieni aq lumturi sa që kjo tejkalon tërë mundin që keni sakrifikuar. Gjërat qëndrojnë në atë se fëmijët nuk rrisin ndjenjën e gëzimit mesatar ditor”.


Paradoksi i lumturisë

Njëra prej shkaqeve të përfundimeve kundërthënëse të nënave dhe ekspertëve, është të menduarit përzgjedhës. Kur psikologët në përgjithësi pyesin nënat se a duan ta kalojnë kohën me fëmijët e tyre, shumica prej tyre do të thotë se më këtë mendojnë në aktivitete zbavitëse, sikurse është leximi i librit ose të luajturit në park. Mirëpo, kur u bëni pyetje të veçanta që të përshkruajnë rutinën e vërtetë ditore, ato kujtohen në orët që kanë kaluar në veshmbathjen e fëmijës së tyre ose përgatitjet për ta vënë në gjumë. Ndoshta llogaritja e pandjeshme e psikologjisë si shkencë, nuk arrin të njohë intensitetin e lumturisë, të cilin e përjetojnë prindërit kur shoqërohen me fëmijët e tyre.
”Ekzistojnë momente të shkurtra, të cilat janë ngadhënjyese definitive kur bëhet fjalë për lumturinë”, thotë Gilbert.
Për fat, këto momente mund të na ndihmojmë të tejkalojmë irritimet e përditshme.

“Lumturia është diç më tepër se ndjenja e thjeshtë e gëzimit”, thotë Karen Reivich, bashkëpunëtor për hulumtime në Qendrën e Psikologjisë Pozitive në universitetin Pensilvanisë. “Lumturia përfshin edhe ndjenjën e lidhjes me diç që është më e madhe se ne vetë. Kur njerëzit përpiqen për diç të lartë, ata jetën e tyre e përshkruajnë si jetë të mbushur me kuptim dhe qëllim. Kjo nuk është buzëqeshje në fytyrë, por fakt se çdo gjëje i arrin fundi; ju kuptoni se këtë do ta bëni përsëri”. Edhe ndjenja se i nevojitemi dikujt, gjithashtu na bën të lumtur.
“Sa mund që keni dhënë, ju kthehet dhjetëfish’, thotë Elizabeth Hovard, nëna e fëmijës dyvjeçar Reilly nga Kalifornia. “Mendoj se njerëzit nuk duhet të lindin fëmijët vetëm për të qenë të lumtur, por ndjenja të jesh nënë, hapi një pjesë të zemrës sime, për të cilën nuk kam ditur se ekziston fare”.

Prandaj, hapi i parë për të qenë nënë e lumtur është që të vlerësoni që maternitetin ta mendoni si diç mjaft të rëndësishëm. Hapi tjetër është që të gjeni mënyra që ta bëni edhe më të këndshëm. Jo vetëm që do të bëni diç që do t`ju shërbejë juve, por do të bëheni edhe nënë më e mirë. P.sh., sikur dyvjeçarja e juaj dëshiron të pijë lëng nga gota e kuqe, por ju nuk mund ta gjeni. “Kur nuk jam e disponuar, do të them: “Pi nga gota e kaltër”, thotë Karen Reivich. “Por, kur mendoj në mënyrë pozitive, atëherë do të marr letrën me kolazh të kuq dhe do ta mbështjell rreth gotës së kaltër”.

Lajm i mirë për të gjitha nënat është: mund të mësoni si të fokusoheni në atë që është pozitive dhe kjo do t`ju bëhet traditë e përditshme. Ja se si:


1.Pranoni kur jeni e stresuar

Në mënyrë ironike, kur ndaleni të prisni që materniteti vazhdimisht duhet të jetë plot ngrohtësi, jeta e nënës do të bëhet më e lehtë. “Vërtet ndihmon të kuptojmë se është krejtësisht në rregull të jesh ndonjëherë i mërzitur, i hidhëruar, i lodhur, i ndjeshëm”, pohon dr. Ubel. “Kjo nuk do të thotë se je prind i keq. Bile, kjo nuk është përvojë e keqe në rolin e prindit. Kjo, thjeshtë është normale”.


2.Flini mjaftueshëm

Shumica prej nesh e di se lumturia nuk blihet me para, por kush sot thotë se këtë mund ta bëjë gjumi i mirë i natës? Ky është një zbulim kyç i studimit të kryer në universitetin e Miçiganit. “Ajo që brenda vitit do të fitoni 60.000 dollarë më tepër, më pak do të ndikojë në lumturinë e përditshme se sa një orë plotësueses e gjumit gjatë natës”, thekson autori i studimit Norbert Schvarc, profesor i psikologjisë.

Mishël Sauer, nëna e fëmijës trevjeçar, Riley, thotë se burri i ndihmon gjatë vikendit, kështu që ajo mund të flejë diç më gjatë dhe të pushojë. “Kjo përfundimisht ndikon që të ndihem më mirë”, thotë ajo. “Atëherë jam më e përgatitur të punoj diç më aktive, p.sh. të shëtis vajzën në park, përderisa kur jam e lodhur, e vetmja gjë që mund të bëj, është të ulem dhe t`i lexoj diçka”.


3.Analizoni prioritetet tuaja

Ndoshta tingëllon thjeshtë, por njëra prej gjërave kyçe për disponim të mirë është të organizoni ditën që të punoni sa më tepër gjëra në të cilat kënaqeni. “Për lumturinë, me rëndësi është si e harxhoni kohën tuaj, e jo paratë”, thotë dr. Ubel. “Nëse keni çfarëdo fleksibiliteti financiar, i cili do t`ju mundësojë ta zgjatni kohën për të kaluar me familjen, shfrytëzojeni tani. P.sh., a thua vërtet ju personalisht duhet ta pastroni shtëpinë tuaj? Çfarë mendoni për atë që ndonjëherë të paguani dikë që t`ju ndihmojë? Gjatë kësaj kohe ju mund të kaloni kohën duke vizatuar më fëmijët tuaj. Nëse kemi punë jashtë shtëpisë, mendoni se a mund të punoni me orar të shkurtuar.”


4.Çlirohuni

Ju duket se koha po ndalet, kur diç punoni, kur ndieni kënaqësi, qoftë ajo rregullimi i kopshtit apo vrapimi. Njerëzit që kanë profesione të tilla – të cilat psikologët i quajnë “rrjedhë”- janë më të lumtur se njerëzit që rrallë merren me diç. Dhe jeni të lumtur që kemi mësuesin për këso aktivitetesh mu para syve tuaj – fëmijën tuaj.

“Për mua dhe ty, secili gjeth ose milingonë janë gati të njëjtë, por kjo nuk është kështu kur bëhet fjalë për një dyvjeçar”, thotë Reivich. Pra, mundohuni të vëreni gjërat ashtu si i vërejnë fëmijët, që p.sh., milingona me vete bart një grimcë buke. Hedhja e cilësive tuaja më të mira më së shpeshti, detyrat e thjeshta të ngritjes së fëmijës, mund t`ju ndihmojë që të ndiheni të rëndësishëm.

“Njëra prej përparësive të mia është humori”, thotë Reivich. “Një ditë fëmijëve iu bëra sandviç me kikirik, butër e reçel dhe fillova të tregoj sikur të isha në emisionin e TV-së për gatim: “Tani e prej bukën në thela, pastaj hedh një shtresë të hollë kikirik dhe butër. Kjo u shndërrua në një punë të thjeshtë, në të cilën të gjithë jemi kënaqur”. Një nënë, e cila e do arkitekturën, përderisa me fëmijën e saj bënte kulla nga rëra, me pasion i ka treguar për historinë e shtyllave. Ndoshta fëmija nuk i ka kuptuar çdo gjë që ka folur nëna, por, thotë Reivich, “Për të dy ishte tejet atraktive”.


