Error
  • JUser: :_load: Unable to load user with ID: 617
Facebook Twitter Youtube Google Plus Skype Vimeo RSS

A janë menstruacione apo ??

 

Rasti kur gruas i përzihen menstruacioneve ndahet ne dy grupe:

1-Ajo grua qe te permuajshmet i vijne ne kohen e saj por i jane perzier vetite e gjakut dhe
2-Ajo grua qe i janë përzier ditët e menstruacioneve por nuk i janë përzier vetitë e gjakut.

Sqarim:

Vetitë e gjakut te menstruacioneve janë këto:

1-Eshte i trashe,

2-Del me shumice,

3-Ka ngjyre te zeze(e kuqe ne te zeze)

4-Ka shije te neveritshme.

Nese njëra nga keto kater veti gjendet tek gjaku i femrës atehere vërteton se është gjak menstrual.

Gjendja 1: (qe gjaku i vjen ne kohen e zakonshme te saj) por nuk mund ti dalloj vetite e gjakut dhe po ashtu gjaku i vazhdon edhe pas perfundimit te ditëve te zakonshme, ne kete rast femra aq dite sa i ka pasur zakonet e gjithmonshme e konsideron veten me menstruacione , e pas përfundimit te ditëve lpastrohet dhe vazhdon faljen dhe adhurimet tjera edhe pse i rrjedh gjaku sepse ne kete rast ai eshte gjak hemorragjik.

Gjendja 2: (qe i vjen gjaku jashtë orarit te zakonshëm te saj dhe gjithmonë i ndërrohen datat dhe ditët, apo herë i paraqitet e herë i ndërpritet dhe kështu i shkon puna tollovi ne kete rast ajo ka dy alternativa. Nese alternativa e parë është prezente nuk lejohet te kaloj tek e dyta përndryshe nëse e para mungon detyrohet te kaloj tek e dyta.

Keto alternativa janë si në vijim:

1-Ne këtë rast gruaja duhet të shikoj ne vetite e gjakut te paraqitur. Nese ai e posedon se paku njeren veti te gjakut te menstruacioneve ateherë femra eshte me menstruacione. Gjate prezences se ketij gjaku dhe per sa kohe eshte prezent i ndalohet namazi. Kur pastrohet nga ai gjak atëherë kthehet ne normalitet. por nese gjaku nuk ndalet fare me jave e me muaj ne kete rast themi se patjeter pas disa dite gjakut do ti humbin vetite e gjakut te menstruacioneve dhe do te ndryshoje ai me kalimin e kohes.
Keshtu pasi t`i ndryshojne ato veti kjo femer duhet te marr gusëll dhe te fal namaz edhe pse akoma ekziston gjak tek ajo ngase në këtë rast ky gjak është hemorragjik dhe jo menstrual.

Nese ndodh prapë t`i kthehen ato veti te gjakut menstrual pas disa dite prap ndalet nga adhurimet derisa të largohen vetitë e gjakut menstrual. (edhe pse nuk ka mundësi kurrë mos ti ndalet gjaku. Megjithatë e permenda si mundesi)
Kjo është gjendja e parë ne pikën e dytë.

2-(gjendja e dyte ne piken e dyte) Nese femra nuk mund ta dalloj kete gjak me asnje veti te tij, sepse mund ti mungojne te gjitha vetite ne kete rast ajo duhet te kthehet tek zakoni i saj i moçem (vjetër) dhe aq ditë sa i rrinin menstruacionet kur ka qene e shendoshë dhe e re po aq dite duhet ta konsideroj veten me menstruacione edhe ne keto raste.

Per shembull; nese zakon i saj ka qene 5 ditshi edhe ne këtë rast 5 dite rri pa falur namaz e pastaj kur fillon dita e gjashte merr gusell dhe fillon adhurimet edhe pse gjaku eshte akoma prezent.
Kështu vepron po aq dite sa ka qëndruar e pastër kur ka qene e re ne moshe. Per shembull 15 dite e prap 5 dite te reja ndalet nga adhurimi.

Pra e percakton kohen e menstruacioneve vazhdimisht. Pa u lodhur dhe pa u merzitur apo bere vesvese ne vete, sepse kjo eshte sprove prej Allahut per te dhe kjo eshte e vetmja zgjidhje e saj e pranuar dhe e lejuar sipas sheriatit.

Ju lutem, lexoni disa here qe tu qartësohen sepse mund të mos i kuptoni që herën e parë.

Allahu e di më së miri!
Hoxhe : Lulzim MEHMET Susuri/ehlihadithi/motraime

Read 5882 times
Rate this item
(0 votes)

Leave a comment

Make sure you enter all the required information, indicated by an asterisk (*). HTML code is not allowed.

Na kontaktoni:

Për paqartësi, pyetje, sugjerime, bashkëpunime, vërejtje dhe arsye të tjera na kontaktoni:

Email
This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
Tel:
+377 44 000 111

Prishtinë
Rruga "Pa emer".

Vegëza të dobishme

Ngjarje të rëndësishme

Grup i nenave gjidhenese ne Fb

18 December 2014

Gupi i nenave gjidhenese ne FB (https://www.facebook.com/groups/gjidhenja/) Ky grup ka per...

“Klubi i librit”

29 April 2014

Selam alejkum motra të dashura, Insha Allah Qendra EMTEC (Prishtine) po...

Kurs online

02 April 2014

Abonohuni

Për tu njoftuar për publikimet dhe ngjarjet e fundit përmes emailit, ju lutem abonohuni me emailin tuaj.