Facebook Twitter Youtube Google Plus Skype Vimeo RSS

Kape të sotmen, e nesërmja nuk është e jotja

Kape të sotmen, e nesërmja nuk është e jotja


Pasi mora vesh për vdekjen e një miku musliman, fillova të mendoj se sa e shkurtë dhe e shpejtë është jeta, dhe se unë jam larg tij vetëm sa të mbyll dhe të hap sytë.

Vdekja është një realitet nga i cili askush nuk mund të ikë. Ajo afrohet çdo ditë e më afër, çdo orë, çdo minutë. E pyeta veten, nëse do të vdisja sot, a do të isha ajo që i kam bërë të gjitha veprat për të siguruar rizanë (Kënaqësinë) e Allahut, dhe për t'iu shmangur Zemërimit të Tij? Për fat të keq, për mua përgjigja ishte JOOO.

Sërish e pyes veten, çfarë vepre të mirë kam bërë që do të jetë e dobishme për shpirtin tim? Dhe sërish, përgjigja ishte negative "“ shumë pak. Koha, siç e shofim, po kalon shumë shpejt. Më duket sikur dje filluam 'Vitin e ri", ndërsa në realitet kemi kaluar një pjesë të mirë të tij. Një muaj duket sa një javë, një javë duket sa një orë, dhe një orë duket sa disa minuta. Për këtë shkak vendosa të bëj çmos, me ndihmën e Allahut, të shfrytëzoj çdo rast për të bërë vepra të mira, e mos t'i lë për më vonë gjërat që mund t'i bëj tani.


Vdekja po vjen, a je gati?


Allahu thotë: 'Secili njeri do të shijojë vdekjen, e shpërblimet tuaja u plotësohen ditën e kijametit, e kush shmanget zjarrit e futet në xhennet, ai ka arritur shpëtim, e jeta e kësaj bote nuk është tjetër pos një përjetim mashtrues. (Ali Imran: 185)

Është shumë lehtë që ne të ngatërrohemi në zhvillimet e përditshme të jetës, tentojmë të harrojmë se nuk jemi përgjithmonë në këtë botë, dhe të largohemi nga qëllimi i vërtetë. Sikur harrojmë se në këtë botë kemi ardhur për ta adhuruar Allahun dhe për të përfituar nga rastet e ndryshme. Ai na lejon që ne të grumbullojmë pasurinë tonë në Xhennet. Për shkak se Ai, subhanehu ve te'ala, poashtu thotë:

'O ju që besuat, kinie parasysh frikën ndaj All-llahut dhe le të shikojë njeriu se çka ka bërë për nesër, dhe kinie frikë All-llahun, e s'ka dyshim se All-llahu është që e di në detaje atë që punoni! E mos u bëni si ata që e harruan All-llahun, e All-llahu bëri që ata ta harrojnë vetveten! Të tillët janë ata të prishurit. Nuk janë të barabartë ata të Xhennetit dhe ata të Xhehennemit. Banuesit e Xhennetit janë ata fatbardhë që ia kanë arritur qëllimit". (Hashr: 18-20)


Ai poashtu na tregon se ne nuk e dimë momentin ose vendin e vdekjes. Mirëpo, Ai, nëpërmjet Mëshirës së pafund ndaj nesh, na ka dhënë mënyra për t'u përgatitur për të pashmangshmen tani! Sepse kur ta kalojmë këtë botë e të dalim në tjetrën, nuk ka kthim prapa për t'i bërë punët që është dashur t'i bëjmë. Allahu thotë:

'E kur ndonjërit prej tyre i vjen vdekja, ai thotë: "O Zoti im, më kthe, që të bëj vepra të mira e të kompensoj atë që lëshova!" Kurrsesi, (Kthim nuk ka) e kjo është vetëm fjalë që e thotë ai, e ata kanë para tyre një perde (distancë periodike) deri në ditën kur ringjallen". (Mu'minun: 99-100)


Allahu na ka dhënë mënyra për ta mbrojtur veten nga dënimi i varrit. Një nga këto mënyra është lufta në rrugë të Allahut. Transmetohet se një njeri ka pyetur Muhammedin, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: 'O i Dërguari i Allahut pse të gjithë besimtarët sprovohen në varr përveç shehidëve (dëshmorëve)? Muhammedi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, i është përgjigjur: 'Shkëlqimi i shpatave mbi kokën e tij ka qenë sprovë e mjaftueshme për të". (en-Nesai)


Kjo mund të jetë e vështirë për shumicën prej nesh në këtë kohë, mirëpo Allahu na ka ofruar shumë mënyra tjera për ta fituar lehtësimin në Ahiret. Këtu përfshihet leximi i sures el-Mulk, për shkak se Muhammedi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: 'Sureja Tebarek është mbrojtëse nga torturat e varrit" (Hakimi). Muhammedi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, poashtu ka thënë: 'Kur vdes një njeri, të gjitha veprat i ndalen përveç sadakasë rrjedhëse, diturisë nga e cila përfitojnë të tjerët dhe fëmijës së mirë i cili lutet për të" (Muslimi)


Një mënyrë tjetër për të përfituar shpërblim të vazhdueshëm është ngjallja e ndonjë sunetit të Muhammedit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem. Ai, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: 'Ai që fillon një mënyrë të mirë në Islam shpërblehet për të, duke përfshirë edhe shpërblimet për ata që e pasojnë atë, pa u zvogëluar asnjë nga shpërblimet e tyre" (Muslimi)


Për ata që njofin muslimanë që kanë filluar udhëtimin e tyre, ose që janë gati ta fillojnë atë, për në botën tjetër, ekzistojnë gjëra që ndihmojnë në kalim sa më të lehtë, inshaAllah. Këtu përfshihet falja e namazit të xhenazes, plotësimi i premtimeve të të vdekurit, larjes së borxheve të të vdekurit dhe lutjes për muslimanët.

Jeta po ik. Vdekja po afrohet. Le të bëhemi gati"¦

Sumejja bint Xhoan

përktheu: xh.a.

Read 2754 times
Rate this item
(0 votes)
More in this category: « Përqendroje mendjen tënde

Leave a comment

Make sure you enter all the required information, indicated by an asterisk (*). HTML code is not allowed.

Who's Online

We have 10 guests and no members online

Na kontaktoni:

Për paqartësi, pyetje, sugjerime, bashkëpunime, vërejtje dhe arsye të tjera na kontaktoni:

Email
This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
Tel:
+377 44 000 111

Prishtinë
Rruga "Pa emer".

Vegëza të dobishme

Ngjarje të rëndësishme

Grup i nenave gjidhenese ne Fb

18 December 2014

Gupi i nenave gjidhenese ne FB (https://www.facebook.com/groups/gjidhenja/) Ky grup ka per...

“Klubi i librit”

29 April 2014

Selam alejkum motra të dashura, Insha Allah Qendra EMTEC (Prishtine) po...

Kurs online

02 April 2014

Abonohuni

Për tu njoftuar për publikimet dhe ngjarjet e fundit përmes emailit, ju lutem abonohuni me emailin tuaj.