5.Kënaquni me momentin

Një prej mënyrave për të shprehur mendimet pozitive, është të ndalemi për një moment dhe të kënaqeni me momentin. Vetëm paramendoni disa aktivitete prej dy-tre minutash që mund të bëni gjatë ditës për të festuar atë periudhë të jetës suaj. Në mëngjes, p.sh., në vend që të mundoheni që t’i bëni dhjetë gjëra përnjëherësh, merrni një filxhan kafe dhe vështroni përtej dritares. Keni kujdes në atë që po ndodh rreth jush. A do t`ju ndryshojë kjo jetën tuaj? Jo, por kjo me siguri do t`ju bëjë më të qetësuar.
Gilberti propozon edhe një versioni më të shkurtër: “Çdo orë ndani dhjetë sekonda dhe meditoni. Derisa kështu i vështroni gjërat, falënderoni Zotin që kemi fëmijë të shëndoshë, me faqe të skuqura, me fjalët mahnitëse që llomotit dhe ndani këtë lumturi me dikë që gëzohet me ju. Kjo është mënyra e dytë që të “kapeni” për gjërat pozitive në jetë dhe vazhdoni lumturinë tuaj.”


6.Analizoni gjërat në shtigje të gjata

Humori i mirë do t`ju përmirësojë shikimin e shëndoshë të gjërave që bëni: “Ky qëndrim do t`ju japë më shumë durim dhe njohje të vlerës së këtij momenti, i cili kalon shpejt”, pohon M. J.

Ryan, autorja e librit “Si të bëhem e lumtur” dhe nëna e dhjetëvjeçares Anne. Ajo përkujton kohët kur e bija dëshironte të qëndronte në krahë duke vështruar linjat. “Po, kam pasur edhe obligime të tjera, por i kam thënë vetit: “Por këtë nuk dëshiron ta bëjë gjatë dhe sot jam e lumtur për kohën që kam kaluar me të”.
Nëse ndonjëherë u bëjnë presion gjërat e mërzitshme të përditshme, mendoni si do të ishte jeta pa fëmijë. Gilberti thotë: “Lehtë mund të ndodhë që t`ju preokupojnë gjërat e imëta, por kohë pas kohe duhet që të largoheni anash dhe të shihni si do t`ju duket jeta e zbrazët, pa personat që ju rrethojnë”.


7.Ripërtërini lidhjen me bashkëshortin

Grupi i miqve dhe anëtarëve të familjes përbën shtyllën e jetës së lumtur dhe për shumë nëna qendër e këtij rrethi familjar është bashkëshorti. Për këtë është tejet e rëndësishme që të mbahet komunikimi në mes bashkëshortëve, posaçërisht gjatë viteve derisa fëmija është nga lindja deri në moshën trevjeçare, për të cilat shkencëtarët thonë se janë vitet më të lumtura për jetën bashkëshortore (gjegjësisht përderisa fëmijët nuk hyjnë në fazën e pubertetit).

“Nuk mund të thoni: “Me lidhjen tonë do të merrem më vonë”, thotë Reivich. Qëndrim realist është të pyesësh: “Cilat janë ato gjëra të vogla që mund t`i bëjmë për ta ruajtur lidhjen tonë të fuqishme gjatë kësaj periudhe të rëndë?”
P.sh., ajo dhe bashkëshorti i saj përpiqen që t`i kushtojnë njëri-tjetrit së paku një herë në javë, kur katër fëmijët e tyre (të gjithë më të rinj se nëntë vjet ) shkojnë në shtrat. Kjo nuk është mbledhje, por është diç që mund të zgjatë vetëm 15 minuta. Por, me rëndësi është të qëndroni bashkërisht, të bisedoni, të shtendoseni dhe të ëndërroni”.
Kjo mund të jetë edhe një shkuarje e përbashkët në blerjen e gjërave ushqimore. Njëherë kur bëni hapa të vegjël, thjeshtë mund të kalohet në hapa të mëdhenj, sikurse shëtitjet në mbrëmje. Bile edhe tregimet se si kemi qenë të lodhur dhe të ngarkuar mund të ndihmojë. Bile edhe nëse të dy mund të thoni: “Rritja e fëmijëve është detyrë e rëndë”, këtë që e kemi shprehur në mënyrë automatike mund ta zvogëlojë tendosjen.

Mënyra e dytë për të forcuar lidhjen tuaj është që të praktikoni “përgjigjen konstruktive aktive”. Kur bashkëshorti kthehet në shtëpi dhe me ju ndan disa lajme të mira, mos thoni vetëm: “Kjo është mirë”. Bëni pyetje për mënyrën si e ka kaluar ditën, bile nëse kjo zgjat qoftë një ose dy minuta. Kështu, ju të dy, të paktën gjatë këtyre minutave, do të kumtoni atë që është e mirë në jetën tuaj.


8.Thuaj “Ju falënderoj”

Të jesh falënderues është mënyra më e mirë që të përmirësoni humorin tuaj. Këtë mund ta bëni nëpërmes lutjes ose shprehjes së falënderimit ndaj personit tjetër. Një prej mënyrave është që në letër të shkruani të gjitha ato gjëra për të cilat jemi falënderues: shkruani tre gjëra më të mira që ju kanë ndodhur atë ditë. Kjo mund të jetë diç pozitive që ju ka ndodhur juve, bashkëshortit tuaj, fëmijëve ose miqve tuaj apo diç e përgjithshme në botë. Shkencëtarët pohojnë se nëse kështu veproni për çdo ditë gjatë dy javëve, ndjenja e juaj e kënaqësisë do të rritet.

Natyrisht, edhe nëse bëni të gjitha që ju këshilluam, prapëseprapë ndonjëherë do të keni “ditë të keqe”. Por, gjithsesi nuk do të mendoni se diç nuk është në rregull me ju. Dhe sa më tepër që të mësoheni me mendim pozitiv, më mirë do të kuptoni se sa është lumturia nën kontrollin tuaj. Jo e tërë lumturia, por me siguri më tepër sesa keni qenë i vetëdijshëm për këtë.

“Kur kam filluar të hulumtoj lumturinë, kam menduar që kjo është një ndjenjë të cilën duhet pritur që të vijë”, thotë Ryan. “Por, ndjenjat pasojnë mendimet – por këto nuk i paraprijnë. Lumturinë e shoh si tri gjëra: gëzimin, kënaqësinë dhe përmbushjen. Materniteti mund të na dhurojë secilën prej këtyre ndjenjave në çdo moment – por ndoshta edhe të tria së bashku!”

Përgatiti: Prim.med.dr.sci. Ali Iljazi

 

Baballarët dhe nënat shpesh ankohen në mosbindjen e fëmijëve të tyre.

Padëgjueshmëria bëhet e qartë në moshën pesëvjeçare të fëmijës, e ndonjëherë në moshën katërmbëdhjetëvjeçare. Në moshën pesëvjeçare fëmija ndien praninë e të tjerëve dhe frikësohet se do të humbë në mesin e tyre. Andaj ai mundohet të ekspozojë personalitetin e tij dhe kështu paraqitet padëgjueshmëria.
Në moshën katërmbëdhjetëvjeçare, tanimë e ka kaluar fëmijërinë e hershme dhe gjendet në hyrje të botës së të rriturve. Në të dy rastet nuk duhet frikësuar, sepse kjo është dukuri afatshkurtër. Nuk duhet përdorur forcën, sepse mosbindja vetvetiu do të shkrihet.
Padëgjueshmëria mund të jetë rezultat i kalimit të fëmijës nëpër probleme lidhur me mësime, marrëdhënie me shokët, mossuksesi në diçka apo animi kah një gjë tjetër.

Ndonjëherë edhe vetë ne jemi shkak i paraqitjes së mosdëgjimit apo mosbindjes së tyre, atëherë kur ne nga fëmijët kërkojmë të na dëgjojnë pa u dhënë shpjegim, ose nga ata kërkojmë shumë gjëra në të njëjtën kohë, ose nga ata kërkojmë të bëjnë diçka që nuk e kanë të qartë, apo diçka që nuk është e domosdoshme, duke mos u lejuar t’i paraqesin problemet e tyre.

 

Si të veprojmë në rast mosdëgjimi

- kujdes që mosdëgjimi të bëhet i vazhdueshëm;
- asnjëherë të mos kërkohen shumë gjëra menjëherë;
- mundohu të zbulosh shkaqet e mosdëgjimit (shoqëria e keqe, problemet shëndetësore, zhgënjimi moral te fëmija apo diçka tjetër;
- mos e lëmo dhe mos i jep të holla;
- mos iu nënshtro kërkesave të fëmijës së padëgjueshëm.

 

Përse i refuzon urdhrat e prindërve

-Ajo që prindërit urdhërojnë ose ndalojnë, në shumë raste nuk pajtohet
me dëshirat e fëmijëve.
-Ndonjëherë fëmija refuzon urdhrat e prindërve për shkak të llastimit dhe mosbindjes. Shkak i kësaj është llastimi i tepruar nga ana e prindërve.
-Shpesh kërkesat e prindërve janë të paqarta, siç janë: “Mos ndot!”, ”Dëgjo prindërit!”...Më mirë është të ju themi: “Lere gotën në tryezë dhe mos ia afro rrobave”.

 

Nuk ka dëgjim të verbër

Nëse dëshiron fëmijës t’ia japësh një detyrë përsëriti fjalët e urta: “Kush kërkon, gjen; kush mbjell, korr”, ose: “Eja bir të kërkojmë dhe të përpiqemi”.
Forcimi në dëgjim të verbër gjatë një periudhe të gjatë shuan shpirtin e fëmijës, vret personalitetin e tij dhe vetëbesimin.

Nëse dëshiron që tek fëmijët tu të ndërtosh mënyrën për të dëgjuar, mundohu t’ua mësosh gjërat në vijim:
- mos jep shumë detyrime të menjëherëshme (të njëkohshme);
- mos u shërbe me ashpërsi, dhe kërcnime;
- mos lejo diçka që herën tjetër do ta ndalosh;
- mos e ngut fëmijën të bëjë diçka. Largohu që t’i thuash “Ngutu...nxito!”;
- të kesh ndërmend që kërkesa e bukur ka efekt më të fuqishëm sesa përbuzja dhe kritika.

Metoda e një minute është metodë e re në edukimin e fëmijëve. Nëse fëmijët janë të padëgjueshëm, ose nëse vëren një problem në edukimin e fëmijëve, mundohu të përdorësh metodën e një minute të edukimit, e pasta provoje a ka dhënë rezultate të dëshiruara.
Prof. dr. Spenser Xhonson, është themelues i kësaj metode në pedagogjinë bashkëkohore. Shkurtimisht, kjo metodë bazohet në dhënien e fëmijëve për të kuptuar që nuk jemi të kënaqur me sjelljet e tyre të gabuara, por në pajtim me ata. Si mund të arrihet kjo për një minutë?
Kur fëmija yt kthehet vonë në shtëpi, dhe këtë e përsërit disa herë gjatë javës, shikoje në sy dhe thuaj: ”Je kthyer vonë! Kjo është hera e dytë që vonohesh këtë javë! Pastaj duhet të tregosh zemërimin tënd: ”Jam shumë i zemëruar në ty, bir! Jam mjaft i mërzitur që këtë e ke përsëritur dy herë.”
Më e rëndësishme është në tërë këtë që në gjysmën e minutës djali yt të ndiejë atë që ti e ndien. Nuk mjafton vetëm t’i kritikosh fëmijët. Me rëndësi është që ata të ndiejnë. Djali yt pas kësa bisede të shkurtër me të, ku do të shprehësh edhe vetë ndjenjat tuaja të vërteta, do të ndiejë që nuk është i kënaqur me atë që ka bërë. Bile, ndoshta do të ndiejë urrejtje ndaj këtij veprimi. Askush prej nesh nuk dëshiron që ta kritikojnë, dhe mu ky është qëllimi i gjysmës së parë të minutës, që biri yt të ndiejë shqetësim.

Por, çfarë duhet bërë nëse ai ndihet i rrezikuar dhe fillon të mbrohet? Vie radha e pjesës së dytë të minutës. Ky është çelësi i suksesit të kritikës që i bën. Në gjysmën e parë të minutës, pra, i ke thënë fëmijës tënd që je i hidhëruar me të dhe i mërzitur për shkak të sjelljes së tij të gabuar. Në gjysmën e dytë të minutës shikoje dhe jepi të kuptojë që je në anën e tij, e jo kundër tij. Thuaja atë që ai dëshiron të dëgjojë nga ti. Thuaji se është person i mirë, që e do, por që nuk je i kënaqur me atë që ka bërë. Pastaj përqafoje fuqishëm që të kuptojë se kritika ka përfunduar, por këtë mos ia thuaj.
Kështu, në pjesën e gjysmës së parë të minutës e ke kritikuar fëmijën për një kohë të shkurtër, i ke treguar për atë që ka bërë dhe ke treguar ndjenjën e zemërimit tënd për shkak të këtij veprimi.
Në gjysmën e dytë të minutës paraqiten momentet e paqes, dashurisë dhe besimit. Atëherë i thua se nuk i pranon këto sjellje të birit tënd, por që ai është fëmijë i mirë. I jep të kuptojë se e do dhe e mbron. Kjo mënyrë është më e efektshme se forca dhe rrahja. Fëmijët do të ndiejnë që veprimet e tyre nuk mund të kalojnë pa u dënuar, por që janë persona të mirë e të dashur.

 

Minuta e lavdërimit

Kur fëmija yt bën diçka të vlefshme dhe meriton lëvdatat, bëje këtë që të ndihet i lumtur kur bëj diçka të mirë, siç e ke kritikuar kur ka bërë diçka të keqe. Ki kujdes tek fëmijët tu kur bëjnë diçka të bukur dhe saktësisht përcaktoje gjënë pozitive që kanë bërë. Tregoju gëzimin tënd për atë që kanë bërë.
Lavdërimin tënd përfundoje me përqafim që të kuptojnë veprën e mirë. Edhe pse lavdërimi yt nuk zgjat më shumë se një minutë, ndjenja e kënaqësisë së tyre do t’i përcjellë tërë jetën.

 

Një minutë për vikend

Mundohu që të takohesh me fëmijët tu para vikendit. Pyeti si dëshirojnë ta kalojnë. Lëri ta bëjnë planin, përcaktojnë qëllimet e tyre dhe dëshirat për vikend.Secili fëmijë do t’i shikojë qëllimet e veta duke vërejtur pajtueshmërinë me tjerët .Kjo nuk do të zgjatë më shumë se një minutë.
Në këtë mënyrë fëmijët do të arrijnë vetëbesimin dhe forcën e drejtimit me gjërat e jetës. Përditshmëria e tyre do të jetë më e ndritshme dhe më e gjallë.


Këtë metodë e kanë përdorur shumë prindër, duke gjetur zgjidhje për problemet e edukimit të fëmijëve. Fëmijët e tyre kanë mësuar si ta duan veten, si të zhvillojnë marrëdhëniet me mjedisin si dhe kanë shijuar jetë të këndshme në shtëpinë ku nuk ka urrejtje.

Dhe, gjithsesi nuk duhet harruar lutjen që duhet bërë për fëmijët tanë. Lutja është hapja e zemrës dhe nevoja e njeriut ndaj Allahut të Madhërishëm. Lutja është një ibadet (adhurim) i cili bëhet në çdo situatë.

Kibla e lutjes është froni i Allahut të Madhërishëm (Arshul a’dham) i cili simbolizon madhështinë e Allahut. Froni i madhërishëm është zemra e universit dhe pozitë nëpërmes të cilit manifestohen urdhrat hyjnorë. Arshi është vendi ku ngriten lutjet dhe pranohen ato. Për secilin rob ekzistojnë të hapura dyert qiellore: dyert e pendimit (teubeja), dyert e lutjes, dyert e mëshirës, dyert e furnizimit, dyert ku vendosen veprat dhe dyert tjera. Këto dyer janë të hapura deri në vdekjen e njeriut, por mjafton të dimë të hyjmë në to. Po ashtu duhet ditur rregullat dhe normat e bukura të sjelljes, nëpërmes të cilave lutja ngritet te Arshi dhe pranohet nga ana e Allahut të Madhërishëm. Lutja është thelbi i të gjitha ibadeteve, ndërsa ibadeti është shprehje e robërimit ndaj Allahut të Madhërishëm.

Lutja për fëmijët tanë duhet të bëhet me shpresë, dashuri dhe kënaqësi, sepse Allahu i Madhërishëm është Ai nga i cili kërkojmë dhe miku ynë i vërtetë. Ai është më afër se zemra jonë. Kur lutja bëhet me zemër dhe sinqeritet, Ai na dëgjon dhe përgjigjet:

“Çfarë dëshiron, robi Im?”

Na ka lajmëruar Pejgamberi ynë (s. a. v. s.) që Allahu i Madhërishëm është aq i pasur, sa që kërkesa jonë paraqet kënaqësi për Të, dhe hidhërohet në atë i cili nuk kërkon nga Ai dhe nuk troket në derën e Tij.

Asnjë rob i cili lutet me sinqeritet duke thënë: “O Zoti im” nuk kthehet me duar të zbrazëta.

Dhe lutja e preferuar për fëmijët tanë është:

“Zoti ynë, na bëj që të jemi të gëzuar me (punën) e grave tona dhe pasardhësve tanë, e neve na bëj shembull për të devotshmit”. (El Furkanë, 74)

Përgatiti: Prim.med.dr.sci. Ali Iljazi

 


Sado që pavarësia si cilësi e personit është e lidhur ngushtë me ambientimin në shoqëri, suksesin dhe gjeturinë në punë, marrëdhëniet me të tjerët etj., parakusht i rëndësishëm është edhe zhvillimi kreativ i individit, ngase mu nga pavarësia varet në masë të madhe liria e paraqitjes së ideve kreative, mendimeve, veprave…

Pasi që familja është mjedisi i parë shoqëror i fëmijës, ne këtu do të ndalemi në rolin e saj në zhvillimin e pavarësisë dhe kreativitetit të fëmijëve.
Para së gjithash, prindërit duhet të jenë të hapur ndaj ideve të reja, duke nxitur pavarësinë dhe vetiniciativën dhe duke trimëruar fëmijën në punën e tij. Edhe pse qëllimi i tyre është t`i ndihmojë fëmijët në punë, duhet ta lejojnë që me vetiniciativë t`i kryejë disa punë të caktuara. Fëmija, pas mundit të bërë dhe pasi që ka bërë diçka vetë, do të ndihet kompetent dhe i kënaqur me atë çka ka bërë. Do të jetë i vetëdijshëm që këtë e ka bërë me vetiniciativë, e jo si produkt i punës së prindërve të tij. Kjo, përsëri do të sjellë vetiniciativë plotësuese që të lëshohet në ndërmarrje të reja kreative.
Marrëdhëniet ndërnjerëzore në familje, gjithashtu diktojnë zhvillimin e kreativitetit fëmijëror.

“Është konstatuar se fëmijët kreativë, kanë familje të cilat potencojnë pavarësinë më tepër se varësinë nga anëtarët e familjes, që janë pak të orientuar kah fëmijët, kanë më pak të shprehura tendosje familjare, ndjenjat negative dhe konkurrencën në mes anëtarëve të familjes, të cilat rezultojnë me fuqi dhe dominim”.(1)
Natyrisht që pavarësia dhe fryma garuese nxisin kreativitetin fëmijëror, por duhet të jemi të kujdesshëm se këto forma të edukimit të mos shkojnë në skajshmëri, gjë e cila mund të shkaktojë efekt të kundërt në edukimin kreativ të fëmijës. Në anën tjetër, ndërvarësia e anëtarëve të familjes, gjithashtu mund të ketë efekte edukative të mira.
Është konstatuar se personat që arrijnë rezultate të larta shkencore, rrjedhin nga familjet, të cilat janë të lidhura, të bashkuara dhe të orientuara kah fëmijët, në të cilat identifikimi prind-fëmijë është i fuqishëm, gjë që rezulton me shkallë të lartë të motivimit për arritje dhe sukses.

Pra, vetiniciativa dhe pavarësia nga prindërit është parakusht i mirë për zhvillimin kreativ të fëmijës, ndërsa lidhja në mes fëmijës me prindërit, është parakushti më i madh për zhvillimin e mirë intelektual. Prapëseprapë, në çështjet e pavarësisë së fëmijës ndaj prindërve, më së miri është të gjejmë mesin: t’ia mundësojmë fëmijës shprehjen e lirë të ideve dhe punën e pavarur, por duke mos lejuar që fëmija të punojë tërësisht i pavarur, por kohë pas kohe të shikohet ajo që ka bërë fëmija, të lavdërohet, të ndihmohet nëse është e nevojshme dhe të trimërohet për punë të mëtejshme.

Është me rëndësi që të preket pulsi, duke vërtetuar se a thua fëmija preferon të punojë i pavarur apo me ndihmën e të tjerëve, dhe të veprohet në harmoni me këtë. Ajo që është e rëndësishme është që prindërit gjatë shprehive kreative të fëmijëve të tyre të jenë jo imponues dhe spontanë. Me rëndësi është që fëmijëve të mos ua imponojmë zgjidhjet e tyre kreative, në mënyrë që fëmijët me këto të mos udhëhiqen në punën e mëtejshme, duke “kopjuar” punën e të rriturve, e me këtë të “stopojmë“ idetë e tyre kreative.

Për të ilustruar këtë, ne do të shërbehemi me shembullin nga praktika. Një fëmijë mori si dhuratë kubëzat, por në vend që t’i hapë vetë dhe t’i shikojë, këtë e bëri babai i tij me qëllim që t’i tregojë se si renditen kubëzat. Në fund ia ndërtoi një ekskavator të madh dhe në këtë mënyrë e limitoi punën e mëtejmë kreative të fëmijës, sepse “çdo gjë që mund të rendit fëmija mund të jetë e pavlerë, në krahasim me veprën e përsosur të babait”. Babai ka vënë theksin në vepër, sukses dhe rezultat të mirë.
Krijues mund të jetë ai fëmijë, i cili me gëzim zbulon aftësitë dhe sukseset e tij, pa kufizim nga jashtë e pa imponim për qëllimin final, ndërsa fëmija duhet të ketë dëshirën që nga elementet që i ka në pronësi të krijojë diç në lojë për vete edhe për ne, ashtu siç ai mundet dhe ka dëshirë.(2)

Andaj, nevojitet që fëmija të jetë i lirë, të krijojë vetë dhe të shprehet lirshëm. Studimet sugjerojnë se faktori më i rëndësishëm i rrethit familjar, është shkalla në të cilën familja krijon atmosferën në të cilën fëmijët janë të lirë të zhvillojnë identitetin e tyre të veçantë, duke pasur mendimet e tyre individuale dhe t’i shprehin ato lirshëm.

Ekziston realiteti i pranuar për individët që rrjedhin nga këto familje, që këta janë mjaft kreativë, si dhe mjaft kompetentë në punën e tyre. Këto familje kultivojnë kreativitetin dhe marrjen e rrezikut intelektual. Kështu, stili i prindërve të cilët i ndihmojnë fëmijët të gjejnë identitetin personal, para se ta konfirmojnë, haptazi lejojnë shprehjen e ideve dhe mendimeve të pavarura, zvogëlojnë identifikimin prind-fëmijë, por nuk zvogëlojnë obligimin dhe lidhjen apo dashurinë dhe ofrojnë përkrahjen në prezencën e sfidave, e kjo ndihmon në zhvillimin e talentit dhe kreativitetit, si dhe shëndetit mental të mirë. Prindërit duhet të vendosin dhe mbajnë lidhjet me fëmijët, por njëkohësisht duke u lejuar autonominë, pavarësinë dhe hapësirën psikologjike dhe emocionale. Ata mund të jenë mjaft të kyçur në arritjet e fëmijës së tyre, ta përkrahin në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe aktive, por jo duke u krenuar e shfrenuar tepër emocionalisht apo shpirtërisht.

Në anën tjetër, është e rëndësishme të tërhiqet vëmendja edhe për disa metoda edukative, të cilat ia zënë frymën kreativitetit të fëmijës, në mënyrë që me kohë të ballafaqohemi me to dhe t’i eliminojmë.

Metodat edukative që pengojnë zhvillimin e kreativitetit fëmijëror

Jo rrallë herë ndodh që prindërit, shpesh duke mos ditur, ia flakin fëmijës shkëndijën kreative, duke menduar se ia lehtësojnë fëmijës kryerjen e ndonjë pune, duke imponuar zgjidhjet e tyre. Do të sjellim vetëm disa shembuj në të cilët prindërit mund ta mënjanojnë kreativitetin e fëmijës:
* Nuk i lejojnë fëmijës të vizatojë, të presë letrën, njollos duart me ngjyra, gjegjësisht “bën parregullsi” në shtëpi, në vend që të gjitha këto t`ia lejojë me kënaqësi të ndërsjellë;
* Injorojnë ose nuk i japin rëndësi krijimtarisë së fëmijës;
* Nuk interesohet për lëmenjtë në të cilat fëmija tregon afinitet;
* Nuk e nxisin fëmijën që të hulumtojë vetë, por në këtë e pengojnë;
* Mundohen që fëmija verbërisht t`i pasojë idetë, mendimet dhe qëndrimet e tyre, me ç`rast nga fëmija krijojnë konformistin e jo individin e lirë, i cili është i hapur për ide të reja;
* Nuk i japin fëmijës kohë të mjaftueshme dhe mundësinë që vetë t’i gjejë zgjidhjet e caktuara, por ua ofrojnë të vetat;
* Nuk tregojnë interes që ata vetë diç të hulumtojnë, formulojnë, të punojnë diçka kreative, por vëmendjen e tyre më me kënaqësi e preokupojnë dhe e zbrazin duke krijuar gjëra të mërzitshme.

Pra, nga marrëdhënia e prindërve ndaj kreativitetit, varet në masë të madhe edhe zhvillimi i kreativitetit fëmijëror. Mjedisi familjar dhe klima familjare janë tejet të rëndësishme për nxitjen dhe zhvillimin e kësaj cilësie. Mjerisht, ndodh që në vend të kreativitetit, prindi tek fëmija nxit sjellje të ngurtësuar.

Kushtet në mjedis që frenojnë kreativitetin, ndërsa nxisin sjellje të ngurta:

• detyrat që orientojnë individin që të fiksohet në metodën e caktuar të zgjidhjes;
• ekzistimi i burimeve të irritimit dhe streseve gjatë kohës së zgjidhjes së problemit;
• faktorët që zvogëlojnë motivimin intensiv për zgjidhjes e problemit;
• pasojat potenciale negative të mossuksesit të mundshëm në zgjidhjen e problemeve;
• përvoja e varfër individuale në sferën e zgjidhjes së problemeve;
• vënia e kufizimeve të pakufishme, pengesave dhe hutimeve (distraktorëve) në situatën problematike.(3)

Pra, të rriturit janë ata që mënjanojnë zhvillimin e kreativitetit fëmijëror, duke imponuar pikëpamjet e tyre në jetë, zgjidhjet e tyre, qëndrimet e tyre etj., e mbi të gjitha këto, edhe ata vetë janë jo kreativë. Për këtë, për të qenë në gjendje të nxisin kreativitetin e fëmijës, së pari duhet të punojnë në kreativitetin e tyre. Për fillim duhet vërtetuar shkaqet e sjelljes së ngurtë të të rriturve.

“Njëra prej pengesave më të shpeshta për të shprehur kreativitetin tonë është vështirësia që të dalim nga korniza e shprehive tona (mendimeve, veprimeve, organizimit të jetës tonë). Kjo është e përafërt me atë që psikologjia e quan “ndrysho rezistencën”, gjegjësisht tendencat që secili individ t’i ikë kundërthënieve të mendimit të vet, ndjenjës së identitetit të tij, unit të tij”.(4)

Pra, për të mundësuar rrjedhën e ideve kreative dhe shprehjes së lirë të kreativitetit, të rriturit duhet të lirohen nga egoizmi i tyre, nga normat e ngurtësuara të sjelljes, klisheve dhe stereotipit. Duhet të kuptojnë se vetëm ata gjithmonë nuk kanë të drejtë, që gjërat mund të vështrohen nga aspekte të ndryshme dhe që në pyetje të caktuara mund të jepen përgjigje të ndryshme, por përsëri të sakta. Pra, nevojitet të lirohen nga mendimi tradicional, sipas të cilit është e pamundur që dikush të jetë ndryshe nga e rëndomta.

Përveç kësaj, njëri prej shkaqeve për të cilat të rriturit nuk e shprehin lirisht kreativitetin e tyre është besimi se kjo cilësi, kryesisht është virtyt i shkencëtarëve, artistëve apo disa njerëzve të veçantë. “Besimi se kjo është lëmi e rezervuar në fushën e aktivitetit të caktuar apo njerëzve të veçantë, me siguri është një prej mënyrave me të cilën mund ta ngulfatim kreativitetin tonë”.(5)

Për këtë është edhe një arsye më tepër që të rriturit të lirohen dhe lëvizin në “aventurë” për kërkimin e kreativitetit, në vetë faktin që nga kreativiteti dhe qëndrimi i tyre ndaj tij, në masë të madhe varet edhe kreativiteti i fëmijëve të tyre.

Këshillat për prindërit që ta gjejnë kreativitetin tek vetja

Është me rëndësi që të rriturit të kuptojnë që për kreativitet nuk nevojitet mund as ushtime të veçanta të përqendrimit, por ndryshime të zakonshme të mënyrës së jetesës. Nevojitet edhe imagjinata, e cila është e lidhur ngushtë me kreativitetin, për ndryshim të logjikës dhe mendjes, sepse “eliminojnë atë që është e re, e panjohur dhe e kthejnë të bëhet e njohur në mënyrë që të mund ta përpunojnë.”(6)

Gjithashtu, është me rëndësi që prindërit të kuptojnë se kreativiteti është brenda tyre dhe mund ta gjejnë nëse vërtet këtë e dëshirojnë dhe mundohen ta gjejnë. Me rëndësi kyçe është të kuptojnë se sa është i rëndësishëm kreativiteti në jetën e secilit individ dhe që t’i kushtojnë vëmendje dhe rëndësi të veçantë. Deri te idetë kreative nuk arrihet me punë mentale të mundimshme, por për këtë nevojitet të lirohet shpirti dhe të lejohet që ato të vijnë vetë. Përveç kësaj, është me rëndësi që prindërit të shohin çfarë janë idetë kreative.

Ndonjëherë, vetëm lënia e mënyrës së rëndomtë të jetës, rutinës, veseve të përsëritura, paraqet shprehje kreative. Kjo vërehet në mënyrën e veshjes, dekorimit të enterierit dhe eksterierit, mënyrës së përgatitjes dhe ofrimit – shtrimit të ushqimit, rregullimit të vitrinës së librave, klasifikimit të tyre, e deri te secila formë e krijimtarisë së përsosur. Kreativiteti vërehet edhe në komunikimin me njerëzit e tjerë, mënyrës së tejkalimit të situatave kundërthënëse, zgjidhjes së problemeve… Thjeshtë, nuk ekziston fushë e veprimit njerëzor, e cila nuk mund të vështrohet nga aspekti kreativ. Por, gjithashtu nuk ekziston vetëm një zgjidhje kreative. Sa më shumë ka, aq më afër jemi në përsosjen e ndjenjave tona për kreativitet. Aq më të mira janë rezultatet.
Vetëm kur prindërit të kuptojnë disa urdhra themelore për kreativitetin dhe bëhen vetë kreativë, do të munden që këtë cilësi të rëndësishme ta nxisin dhe zhvillojnë edhe te fëmijët.

_______________________________

1. (Olszewski-Kutilius, P. : The social and emotional development of gifted children: what do we know? Prufrvek Press page … 205-212)
2. (Grupa autora: Treæi kolokvij o slobodnom vremenu mladih. Kreativnost mladih u slobodno vrijeme –
3. Centar za vanškolski odgoj, Zagreb, 1972, faqe, 98)
(kreativiteti, www. znanje.org)
4. (Dominique Pir, La cre`ativite`, domaine reserve`? www.doctissimo.fr)
5. ibid
6. ibid

Përgatiti: Prim.med.dr.sci. Ali Iljazi

Adoleshenca është faza e jetës ndërmjet fëmijërisë dhe moshës së rritur. Është një periudhë gjatë së cilës pëson ndryshime të mëdha fizike, emocionale, madje edhe shoqërore.
Prindërit duhet të jenë këshillëdhënës të mirë. Sepse, familja është institucion bazë ku realizohet formimi i adoleshentit. Ndikimi i familjes në formimin e personalitetit të individit nuk është i njëjtë në të gjitha moshat.

Ky ndikim veçanërisht është i theksuar në adoleshencë. Sidomos është tejet i lartë roli edukativ i nënës. Në familjet tona ende nëna është ajo që merret mbi vete jo vetëm rritjen, por edhe edukimin e fëmijës, se kohën e lirë në familje adoleshentët e kalojnë kryesisht me nënën.

Pra, familja vazhdon të luaj rolin primar në edukimin e adoleshentit, ajo formon jo vetëm përfytyrimet fillestare për të mirën dhe të keqen, për atë që lejohet e atë që nuk lejohet, por edhe bazat e edukimit moral. 1
Prinderit duhet të kuptojnë arsyet e ndryshimit te gjëndjes së femijeve te tyre gjate adoleshences.
Per t'ju lehtesuar trajtimin /kurimin e tyre po ju dergojme një program me emër ,,Ndërtimi i lidhjeve", që përmban etapa trajtimi, për të afruar ( eliminuar ) prinderit distancat që ndodhin në mes prinderve dhe femijeve gjate kesaj faze jetesore.
Natyrisht keto shkaqe merren mbas duas për udhëzimin e tyre.

 

'' NDËRTIMI I LIDHJEVE ''

Program që kuron shumë probleme në sjelljen e adoleshentit ( nga mosha 12 - 22 vjeç dhe mund të ushtrohet poashtu në moshën 9 - 12 vjeç nëse dallon shenja pjekurie dhe mençurie tek djali/vajza ) dhe i bën mardhënjet prind-fëmijë më pozitive.
Ndërtimi i lidhjeve :

  • 1. Dialog 20 minuta çdo ditë.

Kushtet e dialogut:

1- Mos të përmbajë kritikë.

2- Mos të përmbajë këshillë.

3- Eliminimi i përqeshjes.

4- Eliminimi i nënvleftësimit.

5- Eliminimi i autoritetit.

6- Eliminimi i ekzagjerimit.

  • 2. Shoqerim në ndonjë aktivitet 2 herë në javë ( vetëm argëtim )
  • 3.Te ecurit bashke për të kryer ndonjë nevojë të përcaktuar (vizitë e farefisit, vizitë e ndonjë të sëmuri, sport...)
  • 4.Të ngrënit darkë në mënyren marokene* të paktën 4 herë në javë.

(menu me 3 pjata :
fillohet me sallat (antipaste)
dhe duke bëre muhabet deri sa përfundon, pastaj ngrihen pjatat dhe më pas shtrohet supa, përsëri duku e shoqëruar me muhabet me shaka, duke shkëmbyer lajme; dhe më pas pjata kryesore duke e shoqëruar përsëri me muhabet dhe diskutime të këndshme, qetësuese.


*duke përkujtuar kushtet e dialogut :

1- Mos të përmbajë kritikë.

2- Mos të përmbajë këshillë.

3- Eliminimi i përqeshjes.

4- Eliminimi i nënvleftësimit.

5- Eliminimi i autoritetit.

6- Eliminimi i ekzagjerimit.

Synimi:

Qëndrimi bashkërisht pranë një tavoline duke shkëmbyer fjalë të këndshme dhe duke krijuar afrimitet. Gjith këto janë praktika edukative.

  • 5. Përqendrimi në 5 sjellje pozitive, çdo ditë.

( Motivacion duke i përmendur djalit/vajzës gjera të ndryshme pozitive qe i ka bërë, qofshin dhe të vogla.
P.sh.: Sa bukur e the atë dje,...sidomos ajo fjala...; më pëlqeu kur e ndihmove motrën. ...etj...)

  • 6. Lavdëroje për 5 gjëra në pamjen e tij, çdo ditë; dhe veçanërisht vajzat!!!
  • 7. Shprehja djalit/vajzës në fazën e pubertetit 5 - 10 herë emocione pozitive që ke për të ( dashuri- pëlqim- krenari... )
  • 8. Interesimi për të 1-3 minuta para se të flejë gjumë pranë krevatit tij ( dhe dialog gjysëm minuti) dhe vendosja e dorës në kraharor ose në ballë ( xheste qetësuese ).
  • 9. Mbas 3 javë dialogu të përditshëm nga 20 minuta të jenë 7 minuta ( ose më pak ) të folurit nga ana jote dhe koha që mbetet të flasi djali/ vajza.
  • 10. Ta dëgjosh, ta dëgjosh dhe përsëri ta dëgjosh ( kur ai flet ).


Autore: Dr. Fatima Mujahid/RrugajonedrejtAllahut

MotraIme

 

1(e huazuar)

Të rrahurat dhe të bërtiturat drejtuar fëmijëve, asnjëherë nuk konsiderohen nga mjetet e udhëzimit dhe edukimit. Për disa nëna këto më tepër konsiderohen si mjete lehtësuese edukative-udhëzuese për fëmiun e saj. Në të vërtetë sipas shumicës së psikologeve; rrahja dhe bërtitja janë nga çështjet që e dërgojnë fëmiun drejt kryençësisë (inatit), dhe drejt dobësis së personalitetit dhe gjithashtu sfidues kundër atij (prindit) që e trajton me dhunë.
Në rastet kur fëmiu vepron diçka positive, veprimi ynë duhet të jetë pozitiv; në këtë rast të falenderohet dhe nderohet, në mëyrë që ky veprim t’i bëhet shprehi. Në rastet kur fëmiu vepron gabim; shembull, fëmiu do të marr guximin dhe të gjuaj me ndonje objekt nënën e tij, apo t’i përdorë duart e tij të vogla për ta sulmuar nënën e tij; në këtë rastë, nëna duhet ta lër inatin dhe me qetësi t’ia largojë dorën, duke i thënë me butësi që nëna nuk bën të qëllohet dhe se nëna e do, kjo metodë edukative (durim-dashuri), do të ishte e mjaftueshme që të përsëritet sa herë që fëmiu përsërit të njejtin veprim, atëherë me kalimin e kohës fëmiu do e kuptoj veprimin e tij të gabuar dhe më s’do ta përsëris asnjëherë.

Nuk mjafton vetëm kaq; është i nevojshëm falenderimi i nënës ndaj fëmiut duke i treguar se tani është bërë akoma më i mirë; rezultate tjera pozitive në të ardhmën mund të shohim shprehit e krijuara brenda fëmiut tonë, ato do të jenë padyshim dashuria, durimi, falënderimi.


Fëmiu kokëfortë


Së pari është e nevojshme që ta trajtojmë atë me rregulla dhe jo të shprehemi se fëmiu ynë është kokëfortë, çdo herë të kemi kujdes e të mos e kthejmë kokëfortësinë me kokëfortësi.

Së dyti të mundohemi të mos e trajtojmë me të njëjtin reagim, mos t’i kushtojmë vëmendje duke mos iu përgjigjur kokëfortësisë së tij, nëse këmbëngul për diçka që e do dhe qan ia bëjmë të ditur me qetësi se kjo mënyrë nuk i bën dobi, gjithashtu është kusht që mos të shkujdesemi dhe pas një kohe t’i japim atë që e dëshiron që të pushojë se qari , pasi ai kupton që kjo e arritur është rezultat i veprimit të tij dhe e përsërit atë vazhdimisht duke u edukuar drejt kokëfortësisë.

Së treti nuk i përgjigjemi të bërtiturave të tij dhe ngritjes së zërit të tij, por e njoftojmë me qetësi të plotë që kjo mënyrë nuk e çon drejt asaj që kërkon.

Së katërti nëse na përgjigjet gëzohemi me të dhe e inkurajojmë, nëse vazhdon të sillet mire, atëherë ta falenderojmë dhe t’i blejmë ndonjë lodër qoftë e thjeshtë, kjo gjë përforcon sjelljen e mirë tek ai, gjithashtu lajmërojmë edhe familjen që ai është i shkëlqyer, se tani ai bindet, është i qetë; e rikujtojmë me të sjelljen e mirë gjithmonë, po ashtu të mos përmendim para tij sjelljet apo veprimet e pahijshme.

Së pesti të lutemi për të, me gjithë zemër që Allahu ta udhëzojë e përmirësojë dhe ta bëjë nga njerëzit më të mirë.

Cështje të rëndësishme në trajtimin e fëmiut


Fëmiu është pasqyra e nënës së tij, pasiqë kalon kohë më të gjatë me të, por mund të bëhet edhe pasqyra e njërezve të cilët e rrethojnë dhe me të cilët e kalon kohën.
Nënë përpiqu që të jesh e qetë, e balancuar dhe e sigurtë, ngase kjo gjë do të reflektohet tek veprimet e fëmiut tënd, ai do të ketë nevojë të vazhdueshme për trajtimin tënd pozitiv. Ndryshimi i sjelljeve tek njerëzit ka nevojë për kohë dhe vazhdimësi në trajtime pozitive e të sakta, gjithashtu kjo gjë ka nevojë për durim. Ajo çka të duhet është të kesh mendim të mirë tek Allahu, sepse Ai kur të furnizoi me këtë fëmijë,të furnizoi edhe me durim i cili do të të ndihmojë ty në edukimin e tij, me edukim të saktë dhe të cilin e ke të nevojshëm që ta bësh shprehi. "Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli derisa ata të ndryshojnë vetet e tyre."

Zbulimi i personalitetit të fëmiut

Psikologjia edukative-
Psikologët kanë shpikur mënyra të cilat ndihmojnë baballarët dhe nënat për zbulimin e përmbajtjeve dhe sekreteve të fëmijëve të tyre. Në mënyrë spontane,jo direkte, pa pyetje të drejtpërdrejta, se fëmijët mund t'i fshehin përgjigjet e vërteta.

 

Njihu me pesë nga këto mënyra dhe provoj, se do të jenë çelësi për trajtimin e fëmiut tend:

1.Historia e zogut

Tregoja fëmiut tënd historinë e zogut baba, zogzës nënë e djalit të tyre zog të vogël, të cilët tek sa flinin në folenë e tyre mbi pemë, papritur vijnë erëra të forta dhe foleja e tyre bie në tokë, zogu baba fluturon në një pemë dhe po ashtu zogu nënë në një pemë tjetër; pyete fëmiun tend, po zogu i vogël ku fluturoi?!. Nëse fëmiu të thotë se zogu i vogël fluturoi drejt babait të tij, kjo tregon që ai është i lidhur me babain e tij, dhe nëse thotë që fluturoi drejt nënës së tij, kjo tregon që ai është i lidhur me nënën e tij, pra e shikon atë si burim të sigurisë, por nëse thotë që zogu i vogël fluturoi në një pemë tjetër, kjo tregon që fëmiu është i sigurt dhe i pavarur dhe ndihet i qetë.

2.Historia e frikës

Tregoj fëmijës tënd që ka qenë një fëmijë i cili qante shumë dhe thoshte që kishte shumë frikë; ti pyete fëmiun tënd, përse ka frikë ose nga kush ka frikë ky njeri?!. Përgjigjja e fëmijës do të bëj ty të kuptosh, frikën e tij personale dhe personat të cilët e frikësojnë atë, ose ndjen kërcënim dhe ngushtim në prezencën e tyre.

3.Historia e udhëtimit

Tregoj fëmijës tënd se ka qenë një person i cili udhëtoi shumë larg dhe më nuk do të kthehej asnjëherë; pyete se kush mendon që është ky person?!. Përgjigjja e fëmijës do të bëj ty të kuptosh se kush është ai person të cilin ai e urren dhe ka deshirë largimin e tij nga ai, por nëse të thotë që ai i cili do udhëtoj jam unë, ai e urren veten e tij "je e vëmendshme ndaj pergjigjes së tij."

4.Historia e një lajmi të ri

Tregoj fëmijës tënd se ishte një fëmijë i cili u kthye nga shkolla dhe nëna e tij i tha; “hajde shpejt, kam një lajm të ri…”; pyete fëmijën tënd se çfarë mendon, kush do jetë ky lajm?!. Përgjigjja e fëmijës na ndihmon që ne të mësojmë anën e tij të dëshirave.

5.Historia me ëndrrën bezdisëse

Tregoj fëmijës tënd se ishte një fëmijë i cili zgjohej nga gjumi i lodhur e i mërzitur dhe ai i tha nënës së tij se kishte parë një ëndërr të keqe; pyete fëmiun tënd se çfarë ëndrre mund ta ketë parë ky fëmijë?!. Përgjigjja e tij do të bëj ty të kuptosh pikat e tij të dobëta dhe problemet në mardheniet e tij me pjesetarët e familjes së tij dhe shokët e tij.

Shënim i rëndësishëm-
Qëllimi i këtyre historive është kuptimi i frikës dhe brengave të fëmiut tënd si dhe trajtimi i tyre, prandaj është shumë e rëndësishme që të mos drejtosh sugjerime apo kritika, përgjigjeve të cilat t’i jep fëmiu edhe nëse nuk të është përshtatur ty.

Fëmiu

Fëmiu yt është amanet për të cilin Allahu do të pyes për të-
Një psikolog thotë kështu: “ Çdo përpjekje që e jep në edukimin dhe drejtimin e të tjerëve mund të kesh sukses dhe mund të dështosh; përveç trajtimit dhe edukimit të fëmijëve, kjo do të ketë ndikim të sigurtë në jetën e tyre.”

Disa nga pikat kyçe të cilat shërbejnë për të edukuar breza të sigurtë dhe inkurajues ne vetvete:
-nëse fëmiu jeton në ambient inkurajues, mëson sigurinë në vetvete;
-nëse fëmiu jeton në ambient përgjegjësie, mëson durimin;
-nëse fëmiu jeton në ambient lavdërimi, mëson kënaqësinë dhe dashurinë;
-nëse fëmiu jeton në ambient bashkëpunimi, mëson dhurimin dhe bujarinë
-nëse fëmiu jeton në ambient ndershmërie, mëson sinqeritetin;
-nëse fëmiu jeton në ambient drejtësie, mëson drejtesinë;
-nëse fëmiu jeton në ambient ku merr parasysh ndjenjat, mëson rrespektin;
-nëse fëmiu jeton në ambient kërkim llogarie dhe kritikues, mëson genjeshtrën;
-nëse fëmiu jeton në ambient zhgënjimi dhe dhune, mëson agresivitetin;
-nëse fëmiu jeton në ambient frike, mëson dobësinë dhe ankthin;
-nëse fëmiu jeton në ambient talljeje, mëson turpërimin;
-nëse fëmiu jeton në ambient xhelozie, do të mësojë zilinë;
-nëse fëmiu jeton në ambient përkujdesi të tepruar, do të mësohet duke mos u mbështetur tek vetja;

Përvoja me prindër

Njëri prej prindërve më tha,- Unë i rrah fëmijët e mi, sepse egërsira u jep frikë,-i thashë, e vërtetë është, t’i fitove që ta kenë frikën, por e humbe dashurinë dhe vlerësimin; pra kush është më parimore?!, nuk jepet edukata me të rrahur, janë injorant ata që e mendojnë këtë gjë. -Tha një tjetër (prind), -i fajësoja vëllezërit e mi kur i rrihnin fëmijët e tyre, tani jam bërë unë që i rrah fëmijët. Atëherë u thashë se edukimi nuk është me shtimin e leximit edhe prezencën në seminare por edukimi është të përmbash vetveten.

Durimi

Nëse humbet durimi gjatë mësimit të fëmijëve të tu, mos e hudh poshtë librin apo ta mbyllësh atë me forcë, sepse ky është një mesazh negativ për mosdashjen tënde të dijes, pra përmbaje veten dhe je i butë. Mësimi i fëmijëve është detyrë e vështirë, por më e vështirë nga kjo është të mërzitesh tek sa i mëson, ata do e vërejnë mërzinë tënde dhe kjo do të ketë rezultat negativ, fëmija do mërzitet nga ti dhe mësimi.
Sistemi nxitës e ndihmon fëmiun tënd në mesimin e shpejtë dhe zgjidhjen e detyrave, por mos ia shto shumë duke e tepruar, bëja të dashur dijen dhe njerëzit e dijes. Lutu në mëngjes për fëmijët e tu duke thënë: “O Allahu im të lutem për fëmijët e mi, që të kenë kuptim të shpejtë gjatë mësimit dhe mendje të qartë.” Lutja e prindit është e pranuar.

Shprehit

Ndërsa ata që e pinë duhanin të mos e pinë në mengjes përpara fëmijëve, apo kur jeni duke i dërguar ata në shkollë, në mënyrë që mos të lidhen mendjet e tyre ndërmjet mëngjesit dhe duhanpirjes, sepse mund të bëhen duhanpirës.
Një edukues ka aprovuar se fëmija mëson nga nëna dhe babai i tij me shumë se nga mësuesi në shkollë.
Mos i thuaj fëmijës, se koha juaj ka qenë më e mirë se koha e tij, sepse ai iu dëgjon me vëshet e tij e thotë në vetvete, se ti je i dobët sepse po jeton jashtë kohës. Kur fëmiun e dërgon për në shkollë mbaje për dore, sepse ai do të gëzohet dhe qetësohet me prekjen e dorës tënde. Si dhe të bësh shprehi të puthësh çdo natë para gjumit. Të jesh shembull i mirë për të.

Faza e zbulimit tek femijët fillon nga mosha tre deri në moshën dhjetë vjeç, në këtë moshë fëmijët pyesin për shumë gjëra, je i çartë dhe i sigurt në përgjigje.

Faza e formimit të lidhjeve shoqërore fillon nga mosha njëmbëdhjetë deri në moshën katërmbëdhjetë vjeç, të jesh shok i dashur, shoqërues për fëmijën tënd që të mos e humbasësh atë.

Faza e mbrojtes së vetvetës (jam i pranishëm), fillon nga mosha 14 vjeç deri në moshën 18 vejç, mësohu ta rrespektosh qenien e tij.

Faza e lirisë dhe arritjeve fillon nga mosha 19 vjeç deri në 24 vejç, jepja lirinë e tij dhe mbështet arritjet e tij, merr pjesë në projektet e tij.


Më parë më mëso o nëna ime, o babai im

-babai im më dhunon kur më thotë se çfarë po shikon!, këto kukulla mos i shiko herën tjetër, turp. Ky nuk është mësim për mua o babai im.
-nëna bërtet në fytyrën time dhe më thotë: fol me mua me drejtësi, mos e ngrit zërin kur me flet mua. Kush është drejtësia, më mëso më parë o nëna ime.
-babai bërtet në fytyrën time dhe më thotë kur të flas më shiko në sy, kurse kur unë i flas, sytë e tij janë në celularin e tij. Më mëso më parë o babai im.
-nëna ime m’i merr nga duart lodrat e të tjerëve dhe më thotë: turp nuk merren gjërat e të tjerëve. Dhe më merr lodrën time nga duart duke më thënë: është turp, lërja këtë lodër të lozë me të. Më mëso më parë o nëna ime.
-babai im futet në dhomën time pa trokitur dhe mërzitet nëse unë futem në dhomën e tij pa trokitur.
-nëna ime u përgjigjet pyetjeve të mia me; nuk ëshë koha për pyetje, jam e zënë.

I nderuari baba- e nderuara nënë

Ne duhet që patjetër të jemi shembull për fëmijët tanë, në këtë kohë që ka për specifikë baticat e saja të shumta. Fëmijët kryesisht janë të rrethuar aty ku ka mundësi për shoqëri jo të mirë dhe po ashtu lojëra të papërshtatshme, po ashtu mungesë të fëmijëve tek fqinjët. Sot fëmijët gjatë adoleshencës dhe rinisë së tyre, do të përballen me një realitet të ashpër që ne nuk e kemi hasur më parë. Edukimi jonë ishte në përqafimin e nënave tona, zonjat e shtëpive, ishim larg nga faktorët e dhunës e larg nga dëshirat të cilat i shohim tek fëmijët tanë. Dhe ja ku jemi ne të cilët shikojmë këtë devijim e këto krime të përhapura.

Fëmijët tanë janë të humbur në mes të idealizmit të cilin ne u kërkojmë atyre ta tregojnë , dhe ndërmjet asaj që ata shohin nga sjellja jonë e keqe, edhe pse e folura mund të jetë e saktë.

Mësojuni kufijt fetar, kuptimin e drejtë të fesë. Mësojuni më të mirën përmes sjelljeve tuaja, ato flain më shumë se lëksionet.

Autore: Dr.Fatima Mujahid

Përktheu : rrugajonëdrejtAllahut

Redaktoi: A.Shabani/motraime

Page 1 of 25

Na kontaktoni:

Për paqartësi, pyetje, sugjerime, bashkëpunime, vërejtje dhe arsye të tjera na kontaktoni:

Email
This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
Tel:
+377 44 000 111

Prishtinë
Rruga "Pa emer".

Vegëza të dobishme

Ngjarje të rëndësishme

Grup i nenave gjidhenese ne Fb

18 December 2014

Gupi i nenave gjidhenese ne FB (https://www.facebook.com/groups/gjidhenja/) Ky grup ka per...

“Klubi i librit”

29 April 2014

Selam alejkum motra të dashura, Insha Allah Qendra EMTEC (Prishtine) po...

Kurs online

02 April 2014

Abonohuni

Për tu njoftuar për publikimet dhe ngjarjet e fundit përmes emailit, ju lutem abonohuni me emailin tuaj.